Edukator/e në konvikt

republika e kosoves e1610568046502
Ministry of Education and Science
Published
02/09/2021
Location
Peja
Category
Listing Type
Jobs  

Description

Në bazë të nenit 67,68 të Ligjit nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publikë, nenit 8, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të Punës nr. 03/L-212, (Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës, nr. 90/2010), Ligjit për arsimin parauniversitar në Republikën e Kosovës nr. 04/L-032, Udhëzimin administrativ 05/2021, Udhëzimin administrativ nr. 02/2018 për Qendrat Burimore, Udhëzimin administrativ nr. 07/2017, për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Departamenti i arsimit parauniversitar, rishpall;

KONKURS

Për vende të lira të punës në Qendrat Burimore/shkolla speciale

Nr. | Pozita | vendi i lirë/zëvendësim | Nr.  i pozitave
1 | Edukator/e në konvikt në QB ‘Xheladin Deda” në Pejë | vend i lirë       1

Punët dhe detyrat kryesore për edukator/e në konvikt:

  • Bashkëpunojnë me arsimtarët që marrin pjesë në procesin mësimor;
  • Bashkëpunojnë me mësimdhënësit e mësimit praktik dhe i dërgojnë nxënësit në mësimin praktik;
  • Organizojnë dhe mbajnë këshilla me nxënësit rreth kryerjes së detyrave të shtëpisë;
  • Kujdeset për nxënësit (në aspektin e edukimit, shëndetit, ushqimit, veshmbathjes dhe higjienës personale).

Përgatitja shkollore për edukatore në konvikt:

  • Edukator/e – Fakulteti Filozofik – dega e pedagogjisë së përgjithshme.

Kushtet e konkursit

Përzgjedhja e kandidatëve bëhet duke u bazuar në kriteret e Ligjeve që e rregullojnë fushën e arsimit: Ligji për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, nr. 04/L-032, paragrafi  3 i nenit 9 të Udhëzimit administrativ 05/2021 për Normativin mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm.

Dëshmi shtesë për fazën e paraseleksionimit

Certifikata të trajnimeve të akredituara nga MASHTI, gjegjësisht vetëm ato që konsiderohen relevante për vendin e punës sipas konkursit.

Sqarim shtesë: – Informatat e dhëna në aplikacion konsiderohen të vlefshme vetëm nëse dëshmohen me dokumente.

Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet t’i kenë të nostrifikuara dokumentet në MASHTI.

Në intervistë me shkrim ftohen kandidatët që i plotësojnë kriteret e konkursit. Kandidatët që aplikojnë duhet të jenë banor të Republikës së Kosovës.

Periudha provuese e punës është  1 (një) vit.

Afati dhe mënyra e aplikimit

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes së konkursit në mjetet e informimit publik.

Formulari i aplikimit i plotësuar ( merret në Qendër Burimore).

Dokumenti personal ( letërnjoftim ose pasaportë).

Diploma e kualifikimit (ose certifikatë) certifikata në vend të diplomës duhet të jetë e noterizuar.

Kandidatët, dokumentet duhet ti dorëzojnë në Qendrën Burimore/shkollën speciale përkatëse ku konkurrojnë.  Aplikacionet e pakompletuara nuk shqyrtohen.

Full announcement

Prano njoftimet me email

Related Listings

Edukator/e   Ferizaj
26/11/2021