Infermier/e, Mami, Laborant/e, Logoped/e (51)

kosovo logo 150x150 1 e1604661172151
SHSKUK
Published
13/09/2021
Location
Pristina
Category
Listing Type
Jobs  

Description

Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 12/08/2021
Afati për aplikim: 11/09/2021 - 20/09/2021
https://konkursi.rks-gov.net/

Në bazë të nenit 9, nenit 66 paragrafi 1 neni 67 paragrafi. 1, pika 3.2, paragrafi 5, dhe 7, nenit
68 , nenit 69 paragrafi 2, i Ligjit Nr. 06IL-114 për Zyrtarët Publik, nenit 10 dhe 13, paragrafi
1. i Statutit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, (SHSKUK): nenit 62
paragrafi 6 të Ligjit Nr. 04L-125, për Shëndetësi: nenit 12, 13 të Statutit të QKUK-së: dhe
shkresës së aprovuar nga Bordi Drejtues i SHSKUK me nr protokoli 1662 datë 29.07.2021:
Drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së publikon:

KONKURS

  1. Infermierë të Përgjithshëm — Bachelor | 20
  2. Infermierë të Përgjithshëm — Shkolla mesme 15
  3. Infermiere të Pediatrisë — Shkolla mesme | 2
  4. Mami - Infermiere Akusherike — Shkolla mesme | 4
  5. Laborantë i mjekësor — Bachelor (Mikrobiologji klinike) | 3
  6. Laborantë — drejtimi mjekësor — Bachelor (Biokimi) | 3
  7. Teknik/e të RTG - Bachelor | 2
  8. Logoped | 2

Nr. Referencës QKUK — 03/2021-08/51

Qëllimi kryesor i vendit të punës: (për të gjitha pozitat)

Ofrimi i shërbimeve shëndetësore në kuptimin cilësor e sasior, bazuar në nivelin profesional
që kërkohet për të gjithë profesionistët shëndetësor.

Përshkrimi i punëve dhe fushat e përgjegjësisë për infermierë (Bachelor) të përgjithshëm dhe Infermiere Akusherike (Bachelor):

  • Do të punojë si pjesëtar/e i/e ekipit të kujdesit mjekësorë, në ofrimin e standardit me të
    lartë të kujdesit shëndetësor të përqendruar në pacientin, duke siguruar në çdo kohë
    kujdes të duhur dhe të sigurt për pacientët,
  • Zbaton politikat integruese dhe udhëzimet organizative për standardet profesionale,
  • Të zbatojë të gjitha aktivitetet profesionale specifike për profesionin dhe departamentin ku punon
  • Të caktojë, planifikojë, zbatoj dhe vlerësojë kujdesin ndaj të sëmurit në përputhje me politikën e aprovuar,
  • Merr pjesë në zhvillimin profesional për të rritur 7 zhvilluar praktiken infermierike,
  • Sipas nevojës t'i asistojë pacientit në mbajtje të higjienës personale, gjatë të ushqyerit, kryerjes së nevojave fiziologjike dhe aktiviteteve tjera që promovojnë shëndetin dhe ' mirëqenien e pacientit,
  • Të kontribuojë në krijim të një mjedisi të sigurt klinik për të gjithë pacientët dhe kolegët,
  • Të sigurojë komunikim të mirë gjatë dorëzimit të detyrës pas orarit të punës si dhe të dhëna të sakta për pacientët për të cilët është kujdesur gjatë tërë orarit të tij7 saj të punës,
  • Të iu jap pacientëve informata të sakta dhe të qarta lidhur me kujdesin i cili iu ofrohet atyre,
  • Të kontribuojë në mbajtje të pastërtisë dhe higjienës në mjedisin ku punon dhe të punoj gjithnjë në përputhje me udhëzuesit mbi kontrollin e infeksionit,
  • Të administrojë terapinë e përshkruar në përputhje me politikën Institucionale,
  • Të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për parandalim të dekubitit,
  • Të përdor dhe të mirëmbajë në mënyrë të duhur dhe të sigurt të gjitha pajisjet,
  • Të asistojë në hartimin e udhëzueseve procedurave të shkruara mbi punën e infermiereve,
  • Të marrë pjesë në mbledhjet e ekipit kur ajo është e nevojshme,
  • Të marrë pjesë në aktivitetet e organizuara sipas programeve për njësi të caktuara me qëllim të shkëmbimit të njohurive dhe informative në mes të personelit shëndetësor,
  • Të ruajë kofidencialitet të plotë për çështjet që kanë të bëjnë me trajtimin e pacientit apo punën e institucionit, përveç në rastet kur ajo fai autorizohet me shkrim, në përputhje me politikën Institucionale,
  • Gjithnjë të veprojë në mënyrë të tillë, që do të ndihmonte në avancimin e marrëdhënieve të mira pacient - infermierre,
  • Të marrë pjesë në aktivitetet për edukimin e vazhdueshëm profesional në mënyrë që të freskojë dhe avancojë njohuritë dhe standardet e punës infermierike,
  • Të kryejë edhe detyra tjera që kërkohen nga mbikëqyrësi për të siguruar efikasitet të lartë në punë,
  • Punon dhe bashkëpunon me profesionistet tjerë shëndetësor duke përdorur mekanizmin për monitorimin e rezultatit të kujdesit ndaj pacientit,
  • Lehtëson koordinimin e kujdesit për të arritur rezultatet e shëndetit,
  • Zbaton protokollet e praktikave infermierore të bazuara në dëshmi, gjatë ofrimit të kujdesit infermieror,
  • Përdor dhe kontribuon në hulumtime që ndërlidhen me dëshmitë për siguri dhe praktikën efektive dhe efiqente.

Përshkrimi i punëve dhe fushat e përgjegjësisë për infermierë të përgjithshëm, të Pediatrisë dhe Mami — Akusherike (Shkolla e Mesme):

  • Do të punojë si pjesëtar/e i/e ekipit të kujdesit mjekësorë, në ofrimin e standardit me të
    lartë të kujdesit shëndetësor të përqendruar në pacientin, duke siguruar në çdo kohë
    kujdes të duhur dhe të sigurt për pacientët.
  • Të zbatojë të gjitha aktivitetet profesionale specifike për profesionin dhe departamentin ku punon.
  • Të caktojë, planifikojë, zbatoj dhe vlerësojë kujdesin ndaj të sëmurit në përputhje me politikën e aprovuar.
  • Të kolektojë të dhëna të sakta mbi pacientin sipas specifikave të infermierit teknikut përgjegjës.
  • Sipas nevojës t''i asistojë pacientit në mbajtje të higjienës personale, gjatë të ushqyerit, kryerjes së nevojave fiziologjike dhe aktiviteteve tjera që promovojnë shëndetin dhe mirëqenien e pacientit.
  • Të kontribuojë në krijim të një mjedisi të sigurt klinik për të gjithë pacientët dhe kolegët.
  • Të sigurojë komunikim të mirë gjatë dorëzimit të detyrës pas orarit të punës si dhe të dhëna të sakta për pacientët për të cilët është kujdesur gjatë tërë orarit të tij) saj të punës.
  • Të iu jap pacientëve informata të sakta dhe të qarta lidhur me kujdesin i cili iu ofrohet atyre.
  • Të kontribuojë në mbajtje të pastërtisë dhe higjienës në mjedisin ku punon dhe të punoj gjithnjë në përputhje me udhëzuesit mbi kontrollin e infeksionit,
  • Të administrojë terapinë e përshkruar në përputhje me politikën Institucionale,
  • Të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme. për parandalim të dekubitit,
  • Të përdor dhe të mirëmbajë në mënyrë të duhur dhe të sigurt të gjitha pajisjet,
  • Të asistojë në hartimin e udhëzueseve procedurave të shkruara mbi punën e infermiereve.
  • Të marrë pjesë në mbledhjet e ekipit kur ajo është e nevojshme,
  • Të marrë pjesë në aktivitetet e organizuara sipas programeve për njësi të caktuara me qëllim të shkëmbimit të njohurive dhe informative në mes të personelit shëndetësor,
  • Të ruajë kofidencialitet të plotë për çështjet që kanë të bëjnë me trajtimin e pacientit apo punën e institucionit, përveç në rastet kur ajo Jai autorizohet me shkrim, në përputhje me politikën Institucionale,
  • Gjithnjë të veprojë në mënyrë të tillë, që do të ndihmonte në avancimin e marrëdhënieve të mira pacient - infermierve,
  • Të marrë pjesë në aktivitetet për edukimin e vazhdueshëm profesional në mënyrë që të freskojë dhe avancojë njohuritë dhe standardet e punës infermierike,
  • Të kryejë edhe detyra tjera që kërkohen nga mbikëqyrësi për të siguruar efikasitet të lartë në punë.

Përshkrimi i punëve dhe detyrave për Laborantë i mjekësor — Bachelor (Mikrobiologji klinike)

  • Tekniku laborant do te punoje si pjesëtar i ekipit te kujdesit mjekësor, ne ofrimin e
    standardit me te larte te kujdesit shëndetësor te përqendruar ne pacientin, duke siguruar
    ne çdo kohe kujdes te duhur dhe te sigurte për pacientin,
  • Varësisht nga testet qe kryen ne laborator, te marre, përgatisë, analizoje dhe asgjësoje ne mënyre te sigurte te gjitha mostrat klinike,
  • Te mbaje te dhëna te sakta mbi pacientet, ashtu si do te specifikohet nga infermieriftekniku përgjegjës,
  • Te kryeje te gjitha procedurat dhe detyrat e deleguara, ne përputhje me politiken e aprovuar,
  • Te kujdeset për një ambient te sigurte për te gjithë pacientet dhe koleget,
  • Te siguroje një komunikim te mire mes personelit gjate dorëzimit te detyrës ne përfundim te orarit te punës, duke siguruar te dhëna te sakta mbi pacientet e trajtuar gjate orarit te te tij/saj te punës,
  • Ne rastet kur kjo është e mundur, t'u japë pacienteve informata te sakta dhe te qarta lidhur me kujdesit qe iu ofrohet atyre,
  • Te përdore, mirëmbaje dhe ruaje ne mënyre te duhur dhe sigurte te gjitha pajisjet,
  • Te marre pjese ne mbledhjet e ekipit klinik, kur trajtohen çështje relevante për ketë profil pune,
  • Te marre pjese ne programet e përpiluara për njësi te veçanta, me qellim te shkëmbimit tepërvojave dhe informatave mes personelit infermierik,
  • Te ruaj nivelin e standardit te punës profesionale dhe te punoje ne përputhje me Kodin e Mirësjelljes te Shoqatës Infermierike te Kosovës,
  • Te ruaj konfidencialitet absolut lidhur me te. gjitha çështje qe kane te bëjnë me pacientin dhe spitalin, përveç se ne raste kur kjo është aprovuar me shkrim, ne përputhje me politiken spitalore,
  • Gjithnjë, te veproje ne atë mënyrë qe do te ndikonte ne. promovimin e marrëdhënieve te mira pacient -infermierve,
  • Te marre pjese ne aktivitete për zhvillimin e vazhdueshëm profesional, për te freskuar dhe avancuar njohuritë dhe standardet e punës profesionale.

Përshkrimi i punëve dhe detyrave për Teknik e RTG më Baçelor:

  • Tekniku i Radiologjisë 7 do te punoje si pjesëtar i ekipit te kujdesit mjekësor, ne ofrimin
    e standardit me te larte te kujdesit shëndetësor te përqendruar ne pacientin, duke siguruar
    ne çdo kohe kujdes te duhur dhe te sigurte për pacientin,
  • Të siguroje pastërtinë dhe higjienën e mjediseve klinike dhe gjithnjë t'u përmbahet udhëzueseve për kontrollin e infeksionit,
  • Gjithnjë t'u përmbahet udhëzueseve mbi mbrojtjen radiologjike te pacienteve dhe personelit,
  • Të kujdeset për një ambient te sigurte për gjithë pacientet dhe koleget,
  • Të menaxhoje mbeturinat ne përputhje politiken spitalore,
  • Të administroje terapinë e përshkruar ne përputhje me politiken spitalore,
  • Të merr pjesë ne planifikimin e kujdesit ndaj pacientit,
  • Të mare, shfrytëzoje, mirëmbaje dhe ruaje ne mënyrë te sigurte dhe te duhur te gjitha informatat dhe pajisjet.
  • Të asistoje ne hartimin e udhëzueseve te shkruar mbi procedurat klinike.
  • Të asistoje ne vlerësimin e efikasitetit te intervenimeve klinike
  • Te mbledhë dhe raportoje mbi te dhënat e nevojshme, ne përputhje me politiken spitalore
  • Të marre pjese ne mbledhjet e ekipit klinik, kur trajtohen çështje relevante për këtë profil pune,
  • Te siguroje qe i gjithë stafi e ka mundësinë te shprehe mendimin dhe sugjerimet lidhur me përmirësimin e punës dhe mjedisit te punës,
  • Te ruaj nivelin e standardit te punës profesionale dhe te punoje ne përputhje me Kodin e Mirësjelljes te Shoqatës Infermierike të Kosovës
  • Të ruaj konfidence absolute lidhur me te gjitha çështje qe kane te bëjnë me pacientin dhe spitalin, përveç se ne raste kur kjo është aprovuar me shkrim, ne përputhje me politiken spitalore
  • Gjithnjë, te veproje ne atë mënyrë qe do te ndikonte ne promovimin e marrëdhënieve te mira pacient -infermierve
  • Te marre pjese ne aktivitete për zhvillimin e vazhdueshëm profesional, me qellim te freskimit dhe avancimit te njohurive dhe standardeve te punës profesionale.

Përshkrimi i punëve dhe detyrave për Logoped

  • Identifikimin dhe vlerësimin e problemeve në të folur në kuadër të zhvillimit dhe përshatatjes së nevojave karakteristike të fëmijëve,
  • Hartimin e planit intervenues në kontekstin e problemit të të folurit,
  • Realizimi i intervenimit dhe mbështetjes se procesve në problemet e të folurit bazuar në kritertet e DSMV 5,
  • Çrregullimet specifike në artikulim,
  • Çrregullimet ekspresive në të folur,
  • Çrregullimet receptive në të folur,
  • Afazia e shoqëruar në epilepsi,
  • Çrregullimet e tjera të folurit dhe gjuhës dhe çrregullimet e zhvillimit të folurit dhe gjuhëstë paspecifikuar,
  • Konsultimet e prindërve, mësuesve,edukatoreve dhe personelit parashkollorë sai përketë problemeve në të folur,
  • Vlerësimin e problemeve të të folurit dhe hartimin e planit praktik sa i përketë problemit të të folurit si në aspektin terapeutik po ashtu edhe zhvillimorë.

Kushtet e kërkuara për të gjitha kategoritë më Bachelor - fotokopje:

  • Diploma e Fakultetit të Infermierisë së Përgjithshme, Laborant — Drejtimi Mjekësor
    dhe Teknik të RTG-së duhen Diplomë Bachelor, Diplomë Universitare-Logoped
    Licenca e punës: — nga Ministria e Shëndetësisë nga lëmia përkatëse me Bachelor,
  • Të jetë i aftë në pikpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse:
  • Të mos jetë i denuar me vendimin të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje:
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik,të pushuar sipas këtij ligji:
  • Çertifikatën e Lindjes dhe
  • Letërnjoftimin —kopje.
  • Mund të sillni edhe dëshmi tjera të aftësimit, rekomandime specifike, etj.

Kushtet e kërkuara për të gjithë kategoritë më Shkollë të mesme - fotokopje:

  • Diploma e Shkollës së Mesme e Mjekësisë të Infermierisë së Përgjithshme, Mamisë,
    Pediatrisë
  • Licenca e punës: — nga Ministria e Shëndetësisë nga lëmia përkatëse me Shkollë të Mesme të Mjekësisë drejtimi përkatës,
  • Njohja e kompjuterit (word dhe exel) — e dëshirueshme,
  • Të jetë i aftë në pikpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse:
  • Të mos jetë i denuar me vendimin të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarir publik,të pushuar sipas këtij ligji:
  • Çertifikatën e Lindjes dhe
  • Letërnjoftimin —kopje.
  • Mund të sillni edhe dëshmi tjera të aftësimit, rekomandime specifike, etj.

Dokumentacioni i bashkangjitur këtij aplikimi nuk kthehet.

Origjinalin e këtyre dokumenteve ose të vërtetuara të noteri do të kërkohet vetëm atëherë kur
kandidati thirret për punë - Përvoja e punës do të këtë përparësi.

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim:

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë mbaruar shkollimin e kërkuar dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave sipas këtij konkursi.

Procedurat e konkurrimit: Hapja e procedurës së konkurrimit shpallet nga NJBNJ, në ueb
faqen e konkurrimeve të SIMBNIJ, të paktën 30 ditë para datës së planifikuar për paraqitjen e aplikimit nga kandidatët e interesuar. Konkurrimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Afati për pranimin aplikacioneve është 8 ditë kalendarike mbas përfundimit të njoftimit në
web-faqe të SIMBNJ.

Paraqitja e kërkesave: Aplikacionet merren dhe dorëzohen në zyrën e Sektorit të Personelit
në QKUK. Në aplikacion duhet të cekët qartë titulli i vendit të punës dhe numri i referencës.
Kontaktet me telefon mund t'i bëni në 038/512-667 (Gjatë dorzimit të aplikacioneve duhet të
respektohen masat anti Covid 19 me maska distancë)

Aplikacionet e derguara pas mbylljes se konkursit dhe kërkesat e pa kompletuara nuk do të
pranohen.

Kandidatët qe i plotsojnë kriteret e konkursit do t'i nënshtrohen testit me shkrim.

Prano njoftimet me email

Related Listings

26/11/2021