Drejtorë të Bordeve – Kompanitë rajonale

64x64 republika e kosoves e1610568046502
Office of the Prime Minister
Published
29/09/2021
Location
Kosovo
Category
Listing Type
Jobs  

Description

Në mbështetje të nenit 15 paragrafit 6 të Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-111 dhe Ligjin Nr. 05/L-009 si dhe  duke u bazuar në nenin 5 të Rregullave mbi Identifikimin e Kandidatëve për Drejtorë të Bordeve të Ndërmarrjeve Publike dhe Metodologjinë e Vlerësimit, Sekretari i Përgjithshëm i Zyrës së Kryeministrit shpall:

KONKURS

Për Drejtorë të Bordeve të Ndërmarrjeve Publike Qendrore për:

  • Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit  Radoniqi  A, Gjakovë; dhe
  • Kompaninë Rajonale të  Ujësjellësit Mitrovicë  A, Mitrovicë.

KUALIFIKIMI DHE PËRSHTATSHMËRIA PROFESIONALE

Një kandidat për t’u zgjedhur drejtor i Bordit në Ndërmarrje Publike Qendrore duhet të ketë kualifikime dhe përvojë pune sipas nenit 17 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike Nr. 03/L-087, të nenit 9 të Ligjit Nr. 04/L-111 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike dhe nenit 6 të Ligjit Nr. 05/L-009 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike si vijon:

Çdo person i cili konkurron për një pozitë të drejtorit duhet që po ashtu të përmbush edhe kushte e përshtatshmërisë profesionale  si në vijim:

  1. Duhet të jetë person që ka integritet të njohur, dukë marr parasysh, ndër tjera, çfarëdo shkelje materiale të detyrave fiduciare që mund të ketë bërë ky person ndaj cilitdo person tjetër;
  2. Duhet ose(i) të ketë së paku pesë (5) vjet përvojë – së paku në një nivel të lartë të menaxhmentit – në fushën e administrimit të biznesit, financave korporative, financa, menaxhim i thesarit, banka, konsulencë  në biznes ose industri ose nga një fushë tjetër e shkencës ose njohurisë e cila ka të bëjë me veprimtarin afariste të NP-së; ose (ii) për së paku pesë (5) vite, të ketë qenë kontabilist publik, jurist i kualifikuar, ose anëtar i kualifikuar i një profesioni tjetër i cili ndërlidhet ngushtë me veprimtarinë afariste të NP-së.

KUSHTET

Një person ka të drejtë të shërbejë si drejtor vetëm nëse i plotëson të gjitha kushte më poshtë si dhe kushte për pavarësi dhe përshtatshmëri profesionale të përcaktuara në paragrafët 2 dhe 3 të nenit 17 të këtij ligji;

  1. Nuk është  dënuar ose vendosur nga një gjykatë kompetente, përveç nëse ky dënim ose vendim më pas është ndryshuar nga një gjykatë tjetër në bazë të ankesës, se ka kryer vepër penale ose civile vepër penale apo civile që përfshinë përgënjeshtrim, prezantimin e rrejshëm, korrupsionin, vjedhjen, pastrimin e parave,  përvetësim, keqpërdorim apo ndarjen e rrejshëm të fondeve ka qenë i përfshirë në mitosje apo ryshfet sipas ligjeve apo rregulloreve në fuqi në Kosovës apo ndonjë vend tjetër, apo sipas traktateve ose konventave ndërkombëtarë;
  2. Nuk është vendosur nga një gjykatë ose organ apo organizatë përgjegjëse për zhvillimin e kodit etik apo standardeve të sjelljes profesionale, përveç nëse ky dënim ose vendim më pas është ndryshuar nga ndonjë gjykatë ose organ tjetër në bazë të ankesës, (i) se është angazhuar në sjellje jo profesionale, (ii) ka shkelur kodin etik apo standardet e sjelljes profesionale, (iii) se ka keq-përvetësuar apo keqpërdorur  parat apo burimet publike, (iv) se ka keqpërdorur apo keq-përvetësuar informatat (të dhënat) e fituara gjatë shërbimit si zyrtar publik apo shërbyes civil, ose (v) se ka keq përdorur postin publik ose postin në shërbimin civil për përfitime personale ose për përfitime  apo përparësi te një të afërmi ose të njohuri, apo;
  3. Nuk ka bërë përgënjeshtrime materiale nën çfarëdo dëshmie nën betim apo betim tjetër apo ose dokumentin të vulosur apo noterizuar;
  4. Nuk është shpallur i falimentuar gjatë (10)viteve të kaluara dhe
  5. Nuk punon në ndonjë institucion ku bëhen politikat zhvillimore për Ndërmarrje Publike përkatëse ku kandidati punon.

Kandidati nuk kualifikohet për  drejtor në Bordin e Ndërmarrjes Publike Qendrore, nëse:

  1. Aktualisht është zyrtar, ose menaxher i NP përkatëse, ose cilësdo nga filialet e saj, ose ka shërbyer si zyrtar ose menaxher i NP përkatëse ose cilësdo nga filialet e saj brenda pesë (5) vjetëve të kaluara;
  2. Aktualisht është punonjës i nivelit të lartë i NP-së përkatëse, ose ka shërbyer si punonjës i nivelit të lart në NP-në përkatëse brenda tri (3) viteve të kaluara;
  3. Aktualisht ka, ose gjatë tre vjetëve të kaluara ka pasur, çfarëdo marrëdhënie materiale afariste (përveç si konsumator individual i shërbimeve të NP-së) me NP-në përkatëse ose cilëndo nga filialet e saj, qoftë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë;
  4. Është aksionar, drejtor, zyrtar ose punonjës i lartë në një shoqëri tregtare ose person tjetër juridik, i cili ka marrëdhënie materiale afariste me NP-në përkatëse ose cilëndo nga filialet e saj;
  5. Pranon, ose ka pranuar brenda tre (3) vjetëve të kaluara, kompensim shtesë nga NP përkatëse ose cilado nga filialet e saj (përveç honorarit të Drejtorit ose kompensimit stimulues të përcaktuar në nenin 20.1, ose është anëtar në skemën pensionale të NP-së përkatëse ose cilësdo nga filialet e saj;
  6. Mbanë drejtorësi të ndërsjellë ose ka lidhje të konsiderueshme me drejtorët e tjerë të NP-së përkatëse përmes përfshirjes në shoqëri tjera tregtare ose organe;
  7. Përfaqëson në aksionar i cili posedon dhjetë për qind (10%) të aksioneve votuese në NP-në  përkatëse;
  8. Ka shërbyer në Bordin e Drejtorëve të NP-së  përkatëse më shumë se nëntë (9) vjet nga data e zgjedhjes së parë të tij/saj;
  9. Është i afërm i shkallës së tretë (siç është konstatuar në përputhje me përkufizimin e “Interesit Financiar” në nenin 2 të  këtij Ligji) i cilitdo person që i takon cilësdo nga kategoritë më sipër përveç personit të përcaktuar në pikën (b); ose
  10. Është  ose (i) punonjës, zyrtar, drejtor ose aksionar, ose ka një interes financiar në një shoqëri tregtare të pa-listuar dhe që konkurron në Ndërmarrjen, ose (ii) menaxher i lartë, zyrtar, drejtor ose aksionar (i cili posedon më shumë se dy për qind (2%)të  të drejtave të votimit), ose ka një interes të konsiderueshëm financiar në, cilëndo nga shoqëritë tregtare të listuara që  konkurrojnë në Ndërmarrjen;  dhe
  11. Është ose në çfarëdo kohe gjatë periudhës 36 mujore para datës së aplikimit ka qenë(i) zyrtar i zgjedhur publik, i emëruar politik ose bartës i një posti udhëheqës ose vendimmarrës në një parti politike;
  12. Ka çfarëdo konflikti të interesave që për nga natyra, do të shkaktonte që ky person të mos jetë në gjendje që në mënyrë rutinore, me besnikëri, në mënyrë të pavarur dhe objektive t’i përmbushë detyrat e tij financiare ndaj Aksionarëve dhe NP-së.

KOMPENZIMI

Kompensimi i drejtorëve të Bordeve të Ndërmarrjeve Publike Qendrore do të bëhet në bazë të nenit 20 të Ligjit për Ndërmarrje Publike dhe nenit 12 Ligjit Nr. 04/L-111 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike.

INFORMATAT TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT LIDHUR ME PROCEDURAT E KONKURIMIT

Kandidatët për drejtorë në Bordin e Ndërmarrjes Publike duhet të dorëzojnë këto dokumente:

  • CV-në;
  • Letrën e motivimit;
  • Deklaratën nën betim (formular, i cili plotësohet në momentin e dorëzimit të dokumentacionit);
  • Dokumentacionet e parapara në kushtet e punësimit (dëshminë e kualifikimit profesional, dëshminë e përvojës së punës dhe pasqyrat e trustit pensional);
  • Certifikatën (dëshminë) që dëshmon se nuk është nën hetime;
  • Kopjen e letërnjoftimit ose pasaportës (si dëshmi e shtetësisë Kosovare).

Aplikuesi duhet të plotësoj personalisht deklaratën nën betim me rastin e aplikimit, në të cilën deklaron se ai/ajo i përmbush kushtet e kualifikimit, pavarësisë dhe të përshtatshmërisë profesionale  sipas  Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike me ndryshimet dhe plotësimet e bëra me Ligjin Nr. 04/L-111 dhe Ligjin Nr. 05/L-009. Çdo përgënjeshtrim material, qoftë i qëllimshëm ose nga neglizhenca, ose ndryshim material nga informatat e dhëna në deklaratën e sipërpërmendur, do të rezultojë në diskualifikimin e menjëhershëm.

Dokumentacioni dorëzohet në Sekretariatin Koordinues të Qeverisë, Ndërtesa e Qeverisë, kati i I-rë, në  Sallën nr. 34  në zarf të mbyllur ku shkruhet emri dhe mbiemri si dhe emri i Ndërmarrjes Publike në të cilën kandidati konkurron.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk kthehet. Origjinalet mund të kërkohen gjatë intervistës.

Aplikacionet e pakompletuara nuk do të shqyrtohen.

Qeveria e Republikës së Kosovës inkurajon të aplikojnë personat e gjinisë femërore, personat me nevoja të veçanta dhe pjesëtarët e komuniteteve jo-shumicë.

Afati i konkursit është i hapur 30 ditë nga data e publikimit në shtypin ditor nga data  30 shtator 2021 deri me  29 tetor 2021).

Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.

Për informata shtesë mund të njoftoheni përmes telefonit 038/ 200 14 400.

⇒ Full announcement

Prano njoftimet me email

Related Listings