Infermier/e (15)

spitali prizren 150x150 1 e1632139106451
General Hospital-Prizren
Published
18/09/2021
Location
Prizren
Category
Listing Type
Jobs  

Description

Në bazë të nenit 67 paragrafi 1, paragrafi 3 pika 3.2, paragrafi 5 dhe 7, nenit 68 paragrafi 1, nenit 69 të Ligj it Nr.06/L-114 për Zyrtar Publik, nenit 62 paragrafi 6 të Ligj it Nr.04/L-125 për Shëndetësi, nenit 10 paragrafi 1, nenit 11 paragrafi 1,2 nenit 13 paragrafi 1 dhe 3 i Statutit të SH.S.K.U.K-së, nenit 13 dhe 22 të Statutit të Spitalit të Përgjithshëm ”Prim.Dr. Daut Mustafa”dhe kërkesës së aprovuar nga Bordi Drejtues i SHSKUK për shpallje të Konkursit me nr.protokolli 1689 dt.29.07.2021, Këshilli Drejtues i Spitalit të Përgjithshëm, "Prim.Dr. Daut Mustafa” nw Prizren, më 18.08.2021, publikon

KONKURS
PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË LIRA TË PUNËS NË KOHË TË PACAKTUAR

Institucionoi: Spitali Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren

Titulli i vendit td punës:

  • Infermier/e-shkolla e mesme e mjekësisë - 7
  • Bechellor të Infermierisë - 8 Kryeinfermieri

Nëpunësi mbikqyrës: Kryeinfermieri
Kontrata: Për kohë të pacaktuar
Kategorija Funksionale/Grada: 4.8/5.4 - varësisht nga caktimi në njësi-repart
39-40/07.2021

Qëllimi kryesor i vendit të punës:

OFRON SHËRBIM TË STANDARDIT MË TË LARTË TË KUJDESIT SHËNDETËSOR TË PËRQENDRUAR NË PACIENTIN, DUKE SIGURUAR NË ÇDO KOHË KUJDES TË DUHUR DHE TË SIGURT PËR PACIENTËT.

Përshkrimi i punëve dhe detyrave të punës:

Kandidatët nën pikën 1/2 - Zbaton dhe dokumenton kujdesin e pacientëve me kushte të ndryshme të sëmundjes sipas standardeve të punës, monitoron dhe transporton pacientët me vështirësi në lëvizje për ekzaminime të ndryshme brenda institucionit, kujdeset për sigurinë e pacientit dhe monitorimin e vazhdueshëm të tij, bashkëpunon me profile të tjera profesionale në menaxhimin e pacientëve.

Rregullon, pastron dhe mirëmban hapësirën e punës, rrethinën e pacientit, paisjet, instrumentet dhe mjetet tjera të punës (përgatitja për punë, kontrolli i rendit të punës, pastrimi, dezinfektimi dhe magazinimi pas përfundimit të ditës së punës).

Përgatit materialet dhe mjetet e punës për përdorim dhe intervenim, mbron pronën në vendin e punës kundër vjedhjes, zhdukjes,- dëmtimit dhe shkatërrimit.

Kryen detyra të tjera të punës sipas rendit të punës ose punët e mbetura nga ekipi i ndërrimit paraprak, ose punë tjera të kërkuara prej kryeinfermieres ose shefit të repartit.

Cakton, planifikon, implementon dhe vlerëson kujdesin ndaj të sëmurit në përputhje me praktikat klinike të aprovuara, mbledhë dhe proceson të dhëna të sakta mbi pacientin.

Siguron komunikim të mirë gjatë dorëzimit të detyrës pas orarit të punës, si dhe të dhëna të sakta për pacientët e përkujdesur gjatë orarit të tij/saj të punës.

Ndan informata të sakta për pacientët lidhur me kujdesin që iu ofrohet, administron terapinë e përshkruar në përputhje me praktikat klinike institucionale.

Ruan konfidencialitet të plotë për çështjet që kanë të bëjnë me trajtimin e pacientit apo punën e institucionit, përveç në rastet kur autorizohet me shkrim, në përputhje me rregullat institucionale.

Shkollimi - Përgaditja profesionale:

Përveç kushteve të përgjithëshme kandidati duhet t’i plotësoj edhe këto kushte të veçanta.

Kandidati nën pikën 1- (Infermier/e-shkolla e mesme e mjekësisë ):

  • Duhet të ketë të kryer shkollën e mesme të mjekësisë drejtimi i përgjithshëm ( diploma kopje e noterizuar),
  • Licenca e punës me afat,
  • Letërnjoftimi kopje,
  • Çertifikatën e lindjes,
  • Çertifikatën e lëshuar nga Gjykata që nuk jeni i/e dënuar ose nën hetime,
  • Njohja e një gjuhe të huaj (e preferuar).
  • Njohja e punës me kompjuter ( programeve word,exel,powerpoint),

Kandidati nën pikën 2 ( Bechellor të Infermierisë ) :

  • Të ketë të kryer Fakultetin e Infermieris së Përgjithshme-Bechellor( diploma kopje e noterizuar),
  • Licenca e punës me afat,
  • Letërnjoftimi kopje,
  • Çertifikaten e lindjes,
  • Çertifikaten e lëshuar nga Gjykata që nuk jeni i/e dënuar ose nën hetime,
  • Njohja e një gjuhe të huaj (e preferuar).
  • Njohja e punës me kompjuter ( programeve word,exel,powerpoint),

Procedura e konkurrimit:

Konkurrimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim:

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë Shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore që plotësojnë kushtet e Konkursit dhe kanë aftësinë për kryerjen e detyrave të punës.

-Paraqitja e kërkesave: Aplikacionet merren dhe dorëzohen në Arkivin e Spitalit Përgjithshëm, rruga Sheh Emini Pn.

Data e mbylljes së Konkursit:

Konkursi mbetet i hapur për aplikim 8 ditë kalendarike pas kalimit të afatit prej 30 ditësh kalendarike nga dita e aplikimit (shpalljes) nga NJBNJ në web faqe - SIMBNJ, (shpallja nga data 18.08.2021 deri më 17.09.2021 - 30 ditë kalendarike e nga data 18.09.2021 deri më 27.09.2021 është afati 8 ditë kalendarike për marrje dhe paraqitje të aplikacioneve për pozitat e shpallura të punës ne Arkivin e Spitalit të Përgjithshëm “Prim.Dr. Daut Mustafa në Prizren). Verifikimi i aplikacioneve bëhet nga NJBNJ,aplikacionet e pakompletuara si dhe ato pas afatit nuk do të merren në shqyrtim.                                                                       .

  • Kandidatët që i plotsojnë kriteret e Konkursit do ti nënshtrohen testit me shkrim.
Prano njoftimet me email

Related Listings

26/11/2021