Inspektor/e i/e Ndërtimit

drenas logo e1558609641693
Municipality of Drenas
Published
07/12/2021
Location
Drenas
Listing Type
Jobs  

Prano njoftimet me email

Description

RN00007894
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 18/11/2021
Afati për aplikim: 09/12/2021 - 20/12/2021

Pozitat aktualisht të lira 

Kodi | Nr. i  Referencës | Titulli i pozitës | Klasa e pozitës | Koeficienti | Institucioni

  • RPC0001501 | RN00007681 | Inspektor i Ndërtimit | Profesional 1 | 7 | Komuna Drenas | Sektori i Përgjithshëm / Drejtoria e Inspekcionit

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për  pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Drenas shpall: 

Konkurs 

Pranim 

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar. 

  • Emri i grupit Specialistë të inxhinierisë të Ndërtimit
  • Institution Komuna Drenas
  • Nr. i Referencës RN00007894
  • Kodi RPC0001701
  • Data e njoftimit 18.11.2021
  • Afati për aplikim 09.12.2021 - 20.12.2021 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës 

  1. Inspektimi rreth lejeve të ndërtimit në zbatim të Ligjit, udhëzimeve administrative dhe rregulloreve që  kanë të bëjnë me ndërtimin;
  2. Inspektimi rreth kushteve të ndërtimit dhe lejeve urbanistike;  
  3. Inspektimi i zbatimit të planit urbanistik;  
  4. Inspektimi i fazave të ndërtimit në harmoni me lejen e ndertimit;  
  5. Kontrollimi i dokumentacionit tekniko-investues në bazë të cilit është  dhënë leja e ndërtimit;   
  6. Ndalimi i ndërtimeve pa leje (procesverbalet, vendimet pë ndërprerje të punimeve, mbyllja e  vendndërtimit, largimi i personelit nga vendndërtimi);
  7. Nxjerja e vendimeve për rrënimin e objekteve pa lejeRrënimi i objekteve pa leje;
  8. Marrja e masave për shkelësit e LIgjit ( shqiptimi i gjobave dhe inicimi i fletë paraqitjeve  kundërvajtëse në Gjykatë dhe të kallëzimeve penale ne Prokurori);  
  9. Kryerja e punëve administrative në Drejtori.         

Kërkesat e përgjithshme për pranim 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët; 
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse; 
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij  ligji. 

Kërkesat e përgjithshme formale 

Arsimimi i kërkuar: Diplomë të studimeve Universitare më të paktën 240 kredi/ECTS apo ekuivalente me  to (Në rastin kur kreditë janë mbledhur si pasoje e diplomës Bachelor dhe Master, fusha e Diplomës Master  të jetë e njëjtë apo vazhdim (specializim) i Diplomës Bachelor) 

Fakulteti i Ndertimtarisë - drejtimi konstruktiv, hidro dhe arkitekturë 

Përvoja e punës e kërkuar: Së paku dy (2) vite përvojë pune profesionale në fushën për të cilën zhvillohet  procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës. 

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme 

  • Njohuri të thellë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike;   
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që  ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
  • Njohuri të gjera të fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike  ose analitike;
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe  për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave  profesionale;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.

Mënyra e aplikimit 

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim 

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve 

  • Testimi me shkrim 
  • Vlerësimi i biografisë 
  • Intervistë 

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen 

  • Kandidatët vlerësohen për njohuritë, aftësitë dhe cilësitë kryesore të domosdoshme të kërkuara lidhur me  pozitën e shpallur;
  • Vlerësimi i jetëshkrimit konsiston në vlerësimin e cilësisë dhe nivelit të arsimimit, të përvojës  domethënëse në punë dhe të trajnimeve qe lidhen me vendin e punës;
  • Në intervistë, vlerësohen njohuritë, aftësitë apo cilësitë e kërkuara që nuk mund të vlerësohen nëpërmjet  testimit me shkrim;
  • Vlerësimi i njohurive të vendit të punës bëhet bazuar në Ligjin e Ndërtimit  dhe Rregullore të  aplikueshme që lidhen me fushën e ndërtimit.

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët 

  • Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net) 

Shpallja e rezultateve përfundimtare 

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik  (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen  individualisht në mënyrë elektronike. 

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në  shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj. 

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara  inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura. 

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen