Ekspert/e për ofrimin e trajnimit në fushën e të drejtave të grave

Action for Mothers and Children (AMC)
Published
12/08/2021
Location
Pristina
Listing Type
Jobs  

Description

KËRKESË PËR OFERTË

LLOJI I SHËRBIMIT: EKSPERT/E PER OFRIMIN E TRAJNIMIT NË FUSHËN E TE DREJTAVE TE GRAVE

Action for Mothers and Children (AMC) është fondacion jo profitabil që për mision ka shpëtimin e jetëve dhe përmirësimin e shëndetit të foshnjave, nënave dhe fëmijëve në Republikën e Kosovës. Për ta arritur misionin tonë, në zbatojmë projekte dhe programe të ndryshme të cilat kanë ndikim të madh dhe të qëndrueshëm në sistemin shëndetësor dhe ofrojnë zgjidhje afatgjata.

AMC është duke kërkuar një ekspert/e për ofrimin e një trajnimi dy ditor për stafin e organizatës së AMC në fushën e Të Drejtave të Grave duke pas në fokus respektimin e të drejtave të tyre, barazinë gjinore, përfshirjen e grave dhe mos diskriminim e tyre. Po ashtu, fokus i këtij trajnimi do të jetë përfshirja e perspektivës gjinore në projekte, qysh nga faza e hartimit e deri tek faza përmbyllëse e projekteve apo programeve. Ky trajnim dy ditor do të organizohet në kuadër të projektit Disiplina Pozitive në Prindërimin e Përditshëm.

Informata të përgjithshme për projektin

Disiplina Pozitive është program për prindër e cila kërkon qasje jo të dhunshme të prindërve në rritjen e fëmijëve. Përmes këtij programi prindërit krijojnë qasje të edukimit e cila e drejton sjelljen e fëmijës duke respektuar të drejtat e tyre për mjedis të sigurt, mbrojtje nga dhuna dhe pjesëmarrje në edukim.  Përmes këtij programi prindërit kanë mundësi që të marrin informacione për fazat e zhvillimit të fëmijëve të tyre, për atë se si ndihen dhe si mendojnë ata, temperamentin si dhe pasojat e ndëshkimit trupor në zhvillimin e shëndetshëm psikofizik të fëmijëve.

Disiplina Pozitive është një program i cili tash e pesë vite është duke u implementuar nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë në partneritet me organizatën Save the Children në Kosovë.  Deri më tani ky program është implementuar në Institucionet Parashkollore Publike në Prishtinë,  Kopshtet me Bazë në Komunitet , SOS Fshatrat e Fëmijëve si dhe në Klasat për Nëna në Prishtinë, Prizren, Mitrovicë, Klinë dhe Ferizaj.

Përgjegjësitë

  • Të zhvilloj materialin për trajnim
  • Të mbajë trajnimin për stafin e Action for Mothers and Children me qëllim ngritjen e kapaciteteve brenda organizatës në fushën e mbrojtjes dhe të drejtave të grave.
  • Të hartoj raport pas përfundimit të trajnimit dhe ta dorëzoj në AMC.

 Kualifikimet e kërkuara

  • Diplomë apo/dhe certifikime në fushën relevante (Fakulteti Juridik, Sociologji, Filozofi apo ndonjë drejtim tjetër relevant)
  • Përvojë pune në fushën e mbrojtjes së të drejtave të grave;
  • Përvojë pune në hartim dhe implementim të projekteve/programeve;
  • Përvojë në mbajtjen e trajnimeve të ngjashme;
  • Njohuri mbi legjislacionin vendor në mbrojtjen e grave dhe të drejtat e tyre;
  • Aftësi të mira oratorike dhe ligjëruese.

Angazhimi dhe afati kohor

Eksperti/ekspertja i/e trajnimit do të jetë i/e angazhuar 3 ditë pune gjatë periudhës Shtator 2021.

Shënim: Action for Mothers and Children përmes rregulloreve të brendshme për resurset njerëzore, përkujdeset që të respektohen të gjitha të drejtat dhe liritë e garantuara të njeriut, dhe zotohet për zbatimin e politikave për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve si dhe atyre kundër ngacmimit dhe abuzimit në vendin e punës.

Aplikimi

Kandidatët e interesuar ftohen të dorëzojnë CV-në dhe ofertën financiare për aplikim në jobs@amchealth.org deri më 25.08. 2021, ora 16:00. Vetëm kandidatët e rrethit të ngushtë do të kontaktohen për intervistë.