Elektricist

hidrodrini 1 e1600241647201
Hidrodrini
Published
23/08/2021
Location
Peja
Category
Listing Type
Jobs  

Description

Bazuar në nenin 8 të Ligjit Nr.03/L-212 të Punës , nenit 4 të UA 07/2017 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik nenit 4 të Rregullores mbi Marrëdhënjen e Punës të punëtorëve të KRU “ Hidrodrini “ Sh. A. Pejë, Kryeshefi Ekzekutiv i Kompanisë publikon këtë :

K O N K U R S

Pozita: Elektricist.
I përgjigjet: Inxhinierit të Elektrikës në Impiantin për Ujëra të Ndotura (ITUN).
Ekzekutues: 1 (Një).
Kohëzgjatia e Kontratës: Kontrata lidhet për kohë të caktuar (6 mujore), me mundësi vazhdimi varësisht nga angazhimi i të punësuarit.

Detyrat dhe nërgjëgjesitë:

  • Mbështet Inxhinierin e Elektrikës
  • Instalon, kryen riparime dhe mirëmbajtje të sistemeve dhe pajisjeve elektrike
  • Përdor pajisje testuese elektrike dhe matës për të kontrolluar dhe riparuar sistemet elektrike dhe të kontrollit
  • Kalibrimi dhe rregullimi i sistemeve të kontrollit
  • Mban të gjitha sistemet elektrike dhe të kontrollit në gjendje të pastërt dhe të rregullt
  • Mban inxhinierin e elektrikës të informuar për të gjitha problemet elektrike
  • Zbatimi i rregulloreve mbi shëndetin dhe sigurinë në punë
  • Kryerjen e punëve tjera sipas nevojës

Kërkesat/Kualifikimet Profesionale:

  • Diplomë të shkollës së mesme në fushën e elektrikës ose elektroteknikës
  • Punëtor i aftësuar ose i trajnuar në fushën e elektrikës ose elektroteknikës
  • Përvojë në instalimin, mirëmbajten dhe riparimin e paneleve kontrolluese me voltazhë te mesme, ndërprerësave, siguresave, motorëve të mëdhenj, instrumenteve dhe sistemeve kontrolluese.
  • Demonstron aftësi në të kuptuarit dhe aplikuarit të parimeve bazë të elektrikës
  • 2 vjet përvojë pune në fushën elektrike/elektronike e dëshirueshme
  • Përvojë në shërbime emergjente
  • Kopja e letëmjoftimit;
  • Çertifikatën që kandidati nuk është nën hetime;
  • Dëshmi për përvojën e punës;
  • Letër motivimin;

Aplikacionet mund të merrenë në zyrën Burimeve Njerëzore te KRU “Hidrodrini"Sh. A. Rr” Lekë Dukagjini’’ Nr. 156 Pejë dhe Web - faqen “ Hidrodrini” Sh. A

Aplikacionit i bashkangjiten kopje të dokumentacionit mbi kualifikimin, për përvojen e punës,dokumente tjera të nevojshme që kërkon vendi i punës për të cilën konkurrojnë kandidatët.Aplikacioni dhe dokumentet përcjellëse dorëzohen në KRU “ Hidrodrini” Sh. A. Zyra e Burimeve Njerëzore në pliko të mbyllur në adresën: Rr.“ Lekë Dukagjini“ nr.156 - Pejë (afër Patrikanës së Pejës). Shpallja do të jetë e hapur 15 Ditë (pesëmbëdhjetë) ditë nga dita e publikimit, në shtypin ditore dhe Web -faqen www.hidrodrini.com

Kandidatët që ftohen në intervistë janë të obliguar të sjellin me vete dokumentet origjinale për verifikim para komisionit intervistues.

Kandidatët që hyjnë në përzgjedhje të ngushtë, do të informohen lidhur me intervistën nëpërmjet telefonit ose me shkrim në afat ligjor nga zyra e Burimeve Njerëzore.

Aplikacionet e derguara pas afatit të cekur më lartë nuk do të pranohen.Dokumentat jo të kompletuara do të refuzohen, KRU “ Hidrodrini” Sh. A.ofron mundesi të barabarta tëpunësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës.

Prano njoftimet me email