Financier/e

aztech e1634146158173
Aztech
Published
21/10/2021
Location
Pristina
Category
Listing Type
Jobs  

Description

Kompania AZTECH është lider në fushën e shitjes me pakicë dhe shumicë në lëminë e artikujve të elektronikës në tregun Kosovar. AZTECH zhvillon aktivitetin e saj në qytete të ndryshme të Kosovës. AZTECH shpall konkurs - vende të lira pune për pozitën:

Financier/e (1 pozitë - Prishtinë)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Njohuri të avansuara rreth çështjeve tatimore
  • Regjistrimi Faturave të Blerjes, Dokumenteve Unike Doganore dhe Shitjeve
  • Regjistrimi i shpenzimeve operative, qirasë, pagave, zhvlerësimit, notave kreditore, notave debitore
  • Përgatitja e lëvizjeve Interne nga Depo dhe Pikat e Shitjes
  • Regjistrimi i ekstrakteve bankare dhe mandateve të Pagesave/Arkëtimeve
  • Barazimi i Pikave të Shitjes (Arka-Banka) dhe transaksioneve ditore-mujore
  • Barazimet e kartelave financiare të Klientëve-Furnitorëve
  • Kontrollon dhe monitoron regjistrimet dhe kalkulimet Financiare
  • Bën monitorimin dhe barazimin e llogarive (Arka-Banka dhe llogarive të tjera)
  • Trajtimi dhe rregullimi i Inventarit – njohuri rreth kartelave financiare të artikujve
  • Krijimi i raporteve të ndryshme sipas kërkesës
  • Kontaktet e vazhdueshme me Pikat e Shitjes rreth barazimeve dhe kërkesave të tjera
  • Ndihma në punët kontabël të mbylljes së muajit dhe mbylljes së vitit

Kualifikimi:

  • Diplomë Universitare në Ekonomi, Financa, Kontabilitet
  • I certifikuar si Teknik/e Kontabiliteti në Institutet (KAF – SCAAK) dhe nivele tjera përparësi
  • Së paku dy (2) vite përvojë pune relevante;
  • Përvojë paraprake në fushën e financave;
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme organizative dhe të menaxhimit të kohës;
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme ndër-personale dhe të komunikimit si dhe aftësi në zgjidhjen e problemeve;
  • Saktësi, vëmendje në detaje dhe ndjeshmëri ndaj prioriteteve;
  • Njohuri të shkëlqyeshme të përdorimit të aplikacioneve të mëposhtme softuerike të pakos MS Ofice, Bilanci/Kubit (programe kontabiliteti) dhe programe tjera do të ishte përparësi;
  • Të ketë integritet të lartë moral e profesional

Ne ofrojmë:

  • Orar fleksibil të punës,
  • Ambient dinamik të punës me fuqinë e kompanisë lider në tregun kosovar,
  • Mundësi reale të zhvillimit profesional,
  • Njohje të teknologjive sipas trendeve të reja të zhvillimit, dhe
  • Pagë konkurruese.

Të interesuarit mund ta dërgojnë CV-në e tyre në: puna@aztech-ks.com

Afati për aplikim deri me datë: 07.11.2021

Për informatën tuaj, vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.

Prano njoftimet me email