Inxhinier/e i/e Teknologjisë dhe Kualitetit te Shërbimeve

64x64 ipko
IPKO
Published
21/07/2021
Location
Pristina
Category
ICT  
Listing Type
Jobs  

Description

TSSQ Inxhinieri/ja – do t’i ketë këto përgjegjësi:

  • Vendos dhe mirëmban komunikim profesional lidhur me zgjidhjet për klient dhe procedurat e mbështetjes para dhe pas shitjes për t’i shërbyer klientëve të biznesit
  • Vendos raporte me menaxherët / specialistët e TIK-ut të konsumatorëve si ndikues / vendimmarrës
  • Aktivitete para-shitjes me klientë të mëdhenj në mbështetjen e përfaqësuesve të shitjes në identifikimin e nevojave të klientëve të veçantë
  • Përgatitja e dokumentacionit në lidhje me tenderët dhe kërkesat që vijnë nga departamenti i shitjeve dhe marketingut
  • Siguron kualitetin e shërbimeve dhe ngrit kënaqësinë e klientit, rritjen e të ardhurave / cilësisë ne segmentin e shërbimeve dhe zgjidhjeve te ndryshme duke përfshi edhe ICT etj.
  • Përgatit zgjidhje komplekse për klientët e biznesit.
  • Përgatit strukturën e kostos së zgjidhjes si bazë për hartimin e produkteve dhe zgjidhjeve ne sferën e ICT.
  • Bashkëpunim me partnerë të jashtëm për shërbime të cilat nuk janë në fushëveprimin e IPKO-s në mënyrë që të siguroni zgjidhje të plotë për klientët
  • Menaxhimi i projekteve mbi zgjidhjet e komunikimit në koordinim me konsumatorin, Integruesit e Sistemeve dhe njësitë teknike përkatëse në mënyrë që të sigurohet implementimi  profesional i zgjidhjes së përcaktuar
  • Koordinimi i proceseve dhe burimeve të brendshme teknike në mënyrë që të sigurohet ofrimi i shërbimeve me cilësi të lartë / me kosto të ulët te përdoruesit.
  • Pjesëmarrje aktive në krijimin dhe zbatimin e planit strategjik për të gjitha segmentet e rrjetit duke theksuar shërbimet e klientëve nga fillimi në fund
  • Dizajni i zgjidhjeve dhe shërbimeve të reja përbiznese, duke u  bazuar në portofolin e produkteve IPKO

Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati/ja duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim:

  • Njohuri të sistemeve/shërbimeve si Microsoft Windows, Linux, Vmware, Veeam, Cisco etj.
  • Njohuri për strategjite e mbrojtjes së të dhënave dhe arkivimi i tyre.
  • Njohuri të rrjetave në TI, të cilat janë të domosdoshme për të analizuar dhe zgjidh problemet që mund të shkaktohen gjatë komunikimit server/klient.
  • Gatishmëria për të studiuar teknologji të reja, ballafaqimi me sisteme të ndryshme dhe shpërndarja e njohurive brenda ekipit.
  • Shkathtësi në komunikim verbal dhe me shkrim.
  • Aftësi për të organizuar detyra të shumëfishta dhe për caktimin e prioriteteve.
  • Aftësi për të komunikuar me punonjësit dhe kontaktet e ndryshme afariste në mënyrë profesionale dhe me mirësjellje.
  • Aftësi për të punuar në ekip.
  • Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës shqipe dhe angleze.

Edukimi i kërkuar: Diplomë universitare në Teknologji Informative/ Shkenca Kompjuterike ose përvojë në Administrimi të rrjetave/sistemeve ose bazës së të dhënave se paku 2 vite.

Kandidati i suksesshëm do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.

Vendi i punes: Prishtinë

Afati i fundit për aplikim është data 02.08.2021.

Apliko online.

Related Listings