Grante të mobiliteteve afatshkurtra të shkencëtarëve

kosovo logo 150x150 1 e1604661172151
Ministry of Education and Science
Published
08/04/2021
Location
Kosovo
Listing Type
Grants  

Description

Departamenti i  arsimit të lartë, shkencës, teknologjisë dhe inovacionit dhe Këshilli Shkencor i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në mbështetje të Ligjit nr. 04/L-135 për Veprimtari Kërkimore Shkencore dt. 28 mars 2013 (Gazeta zyrtare nr. 11/02 maj 2013) dhe Udhëzimit administrativ nr. 28/2016 i dt. 22.11.2016 për grante afatshkurtra të mobilitetit dhe për pjesëmarrje në konferenca shkencore ndërkombëtare, shpall:

KONKURS
Për ndarjen e granteve të mobiliteteve afatshkurtra të shkencëtarëve për vitin 2021

Mobilitetet janë grante që i ndan MASH për shkencëtarët kosovarë të cilët kanë ftesa që në konferenca të rëndësishme shkencore të paraqiten me kumtesa apo prezentime dhe nuk marrin ndihmë tjetër financiare për pjesëmarrje në konferencë. MASH, nuk përkrahë prezentuesit në konferenca të cilat organizohen në kuadër të ndonjë aranzhmani ndërshtetëror apo ndërinstitucional në mes të institucioneve kërkimore-shkencore të vendit dhe të huaja.

Mobilitete gjithashtu jepen edhe për shkencëtarët kosovarë të cilët, për shkak të pamundësisë që hulumtimi të kryhet në Kosovë, e kanë të domosdoshme që atë ta kryejnë në ndonjë institucion kërkimor-shkencor (universitet, institut, arkiv apo laborator) jashtë Kosovës. Edhe në këtë kategori përkrahen shkencëtarët të cilët dëshmojnë se në lidhje me hulumtimin nuk marrin ndihmë financiare nga ndonjë burim tjetër dhe sjellin dëshmi se hulumtimi i tillë nuk mund të bëhet në Kosovë. Nuk përkrahen mobilitetet në institucionet në të cilat kandidatët kryejnë studimet e doktoraturës apo hulumtimi bëhet në kuadër të ndonjë aranzhmani ndërshtetëror apo ndërinstitucional.

Përkrahen mobilitetet që kanë për qëllim ndërkombëtarizimin e shkencës kosovare, e që zhvillohen në institucione të njohura evropiane apo në konferenca me renome ndërkombëtare. Nuk përkrahen kandidatët që aplikojnë për mobilitete në institucione joshkencore në rajon apo në konferenca lokale që zhvillohen aty.

Nuk përkrahen as aplikantët që konkurrojnë për mobilitetet e përfunduara para datës së aplikimit.

Konkursi mbetet i hapur nga dita e shpalljes:  07 prill 2021  deri më 30 shtator 2021.

Përveç kushteve të përgjithshme, kandidati duhet t’i ofrojë edhe këto kushte:

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës dëshmi: letërnjoftimi ose pasaporta e Republikës së Kosovës.
  • Vërtetimin nga institucioni (universiteti, instituti kërkimor-shkencor apo organizatori i konferencës) mikpritës se kandidati nuk merr ndihmë nga ky institucion apo vërtetimin se kandidati nuk pranon ndonjë mbështetje financiare të natyrës tjetër nga ndonjë institucion relevant ndërkombëtar apo vendor për kryerjen e mobilitetit.
  • Konfirmimi nga universiteti apo instituti kërkimoro-shkencor ku punon aplikanti se pjesëmarrja e tij nuk financohet nga ky institucion dhe mobiliteti nuk është pjesë e projekteve apo marrëveshjeve dypalëshe apo shumëpalëshe të këtij institucioni me institucione tjera ndërkombëtare.
  • Letrën mbështetëse nga institucioni vendor me të cilën arsyetohet rëndësia e kryerjes së mobilitetetit në fjalë dhe ndikimi i këtij mobiliteti për zhvillimin dhe avancimin e shkencës kosovare.
  • Ftesën apo letrën mbështetëse nga institucioni pritës me të cilën dëshmohet se kandidati ka aranzhuar pjesëmarrjen në konferencë apo hulumtim dhe institucioni është i gatshëm që t’i ofrojë resurset hulumtuese për kryerjen e hulumtimit.
  • Pas realizimit të mobilitetit duhet të sjellin vërtetim për pjesëmarrje në konferencë ose vërtetim nga institucioni.
  • Kandidati duhet t’i plotësojë edhe kushtet tjera specifike të parapara në udhëzimin administrativ nr. 28/2016.

Do të merren parasysh vetëm mobilitetet që kryhen në institucionet me renome ndërkombëtare në fushat specifike kërkimore-shkencore.

Dokumentacioni i kompletuar dorëzohet në  arkivin e MASH.

Aplikacioni dhe informatat shtesë lidhur me kushtet që duhet plotësuar mund të shkarkohen nga vegëza e uebfaqes së MASH http://www.masht-gov.net/advCms/#id=36 apo të merren tek zyrtari kontaktues në MASH znj. Yllza Memeti. në zyrën 302b .

Aplikimi duhet të dorëzohet në një zarf të mbyllur ku të jetë shkruar “Aplikimi për grantet e mobiliteteve afatshkurtra” në adresën : rr. “Agim Ramadani” p. n, 10000 Prishtinë, Kosovë.

Përpos kësaj, një version elektronik i aplikimit duhet të jetë dorëzuar brenda afatit  në adresën: Yllza.Memeti@rks-gov.net  në  anglisht, shqip ose serbisht.

Aplikacionet e pakompletuara dhe aplikacionet për mobilitetet e kryera tashmë, nuk do të shqyrtohen.

link icon Full announcement

Related Listings