Ekspertë teknikë – anëtarë të Këshillit të Akreditimit

kosovo logo 150x150 1 e1604661172151
Ministry of Industry, Entrepreneurship and Trade (MIET)
Published
27/08/2021
Location
Pristina
Category
Listing Type
Jobs  

Description

Bazuar në nenin 23 të Ligjit Nr. 06/L-113 për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të Agjencive të Pavarura (Gazeta Zyrtare, Nr. 7/01 Mars 2019), nenin 15 të Ligjit Nr. 05/L-117 për Akreditim, Rregulloren Nr.04/2017 për Këshillin e Akreditimit dhe Procedurën për Menaxhimin e Kompetencës (DAK-PT-02), Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit e Kosovës (DAK), shpall këtë: 

FTESË PUBLIKE

për ekspertë teknikë – anëtarë të Këshillit të Akreditimit

Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit e Kosovës (DAK) është i vetmi Trup Kombëtar i Akreditimit, i njohur me ligj, për të vlerësuar në përputhje me standardet ndërkombëtare kompetencën teknike të Trupave të Vlerësimit të Konformitetit, që kryejnë aktivitete të tilla si: testim, kalibrim, certifikim, dhe inspektim qofshin në sektorët publik apo privat, të fushës vullnetare apo të detyrueshme.

Me qëllim të realizimit të aktiviteteve të akreditimit, DAK përmes kësaj shpallje u bën ftesë të gjithë të interesuarve për të qenë pjesë e Këshillit të Akreditimit, të plotësojnë dhe dorëzojnë dokumentet e mëposhtme:

  • Formë-aplikimin (PT-02-F01);
  • CV-në;
  • Kopjen e letërnjoftimit;
  • Dokumentet që vërtetojnë përgatitjen profesionale dhe përvojën;
  • Letrën e shprehjes së interesimit për të aplikuar /letër motivuese.

Të drejtë aplikimi për ekspert teknik – anëtar të Këshillit të Akreditimit kanë të gjithë kandidatet, që plotësojnë kriteret, si në vijim:

  • Diplomë universitare në fushën përkatëse;
  • Përvojë relevante prej së paku pesë vite në fushën teknike përkatëse;
  • Njohuri të standardit të akreditimit në fushën teknike përkatëse.

Me qëllim të sigurimit të barazisë gjinore dhe gjithë përfshirjes në ekspertize dhe punë me përgjegjësi, inkurajohen të aplikojnë kandidatet e gjinisë femërore duke iu dhënë përparësi në kushtet e barabarta të kualifikimit.

Informata plotësuese:

Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit e Kosovës e ka të ngritur skemën e akreditimit për laboratorë testues/kalibrues, trupa inspektues dhe laboratorë mjekësorë.

Për kryerjen e aktiviteteve të akreditimit, DAK-ut i nevojiten ekspertë të këtyre fushave:

  • Makineri;
  • Ndërtimtari;
  • Elektroteknikë;
  • Kimi;
  • Bujqësi;
  • Mikrobiologji;
  • Biologji;

Detyrat dhe Përgjegjësit e Këshillit të Akreditimit:

  • Të ekzaminojë të gjeturat dhe shënimet në dosjen e akreditimit përkatës;
  • Të mbajë evidence për konkluzionet lidhur me dosjen e akreditimit;
  • T’i japë rekomandimin Drejtorit të Përgjithshëm të DAK-së mbi dhënien/refuzimin e akreditimit, zgjerimin e fushës, ri-akreditimin ose tërheqjen e akreditimit.

Kohëzgjatja e mandatit të Këshillit të Akreditimit dhe pagesa

Mandati i anëtareve të Këshillit të Akreditimit është tre (3) vjeçar me mundësi të ri-zgjedhjes edhe për një mandat të dytë.

Pagesa për anëtarët e Këshillit të Akreditimit bëhet për pjesëmarrje në takimet e Këshillit të Akreditimit sipas Vendimit të Qeverisë Nr. 12/42 (datë 31.10.2008).

Periudha e aplikimit dhe dorëzimi i dokumentacionit:

Njoftimi për thirrje publike është i publikuar në ueb-faqen e Ministrisë së Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë: www.mint.rks-gov.net  dhe ueb-faqen e DAK-ut: www.dak.rks-gov.net . Thirrja publike është e hapur deri me datë 02.09.2021.

Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të aplikojnë sipas thirrjes publike duhet të shprehin interesimin e tyre duke dorëzuar të gjithë dokumentacionin e kërkuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Akreditimit të Kosovës, në adresën: Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rruga "Arbënor e Astrit Dehari” p.n. Lagja Spitalit 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës, çdo ditë pune nga ora 8:00 - 16:00 ose në email adresën valmira.b.sejdiu@rks-gov.net.

Aplikacionin (Formë-aplikimi PT-02-F01) mund ta merrni në ueb faqen zyrtare të DAK-ut www.dak.rks-gov.net , në zyrën e Drejtorisë së Përgjithshme të Akreditimit të Kosovës ose mund ta kërkoni përmes email-it në: valmira.b.sejdiu@rks-gov.net.

Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në nr. tel. 038-200 36-572.

Full announcement

Prano njoftimet me email

Related Listings