Drejtor/e në SHMLP

rahovec e1601100650626
Municipality of Rahovec
Published
13/10/2021
Location
Rahovec
Listing Type
Jobs  

Description

Në bazë të në nenit 68 të Ligjit Nr. OGL-114 për Zyrtaret Publik, Ligjit të Punës Nr. O3IL-212, nenin 5 pika d, të Ligjit nr.031L-068 për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, në nenin 20 ,paragrafi 1 të Ligjit nr. 041L-32 Ligji për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës dhe Udhëzimin Administrativ të MASHT-it nr.15172020 të datës 22.12.2020, Drejtoria Komunale e Arsimit në Rahovec shpall:

KONKURS

Për plotësimin e vendit të punës Drejtor/e në:

1. SHMLP ”Selajdin Mullaabazi-Mici” në Rahovec

Kushtet që duhet ti plotësojnë kandidatëtjet për të marrë pjesë në konkurs:

Kandidatif/a ie interesuar për konkurim në vendin e punës për drejtorJeshë shkolle duhet t'i plotësojnë këto kushte:

  • Të jetë shtetasi Republikës së Kosovës
  • Të ketë të kryer arsimin universitar, nivelet e kualifikimit që i plotësojnë kushtet sipas normativit profesional për arsimin e përgjithshëm dhe normativit për arsimin profesional në fuqi
    • Master për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim (kualifikim prej 300 ECTS, së paku 5 vite jë shkollimit universitar)
    • Master arsimor (kualifikim prej 300 ECTS) 5 vite të shkollimit universitar)
    • Katërvjeçar (kualifikim prej 240 ECTSJA vite të shkollimit universitar),
    • Bachelor katërvjeçar (kualifikimin prej 240 ECTSIA vite të shkollimit universitar),
  • Të ketë licencë të rregullt të mësimdhënësit sipas udhëzimit administrativ për licencim të mësimdhënësve
  • Të ketë të përfunduar me sukses një program të kualifikimit profesional për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim, të bazuar në standardet e praktikës profesionale për drejtor të shkollave në Kosovë, të aprovuar nga MASHTI, sipas rekomandimit të KSHLM,
  • Të ketë përvojë pune në procesin edukativo-arsimor sipas udhëzimeve të përcaktuara në katalogun e punës
    • Pesë (5) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor, për kandidatë/et për drejtor/eshë në arsimin e mesëm të lartë
    • Katër (4) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor, për kandidatët/et për drejtorfeshë në nivelet tjera dhe
    • Tri (3) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor, për kandidatët/et për zëvendësdrejtor/eshë.
  • Për shkollat profesionale të AAP dhe Qendrat e Kompetencës, kandidati/ja, duhet të jetë me përgatitje profesionale të profileve përkatëse të institucionit ku konkuron.

Kandidati/ja duhet të posedojë dhe dëshmojë dokumentet si në vijim:

  • Diplomën e fakultetit të kryer për nivelin përkatës të kualifikimit
  • Certifikatën pë kryerjen me sukses të programit të trajnimit për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim, bazuar në standardet e praktikës profesionale për drejtor të shkollave në Kosovë.
  • Kandidati/ja që ka të përfunduar programin universitar Master në udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim, në mungesë të certifikatës së trajnimit për udhëheqje në arsim, ofron dëshminë e diplomës Master në këtë fushë të studimeve.
  • Kopjen e dokumentit të identifikimit (ID)
  • Certifikatën shëndetësore të lëshuar në gjashtë muajt e fundit nga një institucion i licencuar shëndetësor me të cilën dëshmohet gjendja shëndetësore
  • Dëshminë se nuk jeni nën hetime dhe dëshminë se nuk keni qenë iJe dënuar për krim, dhunë ose vepra të padenja që përfshijnë fëmijët
  • Dëshminë për përvojën e punës në procesin edukativo-arsimor,
  • Deklaratën në betim që vërteton se në tri vitet e fundit kandidatifja nuk ka qenë në asnjë funksion udhëheqës në strukturat e partive politike.
  • Portfolion profesionale me dëshmi sipas udhëzimeve në shtojcën formularin H të U.A.151/2020.
  • Dokumentacioni i aplikimit, i përcaktuar në paragrafin 1.7. të këtij neni së bashku me formularin e aplikimit i cili merret në DKA, dorëzohen në kopje fizike po ashtu në DKA duke filluar nga data, 08.10.2021 dhe zgjatë 15 ditë kalendarike dhe atë deri më datë, 25.10.2021, deri në ora 15.00.
  • Kandidati/ja në këtë konkurs publik, ka të drejtë të aplikojë në një e më shumë shkolla.Në raste të tilla përgatit dokumentacion të ndarë për secilën shkollë ku aplikon.
  • Aplikacionet e dorëzuara pas afatit nuk pranohen, ndërsa aplikacionet e mangëta refuzohen.

Detyrat dhe përgjegjësitë e drejtorit/eshës në IEAAP

Drejtori/esha i/e IEAAP, ka përgjegjësi ekzekutive në menaxhimin dhe administrimin e përgjithshëm të institucionit, duke përfshirë:

  • Përgatitjen e Planit Vjetor, Planit Zhvillimor të Institucionit edukativo-arsimor dhe raportet vjetore të punës
  • Përdorimin efikas dhe efektiv të sistemit për menaxhimin e informative në arsim(SMIA) dhe respektimin e kodeve të këtij sistemi, procedurave të sigurimit dhe afateve të përcaktuara për përditësimin e të dhënave të nevojshme gjatë vitit shkollor
  • Detyrat e caktuara për zgjedhjen e mësimdhënësve, vlerësimin, disiplinën në institucionin edukativo-arsimor dhe çështjet tjera që kanë të bëjnë më mësimdhënësit dhe punëtorët tjerë të arsimit
  • Mbështetjen dhe mbikqyrjen e zbatimit të kurrikulës
  • Mbështetjen dhe mbikqyrjen e punës së aktiveve dhe bashkëpunëtorëve profesional të institucionit edukativo-arsimor si dhe mekanizmave tjerë të tinstitucionit që kanë rol në vlerësimin e performancës së institucionit dhe menaxhimin e cilësisë së punës së institucionit
  • Bashkëpunimin me Këshillin Drejtues të institucionit edukativo-arsimor (KDSH), Këshillin e Prindërve, Këshillin e Arsimtarëve, Këshillin e Nxënësve dhe komunitetin e institucionit edukativo-arsimor
  • Raporton së paku dy herë në vit para KDSH-së
  • Siguron ambient të sigurt dhe përkrahës për fëmijëtinxënësit në institucionin edukativo-arsimor, duke përfshirë edhe caktimin dhe aplikimin e masave disiplinore ndaj nxënësve, sipas legjislacionit në fuqi
  • Ruajtjen e dokumenteve dhe të dhënave siç parashihet nga komuna apo Ministrih e Arsimit dhe Shkencës (MASH)
  • Çështjet e tjera që rregullohen përmes ligjit pë arsimin parauniversitar, akteve nënligjore të miratuara nga MASH dhe obligimet që dalin nga rregullorja e komunës për arsim.

Mënyra e aplikimit:

Dokumentacioni i aplikimit, dorëzohet në kopje fizike së bashku me formularin e aplikimit në DKA. Formulari i aplikimit merret shkarkohet nga linku: konkursi.rks-gov.net

Kandidati/ja në këtë konkurs publik, ka të drejtë të aplikojë në një e më shumë shkolla. Në raste
të tilla përgatit dokumentacion të ndarë për secilën shkollë ku aplikon.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit nuk pranohen ndërsa aplikacionet e mangëta refuzohen.

Lista Pritëse:

Kandidatët të cilët grumbullojnë 60 e më shumë pikë, hynë në Listën pritëse si kandidat fitues,
dhe nëse paraqitet nevoja për ndonjë pozitë të lirë-drejtorte në SHMLP, kanë të drejtë të
punësohen. Lista pritëse vlen vetëm gjatë vitit 2021.

Aplikimi në konkurs:

Afatii aplikimit fillon nga data 13.10.2021 dhe zgjat 15 ditë kalendarike dhe atë deri me datë 27.10.2021, deri ne ora 16:00

Prano njoftimet me email

Related Listings