Drejtor/esh i/e ASHNA-s

kosovo logo 150x150 1 e1604661172151
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës
Published
14/07/2021
Location
Pristina
Category
Listing Type
Jobs  

Description

Në bazë të nenit 6, paragrafi 2 të Ligjit Nr.04/L-250 për Agjencinë e Shërbimit të Navigacionit Ajror, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, shpall

Konkurs

Titulli i pozitës së punës : Drejtor/esh i/e ASHNA-s
Klasa e pozitës: Drejtues i Lartë
Kohëzgjatja e emërimit 5 vjet
Koeficienti/Paga; sipas Vendimit të Qeverisë
Nr. i kërkuar 1
Data e njoftimit 15/06/2021
Afati për aplikim 16/07/2021- 30/07/2021
Institucioni - MMPHI
Departamenti ASHNA
Divizioni
Nr. i Referencës
Kodi

Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  • Drejtori prioritet të madh i kushton ruajtjes së sigurisë të navigacionit ajror dhe siguron ushtrimin e kompetencave dhe përgjegjësive të ASHNA-s në pajtim me legjislacionin në
  • Drejtori mbikëqyr të gjitha çështjet e sigurisë, teknike operative, administrative, financiare dhe ligjore, të lidhura drejtpërsëdrejti apo tërthorazi me menaxhimin dhe operimin e ASHNA-s dhe me pronat e
  • Drejtori përfaqëson ASHNA-n në projektet dhe iniciativat vendore dhe ndërkombëtare të ndërlidhura me aktivitetet e
  • Drejtori siguron që aktivitetet e ASHNA-s të jenë në përputhje me të gjitha dispozitat e aplikueshme të Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike si dhe Përgjegjësitë dhe me ligjet tjera

Autorizimet dhe Përgjegjësitë e ASHNA

Përveç nëse parashihet ndryshe me kontratë ose marrëveshje ndërkombëtare ASHNA do të jetë përgjegjëse për:

  • Ofrimin e Shërbimeve të Kontrollit të Trafikut Ajror;
  • Menaxhimin e Qarkullimit të Trafikut Ajror dhe të Hapësirës Ajrore (në bashkëpunim me NATO-n);
  • Shërbimet e Informimit Aeronautik;
  • Shërbimin Meteorologjik Aeronautik;
  • Blerjen, instalimin, mirëmbajtjen, operimin dhe modernizimin e komunikimit, navigacionit, paisjeve dhe sistemeve të vëzhgimit të hapësirës ajrore;
  • Prokurimin, instalimin, mirëmbajtjen, operimin, dhe modernizimin e të gjitha pajisjeve përcjellëse të nevojshme të navigacionit (me përjashtim të paisjeve ndihmëse vizuale) dhe furnizuesve primarë dhe të përsëritshëm të energjisë dhe furnizuesve ndihmës. ASHNA dhe operatorët e aeroportit ose kompanitë të cilat menaxhojnë dhe operojnë aeroportet në Republikën e Kosovës do ta kenë Memorandumin e Mirëkuptimit ku deklarohet pronësia, përgjegjësia, mirëmbajtja dhe operimi për paisjet e tilla. Memorandumi i Mirëkuptimit do të rishikohet çdo vit me qëllim të sigurimit të relevancës dhe efektivitetit konstant;
  • Ofrimin e trajnimeve dhe këshillave në lidhje me navigacionin ajror;
  • Realizimin e hulumtimeve dhe zhvillimeve në lidhje me navigacionin ajror;
  • Zhvillimin e metodave për shpejtimin e modernizimit të kontrollit të trafikut ajror dhe përmirësimin e sigurisë së aviacionit lidhur me kontrollin e trafikut ajror;
  • Marrëveshjet për zhvillim me Drejtorin e Përgjithshëm të AAC-së dhe me shfrytëzuesit të produkteve, shërbimeve dhe kapaciteteve të cilat i ofron;
  • Veprimin në përputhje me standardet e të caktuara nga AAC-ja dhe të reagojë shpejt në gjetjet gjatë mbikëqyrjes nga AAC-ja;
  • Konsultim me konsumatorët, udhëtaret përfshirë dhe me shfrytëzuesit e drejtpërdrejtë siç janë kompanitë ajrore, transportuesit e ngarkesave, prodhuesit, aeroportet, aviacionin e përgjithshëm dhe të përqendrohet në realizimin e rezultateve që i plotësojnë nevojat e konsumatorëve të jashtëm të ASHNA;
  • Konsultimin dhe bashkëpunimin me operatorët ose kompanitë të cilat menaxhojnë dhe operojnë aeroportet në Republikën e Kosovës, me AAC-në, Ministrinë dhe NATO-n për të përcaktuar praktikat më të mira për përmbushjen e nevojave të ndryshme në tërë hapësirën ajrore të Republikës së Kosovës;
  • Formulimin dhe rekomandimin tek AAC-ja për çdo ndryshim rregullativ të nevojshëm për ASHNA-n në mënyrë që të arrihen qëllimet e performancës dhe të ofrohet siguri në nivel të duhur;
  • Ofrimin e këshillave për Qeverinë lidhur me zhvillimin e politikave të propozuara nga Qeveria për përdorimin e hapësirës ajrore të Republikës së Kosovës që të plotësojë nevojat e shfrytëzuesve duke pasur parasysh sigurinë kombëtare faktorët ekonomik, mjedisin dhe nevojën për një standard të lartë të sigurisë;
  • Kryen e funksione tjera që kanë të bëjnë me aviacionin civil në Republikën e Kosovës të cilat i janë caktuar me këtë ligj ose me ndonjë akt tjetër normativ.
  • ASHNA koordinon përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit me Ministrinë përkatëse të Punëve të Brendshme dhe bashkëpunon ngushtë me Komisionin për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike.
  • ASHNA do të sigurojë navigacion ajror të sigurt të vazhdueshëm të qetë dhe efektiv përmes kryerjes së detyrave si ofrues i shërbimit të navigacionit ajror përmes menaxhimit të hapësirës ajrore dhe përmes menaxhimit të qarkullimit të trafikut ajror në pajtim me Ligjin për Aviacionin Civil në fuqi dhe me Rregulloret në bazë të Marrëveshjes për Themelimin e Hapësirës së Përbashkët Evropiane të Aviacionit.

Kërkesat e përgjithshme për pranim

  • të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.

Kërkesat e përgjithshme formale

Arsimimi i kërkuar:

  • Diplomë/a të studimeve universitare nga një institucion i akredituar akademik me të paktën 240 kredi/ECTS apo ekuivalente me to, apo një gradë pasuniversitare në fushën e aviacionit civil;
  • Të këtë së paku pesë (5) vjet përvojë pune në menaxhim në fushën e Aviacionit civil apo navigacionit ajror;
  • Të mos ketë qenë i denuar për ndonjë vepër penale

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme

  • Mendimi strategjik;
  • Lidership;
  • Mendimi kreativ;
  • Zgjidhja e problemeve;
  • Orientimi kah rezultatet;
  • Komunikimi;
  • Menaxhimi;
  • Përshtatja;
  • Puna në ekip;
  • Zhvillimi i vetës dhe i tjerëve;

Kërkesa specifike

  • Të mos këtë interes të drejtpërdrejtë ose të tërthortë monetar, financiar ose interes tjetër në ndonjë organizatë biznesore që është e angazhuar në sektorin e aviacionit civil;

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen

  • Aftësi të larta organizative, drejtuese (lidership), formulim politikash, dhe menaxhim
  • Shkathtësi të shkëlqyera strategjike dhe analitike që mundësojnë të këshilloj për çështje komplekse me besueshmëri dhe përcaktimin dhe arritjen e objektivave strategjike të
  • Aftësi për të udhëhequr bashkëpunimin dhe për të menaxhuar ndryshime të rëndësishme në organizata të mëdha dhe
  • Njohuri të gjera lidhur me fushën e përgjegjësisë së institucionit, menaxhimin e sistemit buxhetor dhe të shërbimit civil.
  • Aftësi për t'iu përshtatur prioriteteve të zhvendosura, kërkesave dhe afateve kohore përmes aftësive të nivelit të lartë analitik dhe zgjidhjes së
  • Aftësi të forta negocimi, komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësinë për të krijuar dhe mbajtur marrëdhënie besimi me titullarin e institucionit dhe stafin që menaxhon
  • Njohja e gjuhës angleze

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim

  • Kopjet e diplomave mbi kualifikimin arsimor, nostrifikimin për diplomat e marra jashtë vendit;
  • Dëshmi mbi shkollimin dhe trajnimet në fushën të cilën kërkohet rekrutimi,
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit;
  • Vertetim që kandidtai nuk është nën hetime;
  • Dëshminë që nuk ka në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji;
  • Një letër motivimi;
  • Çertifikata e shtetësisë së Republikës së Kosovës;
  • Deklarata nën betim që nuk ka konflikt

Ndërsa dëshmitë si në vijim duhet t’i sjellin vetëm kandidatët fitues të konkurrimit;

  • të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;

Data e shpalljes së rezultateve pas verifikimit paraprak

Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet do të shpallet më së largu deri më datën 06/08/2021, në portalin e rekrutimit elektronik https://konkursi.rks-gov.net ; https://www.mit-ks.net

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim – maksimumi 35 pikë
  • Vlerësimi i biografisë – maksimumi 15 pikë
  • Intervista – maksimumi 50 pikë

Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik https://konkursi.rks-gov.net; https://www.mit-ks.net Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Mënyra e njoftimit të kandidatëve/aplikantëve

Përmes     email-it,     dhe    portalit     për     rekrutim     elektronik     (https://konkursi.rks-gov.net; https://www.mit-ks.net

Mënyra e aplikimit

Përmes portalit për rekrutim elektronik https://konkursi.rks-gov.net; https://www.mit-ks.net, Aplikacioni për punësim në ASHNA mund të shkarkohet, nga https://konkursi.rks-gov.net; https://www.mit-ks.net po ashtu mundë të tërhiqet në Zyren A204 ndërtesa e ish GERMIA- Prishtinë.

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.

Aplikacionet duhet të dorëzohen në MMPHI në Zyren A204 Ndërtesa e ish GERMIA- Prishtinë Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.

Full announcement

Related Listings

Drejtor/e në SHMLP   Rahovec
13/10/2021
12/10/2021
11/10/2021