Infermier/e i/e përgjithshëm (2)

sherbimet e shendetit mendor kosove e1635927635236
Shërbimi Profesional i Shëndetit Mendor
Published
03/11/2021
Location
Gjakova
Category
Listing Type
Jobs  

Description

RN00007694
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 04/10/2021
Afati për aplikim: 03/11/2021 - 17/11/2021

Në bazë të nenit 67 dhe 68 të Ligjit për Zyrtarët Publikë nr. 06/L-l 14, Nenit 7 dhe 8 të Ligjit të Punës nr. 03/L-212 si dhe në mbështetje të Udhëzimit Administrativ Nr, 07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publikë, QSHM-SHIB, shpallë:

KONKURS PUBLIK

Për pranimin në marrëdhenie pune dhe atë:

QSHM/SHIB | Pozita
Infermier i përgjithshëm ( Bachelor) | 2

  • Titulli i punës: Infermier/e i përgjithshëm (Bachelor)
  • Koeficienti i pages - 5.4
  • Njësia: Qendra e Shëndetit Mendor me Shtëpin për Integrim në Bashkesi,Gjakovë
  • Raporton tek ; Kryeinfermieri i SHIB
  • Kontrata e punës - Kohë të pacaktuar
  • Orari i punës - Orar i plotë

Qëllimi kryesor i vendit të punes

  • Ofrimi i shërbimeve shëndetësore, shërbimeve të shëndetit mendor në Shtëpin për Integrim në Bashkësi në Gjakovë.

Detyrat dhe përgjegjësit e Infermierit të Përgjithshëm -Bachelor

  • Infermier/ja është përgjegjës për detyrat e tij /saj në Shërbimet e Shëndetit Mendor (Në SHIB dhe sipas nevojes edhe në Qendër të Shëndetit Mendor, Departament Psikiatrik dhe vizita shtëpiake).
  • Të jetë pjesë e ekipit multidiciplinar me profesionistët e tjerë (Psikiatrin, Psikologun, Punëtorin social, Këshilltarët Psikosocial)
  • Të bashkëpunoj ngusht me Psikiatrin, Psikologun në Shërbimet e Shëndetit Mendorë.
  • Së bashku me profesionistët e tjerë të marrë pjesë në intervenime dhe aktivitete tjera me klient (intervenime individuale dhe në grup, aktivitete psikoedukative në punë me familje dhe intervenime tjera përkrahëse.
  • Të bëjë vizita klientëve apo personave tjerë që kan të bëjnë me klientin, shtëpin e klientit ose vende tjera ku jetojnë në bashkëpunim me stafn tjetër punues.
  • Të punoj dhe të përkrahë vazhducshmërin e mardhënjës terapeutike në mes të Shërbimeve të Shëndetit Mendorë dhe të klientit duke përfshi edhe familjen e klientit.
  • Të marrë pjesë aktivisht në mbledhjct e gjithë stafit ( ditore apo javore ) të Shërbimeve të Shëndetit Mendor.
  • Të kushtoj kujdes të posaqëm mjedisit dhe kualitetit të përgjithshme të jetës dhe punës për klient dhe për mysfir.
  • Infermier/ja psikiatrik duhet të marr pjesë në trajnimet në lëmin e shëndetit mendorë të organizuara nga autoritetet e shëndetit mendor ose edhe autoritetet tjera relevante.
  • Infermier/jaët psikiatrik në Shërbimet e Shëndetit Mendor ( gjatë punes ditore apo punës së natës ) duhet të jenë të informuar se çka ndodhë në strukturat e shëndetit mendor në të cilën punon e veqanarisht të ketë informata në lidhje me gjendjen e pacientëve - klientëve dhe vizitorve që vijnë në struktur.
  • Infermier/jai psikiatrik është përgjegjës dhe mbanë përgjegjësin në administrimin e terapisë psikofarmakologjike të përcaktuara nga Psikiatri.
  • Infermier/jai psikiatrik është përgjegjës të përcjell higjenën dhe ushqimin në strukturat e shëndetit mendor dhe të raportoi për parregullsi.
  • Infermier/jai psikiatrk duhet të punoi në mënyrë kreative dhe humane në strukturen e shendetit mendor dhe aktivisht të punoi dhe ndihmoi në përmirësimin e gjendjes së klientëve përmes aktiviteteve të ndryshme rehabilituese dhe rekreative.
  • Infermier/jai psikiatrik duhet të jetë në gjendje të bëj vlersimin psikologjik - psikiatrik të pacientit - klientit dhe të punoi sipas asaj.
  • Infermier/jai psikiatrik duhet të jetë i gatshëm të ballafaqohet me sfida të ndryshme që ngrisin vleren e punës me problemet e shëndetit mendor.
  • Infermier/jai psikiatrik duhet të ketë lejen e vozitjës dhe të vozis kurdo që është e nevojshme.
  • Infermieri psikiatrik duhet të ketë iniciativ vetanake që të punoj me klientët duke marrë parasysh statutin profesional dhe pregatitjen profesionale që kanë.
  • Infermier/ja psikiatrik duhet te jetë i vetëdishëm mbi te drejtat themelore njerëzore të pacientëve psikiatrik si dhe për rregulloren e trajtimit të dhibshëm.
  • Të ofroi përkrahje terapeutike dhe dëgjim terapeutik në menyrë që të mundësoj që klienti të integrohet në aktivitetet ditore.
  • Infermier/ja psikiatrik duhet të raportojnë në lidhje me aktivitete në të gjithë strukturen e shëndetit mendor kurdo që të jetë e nevojshme dhe t’i mbaj ato në suaza të konfidencialitetit profesional.
  • Të kryej edhe detyra tjera që kërkohen nga mbikqyrësi për të siguruar efikasitet më të lartë në punë.

Kualifikimet e nevojshme

  • Fakuiteti i Infermierise (Bachelor) Lieenca e punës e lëshuar nga MSH

Dokumentacioni i kërkuar:

  1. Diploma e fakultetit të infermierisë ((Bachelor) origjinal apo kopje e noterizuar
  2. Licenca c punës nga Ministria e Shëndetësisë origjinal apo kopje e noterizuar
  3. Çertifikata e lindjes origjinal jo mc c vjetcr se 6 muaj
  4. Fotokopja e letërnjoftimit
  5. Çertifikata që nuk jeni i dënuar ose nën hetime origjinal jo më e vjeter se 6 muaj
  6. Çertifikata mbi gjendjen shëndetësore pas pranimit në marrëdhënie pune
  7. Çertifikatat mbi kryerjen e trajnimeve profesionale e preferueshme.

Aplikimi i kandidatëve fillon pas 30 ditësh nga publikimi i konkursit në SIMBNJ dhe zgjatë 15 ditë.

Aplikacioni merret dhe dorëzohet me dokumentacion përcjellës në Objektin e Qendres së Shëndetit Mendor në Gjakovë, rruga “Londra ” p.n. çdo ditë pune nga ora 08:00- 14:00h.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen ndërsa, aplikacionet e mangëta refuzohen.

Prano njoftimet me email

Related Listings