Inkasant/e (2), Zyrtar/e të regjistrave (2)

komuna e vitise 150x150 1
Komuna e Vitisë
Published
15/07/2020
Location
Viti
Category
Listing Type
Jobs  

Description

Në bazë të nenit 12 paragrafi 4 të Ligjit për Shërbimin Civilë të Republikës së Kosovës nr. 03) L-149, Ligji mbi Mardhënjet e detyrimeve Nr.04) L-077, Ligji mbi Vetqeverisjen, Rregullores nr. 0272010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civilë dhe Statutit të Komunës , Kryetari i Komunës shpall:

KONKURS
(Procedurë e thjeshtësuar e rekrutimit)

Drejtoria për Buxhet Financa dhe Zhvillim Ekonomik
Titulli i punes: Inkasant i tatimit në pronë
Nri pozitave : Dy (2)

(Marrëveshje për shërbime të veçanta)
Kohëzgjatja kontratës: 31.12.2020

Detyrat Kryesore:

  • I raporton Menaxherit të ZKTP-drejtorit të tatimit në pronë në komunë si dhe Auditorit
    regjional për tatimin në pronë në MF.
  • Është përgjegjës për të identifikuar dhe menaxhuar burimet e nevojshme për vjeljen e tatimit mbi pronë.
  • Mban kontakt me Udhëheqësin e sektorit të vjeljes në Ministrinë e Financave nëpërmes. auditorit regjional në MF-zyra regjionale.

Detyrat e specifikuara përfshijnë:

  • Siguron me kohë se zbatohen aksionet e grumbullimit si kërkohet me kalendar ligjor në
    pajtim me Ligjin mbi pronën e paluajtshme në Kosovë dhe aktet nënligjore
  • Siguron se të gjitha vërejtjet dhe letrat e kërkuara administrative janë përgatitur saktësisht dhe me kohë
  • Përgatit fushata informative dhe shpallje të faturimit të tatimit në Pronë dhe çështjeve tjera informative
  • Siguron se ndëshkimet dhe kamata (interesi) janë shtuar në borxhet e papaguara siç kërkohet me ligjin e tatimit në pronë
  • Hulumton për pasuritë dhe informatat e tatimpaguesit si dhe mban evidenca të llogarive me prioritet që duhet të vjelen
  • Kontakton tatimpaguesit me telefonfletërIpersonalisht. Bisedon me ta për të parë pse ata nuk e paguajnë tatimin
  • Analizon të dhënat financiare për tatimpaguesit të cilët kërkojnë shtyrje të pagesës së tatimit. Administron aranzhimet e pagesave dhe shtyrjet tatimore
  • Mban shënimet e duhura për të gjithë punën dhe aktivitetet e ndërmarra
  • Përgatit raporte ditore, javore, mujore, vjetore, siç kërkohet nga auditorët regjional dhe udhëheqësi i vjeljes
  • Përgatit kërkesat për vendosjen e pengut si garanci pagese në pronat e tatimpaguesve që nuk e kanë paguar tatimin
  • Ndërmerr të gjitha veprimet duke respektuar rregullat dhe procedurat e caktuara për ta zgjedhë borxhin e tatimpaguesit në komunën e tij/saj
  • Shfrytëzon mundësitë e sistemit të tatimit mbi pronë, identifikon faturat e papaguara tatimore dhe llojin e aksionit që kërkohet sipas procedurave ligjore për vjeljen e tatimit mbi pronë
  • Rekomandon dhe monitoron planet e instaluara të pagesave individuale të tatimit mbi pronë
  • Merr veprimet e duhura si konfiskimin e xhirollogarisë dhe pronat tjera personale të tatimpaguesve që nuk kanë paguar tatimin,

Çdo kandidat (aplikues) për pozitën e lartcekur duhet t'i kompletoj dhe dorëzoj
dokumentacionin e domosdoshëm (foto kopje) si vijon :

Shkathtësitë e kërkuara (kualifikimet, përvojat si dhe aftësitë dhe shkathtësitë tjera që
kërkohen për këtë vend të punës).

  • Përgaditja shkollore-Diploma e shkollës së mesme
  • dokumentin e identifikimit, dëshmi se nuk është nën hetime.

Titulli i punës: Zyrtar i regjistrave të tatimit në pronë
Nri pozitave: Dy (2)
Lloji i kontratës: (Marrëveshje për shërbime të veçanta)
Kohëzgjatja kontratës: 31.12.2020

Detyrat Kryesore:

  • Regjistron, azhurnon dhe menaxhon të dhënat e marra nga burimet e mëposhtme, në
    regjistrat e tatimit në pronë
  • Autoritetet publike, personat juridikë ose organet që administrojnë ose kanë në dispozicion informacionin e nevojshëm për administrimin e duhur të tatimit në pronë
  • Vetëdeklarimi, dhe
  • Inspektimi.
  • Korrigjon të dhënat përkatëse në regjistrat e tatimit në pronë, pas konstatimit të pasaktësive
  • Përditëson dhe korrigjon të dhënat përkatëse në regjistrat e tatimit në pronë, pas një inspektimi
  • Korrigjon të dhënat përkatëse në regjistrat e tatimit në pronë, pas pranimit të një ankese me vendim administrativ ose gjyqësor të formës së prerë
  • Bën ndryshimet e nevojshme në regjistrat e tatimit në pronë në pajtim me nenin 39 të Ligjit
  • Ndihmon Sektorin zyrtarin e Funksioneve Mbështetëse gjatë procesit të klasifikimit të pronave të paluajtshme
  • Ndihmon SektorinjZyrtarin e Funksioneve Mbështetëse për dorëzimin e njoftimeve, faturave tatimit në pronë, certifikatat e vlerës së vlerësuar dhe aktet e tjera zyrtare
  • Nxjerr dhe përpunon raporte të ndryshme nga sistemi i tatimit në pronë sipas kërkesës dhe nevojës: dhe
  • Përmbush çdo përgjegjësi detyrë tjetër të sektority zyrtarit të regjistrave të tatimit në pronë, të përcaktuar në legjislacionin në fuqi të tatimit në pronë, apo të caktuar nga Menaxheri /Drejtori i Zyrës së Tatimit në Pronë.
  • Përmbushja e përgjegjësive të përcaktuara në nën - paragrafët 1.2, 1.3, 1.4 dhe 1.5 të këtij neni kërkon miratimin formal të Menaxherit, Drejtorit të Zyrës së Tatimit në Pronë dhe duhet të dokumentohet.

Çdo kandidat (aplikues) për pozitën e lartcekur duhet t'i kompletoj dhe dorëzoj
dokumentacionin e domosdoshëm (foto kopje) si vijon :

  • Shkathtësitë e kërkuara kualifikimet, përvojat si dhe aftësitë dhe shkathtësitë tjera që kërkohen për këtë vend të punës.
  • Pregaditja shkollore- Fakulteti Ekonomik
  • Dokumentin e identifikimit, dëshmi se nukjeni nën hetime nga Gjykata.

Shpallja e plote e punes.

Related Listings