Drejtor/e në SHFMU (3)

komuna e vitise 150x150 1 e1605092567316
Komuna e Vitisë
Published
13/07/2021
Location
Viti
Listing Type
Jobs  

Description

Duke u bazuar në nenin 67 dhe 68 të Ligjit për Zyrtarë Publik Nr.06IL-1 14, neni të Ligjit për
Punë Nr.031L-212, Ligjit për Arsimin Parauniversitar Nr.047L-032 dhe Udhëzimit Administrativ Nr.151720, Drejtoria për Arsim e Komunës së Vitisë, më datën 09.06.2021, shpallë:

KONKURS PUBLIK
për plotësimin e vendeve të lira të punës

I. Titulli i vendeve të punës:

  • Një drejtor në SHFMU “Bafti Haxhiu”, në Viti
  • Një drejtor në SHFMU “Mirali Sejdiu”, në Goshicë
  • Një drejtor në SHFMU ”Hasan Alia”, në Remnik

II. Institucioni: Komuna e Vitisë
Departamenti: Drejtoria për Arsim
Lloji i Pozitës: Jo i karrierës
Titulli i mbikëqyrësit: Drejtoria për Arsim
Koeficienti: Për drejtor të shkollave fillore, 7.8
Orët e punës: 40 orë
Kohëzgjatja e emërimit: 4 vite

Kualifikimi: UA 15172020, për detyrat dhe përgjegjësitë e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të
institucionit publik edukativo-arsimor dhe aftësues parauniversitar në Republikën e Kosovës,
procedurat e përzgjedhjes dhe emërimit, përfundimit të kontratës, emërtimit të përkohshëm.

Qëllimi i vendit të punës:

Menaxhimi, organizimi dhe mbikëqyrja e procesit arsimor në institucionin edukativo-arsimor.

Detyrat Kryesore:

  • Përgatitjen e planit vjetor, planit zhvillimor të institucionit edukativo-arsimor dhe raportet
    vjetore të punës:
  • Përgjegjësi ekzekutive në menaxhimin dhe administrimin e përgjithshëm të institucionit:
  • Përdorimin efikas dhe efektiv të sistemit për menaxhimin e informatave në arsim dhe
    respektimin e kodeve të këtij sistemi, procedurave të sigurimit dhe afateve të përcaktuara përpërditësimin e të dhënave të nevojshme gjatë vitit shkollorë:
  • Detyrat e caktuara për zgjedhjen e mësimdhënësve, vlerësimin, disiplinën në institucionin
    edukativo-arsimor dhe çështjet tjera që kanë të bëjnë me mësimdhënësit dhe punëtorët tjerë të arsimit:
  • Mbështetjen dhe mbikëqyrjen e zbatimit të kurrikulës:
  • Mbështetjen dhe mbikëqyrjen e punës së akterëve dhe bashkëpunëtorëve profesional të
    institucionit edukativo-arsimor, si dhe mekanizmat tjerë të institucionit arsimor, që kanë rol në vlerësimin e përformancës së institucionit dhe menaxhimin e cilësisë së punës së institucionit:
  • Bashkëpunon me Këshillin Drejtues të Institucionit Edukativo-Arsimor (KDSH-së).
  • Këshillin e Arsimtarëve, Këshillin e Nxënëseve dhe komunitetin e institucionit edukativo- arsimor, duke përfshirë edhe caktimin dhe aplikimin e masave disiplinore ndaj nxënësve, sipas legjislacionit në fuqi:
  • Ruajtjen e dokumenteve dhe të dhënave, siç parashihet nga komuna apo Ministria për Arsim dhe Shkencë:
  • Çështjet e tjera, që rregullohen përmes Ligjit për Arsim Parauniversitar, akteve nënligjore të
    miratuara nga MASHT-i dhe obligimet që dalin nga rregullorja e komunës për arsim.

Kushtet që duhet t'i plotësojnë kandidatët që konkurrojnë në këtë konkurs:

  • Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës:
  • Të kenë të kryer së paku arsimin universitar të nivelit themelor (së paku kualifikimin prej 240 ECTS) 4 vite të shkollimit universitar), nga profilet e pranueshme për pozitën e mësimdhënësit, sipas Udhëzimit për licencimin e mësimdhënësve dhe normativit mbi punësimin e kuadrit mësimor dhe rregullativës tjetër ligjore:
  • Të kenë licencë të rregullt të mësimdhënësit dhe ata që janë në procedurë të licencimit:
  • Të kenë përfunduar me sukses një program të akredituar të kualifikimit profesional për
    udhëheqje, administrim ose menaxhim:
  • Të kenë më së paku 3 vite përvojë pune në arsim ose në institucione të arsimit.

Kandidatët duhet të kenë dhe dorëzojnë këto dokumente:

  • Çertifikatën e lindjes:
  • Diplomën e fakultetit të kryer për nivelin përkatës:
  • Dëshminë për përvojën e punës:
  • Portofolin profesional (shih shtojcën G):
  • Letërreferencë nga një institucion publik - kredibil (Ministria për Arsim, Shkencë dhe
    Teknologji, DKA, këshilli drejtues i shkollës, punëdhënësi paraprak, institucionet e arsimit të
    lartë):
  • Letrat e referencës duhet të kenë përmbajtje dëshmuese për punën dhe angazhimet paraprake.
  • Planin zhvillimor të institucionit edukativo-arsimor dhe aftësues, për të cilin ka konkurs (së
    paku 10 faqe tekst, me hapësirë 1.5, fondi i shkronjave me 12, arial), sipas udhëzimit të
    MASHT-it:
  • Çertifikatën shëndetësore të lëshuar nga një institucion shëndetësor publik, me të cilën
    dëshmohet gjendja e tij ) saj shëndetësore:
  • Dëshminë se nuk është nën hetime:
  • Kopjen e letërnjoftimit.

Të gjithë kandidatët të cilët kanë mbaruar studimet jashtë shtetit të Republikës së Kosovës
si dhe nëpër kolegje private brenda Republikës së Kosovës, e që konkurrojnë për këtë pozitë,
duhen, që diplomat e tyre (gradat universitare të fituara) të jenë të njohura nga Ministria për
Arsim, Shkencë dhe Teknologji, në pajtim me Udhëzimin Administrativ Nr.812010, të datës
22.06.2010. Në të kundërtën, komisioni gjatë selektimit të aplikacioneve do të refuzoj çdo
aplikacion të kandidatëve të cilët nuk i kanë plotësuar kushtet e konkursit.

Sipas Ligjit për Zyrtar Publik, njoftimi fillon nga 09.06.2021 deri më 09.07.2021, ndërsa
aplikimi mbetet i hapur 15 ditë nga data 10.07.2021.

  • Kandidatët e interesuar aplikacionet i marrin dhe i dorëzojnë në Drejtorinë për Arsim të
    Komunës së Vitisë.
  • Dokumentet e pakompletuara nuk do të merren në shqyrtim.

Related Listings

17/10/2021
16/10/2021
Punëtor/e Teknik/e   Kacanik
14/10/2021
Drejtor/e në SHMLP   Rahovec
14/10/2021