Ftesë për pjesëmarrje panairi “Gratë në Biznes”

kiesa kosovo e1558957387127
KIESA
Published
04/11/2021
Location
Pristina
Category
Listing Type
Grants  

Description

Me qëllim të promovimit të produkteve të bizneseve të grave ndërmarrëse dhe atyre me artizanate tradicionale, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) shpall:

Ftesë për pjesëmarrje në panairin “Gratë në Biznes” Prishtinë

Panairi “Gratë në Biznes” do të organizohet nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë përmes Agjencisë KIESA. Organizimi do të bëhet përmes kontraktimit të një operatori i ekonomik, i cili do të mbulojë shpenzimet e hapësirës ekspozuese (shtande), sigurimin fizik, pastrim ditor dhe çështjet tjera teknike rreth panairit.

MINT/KIESA nuk do të mbulojë shpenzimet operative të bizneseve/OJQ pjesëmarrëse në panair, përfshirë dërgimin/sjelljen e produkteve në panair, transportin dhe ushqimin e pjesëmarrëseve, etj. të cilat duhet të mbulohen nga vetë pjesëmarrëset/it në këtë panair.

Panairi planifikohet të mbahet më datë 02, 03 dhe 04 dhjetor 2021, duke filluar nga ora 9:00 deri në ora 18.00, në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë.

Ftojmë të gjitha bizneset e regjistruara / OJQ-të në Kosovë, me pronare apo bashkëpronare të gjinisë femërore, dhe atyre me artizanate tradicionale, që dëshirojnë të aplikojnë për të marrë pjesë në këtë panair. Aplikimi bëhet duke plotësuar aplikacionin dhe se bashku me dokumentet e kërkuara me poshtë duhet t’i dërgojnë në formë fizike në Zyrën e Arkivit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Lagjja e Spitalit, p.n. Prishtinë, 10000, Republika e Kosovës, më së largu deri më 19/11/2021, në ora 16:00.

Në momentin e aplikimit subjekti pranon të gjitha përgjegjësitë, obligimet, kriteret dhe detyrat e parapara me legjislacionin në fuqi dhe kriteret e parapara në këtë thirrje.

Aplikacioni për aplikim mund të merret në KIESA-MINT apo të shkarkohet nga faqet e internetit mint.rks-gov.net dhe kiesa.rks-gov.net

Vëmendje:

  • Në rast se bizneset aplikuese nuk janë në pronësi të gjinisë femërore apo bashkëpronësi me gjininë femërorë apo nuk kanë të bëjnë me produkte artizanate tradicionale, atëherë nuk i lejohet të marrë pjesë në panair.
  • Vlerësimi i aplikacioneve bëhet ndërmjet kategorive OJQ me OJQ dhe biznese me biznese.
  • Numri maksimal i pjesëmarrëseve në panair do të jetë 30 (përfshirë OJQ dhe biznese).

Dokumentet e nevojshme për aplikim, të cilat duhet të sillen nga aplikuesit janë:

  • Aplikacioni i plotësuar;
  • Certifikata e regjistrimit të biznesit apo OJQ-së;
  • Kopja e letërnjoftimit të pronares/pronarit;
  • Deklarata nën betim;
  • Vërtetim tatimor që nuk ka borxhe ndaj ATK-së ose që ka marrëveshje për shlyerjen e tyre.

Kriteret e vlerësimit:

Aplikuesit do të vlerësohen në bazë të kritereve, andaj është e nevojshme që aplikuesit të dëshmojnë dokumentet në vijim:

  • Numri më i lartë i të punësuarve për vitin 2020 - 60%
    • Dëshmi mbi numrin e të punësuarve nga ATK-a apo TRUST-i për vitin 2020;
  • Qarkullimi më i lartë vjetor për vitin 2020 - 30%
    • Dëshmi mbi qarkullimin vjetor nga ATK-ja apo nga Banka për vitin 2020;
  • Eksporti (vlera më e lartë e eksportit 2020) - 10%
    • Dëshmi mbi eksportin nga Dogana e Kosovës për vitin 2020.
  1. Aplikacioni Panairi Gratë në Biznes
  2. Deklarata nën Betim për Panairi Gratë në Biznes

Full announcement

Prano njoftimet me email

Related Listings

Kërkesë për ofertë   Pristina new
03/12/2021