Drejtor/e i/e Zyrës Ligjore

KEDS Energy e1629815520926
KEDS Energy
Published
26/11/2021
Location
Pristina
Listing Type
Jobs  

Prano njoftimet me email

Description

Rreth pozitës: 

Drejtori i Zyrës Ligjore ka objektiv primar dhe siguron që kompania është duke vepruar brenda Ligjit në çdo kohë me të gjitha procedurat që zhvillohen brenda dhe jashtë saj.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE: 

  • Siguron analiza dhe këshilla për Menaxhmentin e kompanisë mbi çështjet ligjore, duke përfshirë por pa qenë i kufizuar në: kontratat komerciale, punësim, qeverisjen e korporatave, rregullatorin dhe politikat mjedisore, etj;
  • Këshillon Menaxhmentin për ligjet e reja, ligjet ekzistuese dhe të drejtat ligjore që do të ndikonin në funksionalitetin e kompanisë;
  • Mbikëqyr çështjet ligjore të kompanisë në tërësi, përfshirë veprimin si përfaqësues ligjor i kompanisë;
  • Harton dhe rishikon strategjitë ligjore në përgjigje të çdo procesi gjyqësor;
  • Qëndron i njoftuar çdoherë dhe plotësisht mbi trendet ligjore, trendet energjetike, ndryshimet në ligjet dhe rregulloret që lidhen me çështjet gjyqësore;
  • Zhvillon aftësi negociuese për të përgatitur përgjigje verbale/të shkruar, nga formulimi i një strategjie deri te paraqitja në gjykatë për të argumentuar çfarëdo çështje gjyqësore kundër kompanisë;
  • Zhvillon dhe rekomandon politikën e kompanisë për qëndrimin mbi të gjitha çështjet ligjore;
  • Përfaqëson kompaninë apo zyrtarët e saj në procedime të ndryshme ligjore;
  • Punon me ekipin ligjor dhe të tjerë duke qenë bashkëpunues dhe krijues në qasjen për zgjidhjen e problemeve.

KËRKESAT DHE KUALIFIKIMET: 

  • Kualifikim Universitar dhe/ose niveli Master;
  • Të ketë të përfunduar provimin e Jurisprudencës;
  • Së paku 2 vite përvojë menaxheriale;
  • Së paku 5 vite përvojë profesionale në çështjet ligjore;
  • Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës Shqipe dhe Angleze, ndërsa njohja e gjuhëve Serbe dhe Turke janë përparësi;
  • Aftësi të shkëlqyeshme në paketën e Microsoft Office;
  • Njohuri shumë të mira të sistemit ligjor dhe të ligjeve te aplikueshme ne Republikën e Kosovës;
  • Të posedoj integritet profesional, etikë dhe ndershmëri;
  • Të ketë komunikim efektiv, veçanërisht kur është fjala për të diskutuar çështjet juridike me jashtë;
  • Të mbaj pamje profesionale si dhe të siguroj e një imazhi pozitiv të kompanisë për publikun.

SI TË APLIKONI?

Për të aplikuar për këtë pozitë pune, ju duhet të dërgoni dokumentet e mëposhtme:

  • CV-në;
  • Diplomën e kualifikimit dhe dëshmi për kryerjen e provimit të Jurisprudencës;
  • Dëshmi nga përvoja e punës dhe
  • Certifikata/ Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata.

Dokumentet e kompletuara duhet të dërgohen në këtë email adresë:
HR@keds-energy.com duke specifikuar në titull pozitën për të cilën aplikoni, më së largu deri më datë: 7 Dhjetor 2021, në ora 16:00.

SHËNIME ME RËNDËSI: 

  • KEDS ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikimin nga të gjithë personat e gjinisë femërore dhe mashkullore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.
  • Aplikimet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikimet e mangëta refuzohen.
  • Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe të përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Related Listings