Ekspert për rishikim funksional dhe plotësimin e ndryshimin e rregulloreve

avokati popullit e1612087393718
Institucioni i Avokatit të Popullit
Published
13/08/2021
Location
Pristina
Category
Listing Type
Jobs  

Description

Në pajtim me nenet 132 dhe 133 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, me nenin 33 të Ligjit nr. 05/L-019 për Avokatin e Popullit dhe me nenet 3, 4 dhe 5 të Rregullores nr. 01/2021 për Procedurën e Angazhimit të Këshilltarëve dhe të Ekspertëve të Jashtëm, Institucioni i Avokatit të Popullit shpall:

KONKURS PUBLIK

Titulli i vendit të punës: Ekspert për shërbimin: rishikimi funksional dhe plotësimi e ndryshimi i rregulloreve të brendshme të IAP-së (një pozitë).

  • Numri i referencës: 1/2021
  • Pagesa për shërbimin: I Negociuar
  • Lloji i kontratës: Marrëveshje për shërbime
  • Kohëzgjatja e marrëveshjes: Tre muaj kalendarikë, me mundësi vazhdimi edhe për një muaj kalendarik.

Eksperti i angazhuar për shërbime ka përgjegjësi dhe detyrë të bëjë analizën, rishikimin funksional dhe plotësimin e ndryshimin e rregulloreve të brendshme të Institucionit të Avokatit të Popullit (IAP), duke ofruar shërbime dhe ekspertizë profesionale në plotësimin e ndryshimin e rregulloreve të brendshme të IAP-së, në koordinim me zyrtarët e autorizuar të IAP-së. Rishikimi i rregulloreve të brendshme duhet të jetë në pajtim me praktikat e mira të strukturës, të organizimit dhe të funksionimit të institucioneve homologe të shteteve të rajonit dhe më gjerë. Eksperti i jashtëm duhet të bëjë analizë të rishikimit të rregulloreve aktuale dhe duhet të paraqesë propozime adekuate me shkrim për plotësimin dhe ndryshimin e rregulloreve të brendshme mbi bazën e kuadrit kushtetues e ligjor dhe të dokumenteve të tjera.

Termat e referencës:

Eksperti për shërbime do të bëjë analizë dhe të kryejë rishikimin dhe plotësimin e rregulloreve të brendshme, si në vijim:

  1. Përgatitja dhe zhvillimi i modulit për “Ridizajnimi i strukturës organizative, proceset, hapat dhe mekanizmat anësorë të zbatueshëm që duhet ndërmarrë” dhe për “Teknikat legjislative dhe normëzimi i politikave të Burimeve Njerëzore, në kontekst të ndryshimeve organizative, rregullave dhe proceseve të punës në IAP”.
  2. Kryen rishikimin e Rregullores 01/2016 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në IAP, mbi bazën e analizës së strukturës organizative të IAP-së si dhe të komenteve e propozimeve të menaxhmentit të IAP-së.
  3. Kryen rishikimin e Rregullores nr. 02/2016 të Punës për IAP-në; mbi bazën e analizës të strukturës organizative të IAP-së si dhe të komenteve e propozimeve të menaxhmentit të IAP-së.
  4. Kryen rishikimin e Rregullores nr. 01/2017 për Përshkrimin e Detyrave të Punës dhe Klasifikimin e Vendeve të Punës për Nëpunësit e IAP-së, bën harmonizimin me Rregulloren e Organizimit të Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në IAP dhe me katalogun e vendeve të punës.
  5. Prezanton për Grupin Punues dhe për menaxhmentin e IAP-së dokumentet e kryera në dy punëtori pune.

Angazhimi i ekspertit të jashtëm do të jetë për periudhën tremujore kalendarike, me mundësi vazhdimi edhe për në një muaj kalendarik.

Kualifikimet dhe përvoja:

Kandidati për ekspert, për ngritje të kapaciteteve institucionale, duhet të ketë:

  • Përgatitje universitare në drejtësi, në ekonomi apo në administratë publike, së paku me diplomë universitare, kurse kualifikimet e tjera pasuniversitare janë të
  • Dëshmi të përvojës së punës për shërbime të këshillimit (e domosdoshme).
  • Së paku 10 vjet përvojë pune profesionale në administratën publike, duke përfshirë njohje të thellë të rregullave, të procedurave dhe të proceseve të ndërtimit dhe ridizajnimit të strukturave të brendshme organizative, si dhe të vendosjes dhe zbatimit të politikave të Sistemit të Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, në bazë të standardeve, parimeve dhe praktikave më të mira, për të asistuar/udhëhequr në mënyrë adekuate ekipe pune dhe për ta këshilluar klientin mbi menaxhimin e ndryshimit të strukturave të brendshme organizative dhe për administrimin e Burimeve Njerëzore në mënyrë të duhur dhe të suksesshme.
  • Aftësi të mira dhe ekspertizë të lartë në konceptimin dhe hartimin e politikave të veprimit, hartimin e dokumenteve dhe të akteve ligjore, nga fushëveprimi i institucioneve publike, me theks të posaçëm të Institucionit të Avokatit të
  • Eksperiencë specifike në zbatimin e teknikave legjislative, në hartimin dhe ripërshkrimin e detyrave të punës.
  • Aftësi të mira analitike, komunikuese, shkrimi dhe
  • Aftësi të mira kompjuterike (Windows, MS Office, Internet Explorer).
  • Aftësi të shkëlqyeshme të punës në ekipe me staf menaxhues dhe
  • Gatishmëri për t’i përmbushur detyrat brenda kohës se paraparë për kryerjen e shërbimit, me cilësi të lartë dhe me efektivitet, si dhe të jetë person me integritet të lartë profesional dhe
  • Njohje të shkëlqyeshme në të folur dhe në të shkruar të gjuhëve zyrtare në Republikën e Kosovës.

Kandidati për pozitën e eksperti duhet t’i paraqesë në aplikacion edhe:

  • Metodologjinë - Kornizën e Punës dhe Planin Operues të Punës për zbatimin e detyrave/punëve sipas termave të referencës së
  • Biografinë profesionale (CV)

Kushtet për pjesëmarrje në konkurs:

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilët kanë zotësi të plotë veprimi, përgatitjen e kërkuar arsimore si dhe aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave përkatëse.

Paraqitja e kërkesave:

Marrja dhe dorëzimi i aplikacioneve bëhet në Divizionin për Burime Njerëzore, zyra nr. 4, kati II, ndërtesa e ish-Bankës së Lubjanës, nr. 21, rr. “Migjeni”, 10000 Prishtinë, ose mund të shkarkohen nga ueb-faqja www@oik-rks.org. Aplikimi mund të bëhet edhe përmes postës elektronike në adresën zyraepersonelit@ombudspersonkosovo.org

Konkursi është i hapur 8 ditë nga dita e publikimit, përkatësisht nga data 11 gusht 2021 deri më 18 gusht 2021, që konsiderohet dita e fundit e mbylljes së konkursit.

Aplikacionit i bashkëngjiten kopjet e dokumentacionit për kualifikimin, përvojën dhe dokumentacionet e tjera të nevojshme që kërkohen si më lart.

Aplikacionet e dorëzuara nuk kthehen.

Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë nëpërmjet telefonit.

Full announcement

Related Listings