Drejtor/e i/e QKMF

kamenice komuna e1609613174666
Komuna e Kamenicës
Published
10/06/2021
Location
Kamenica
Category
Listing Type
Jobs  

Description

Në bazë të ligjit për Zyrtarët Publikë Nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publik, Kapitulli V neni 67 dhe 68 ,si dhe në bazë të Udhëzimit Administrativ Nr. 04/2020 për procedurat dhe kriteret e zgjedhjes së Drejtorit të QKMF Kamenicë, dhe nenit 14 të Statutit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare – Kamenicë, Komuna e Kamenicës shpallë këtë:

K O N K U R S
PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË PUNËS

DREJTORIA E SHËNDETËSISË DHE MIRËQENIES SOCIALE

Pozita: Drejtor i Qendrës Kryesore te Mjekësisë Familjare Kamenicë
Koeficienti : H - 944/1
Lloji i pozitës : Me afat të caktuar (mandat 4 vjeçar)
Kategoria Funksionale: Nivel drejtues
Orari i Punës: 40 orë në javë
Titulli i Mbikqyrësit: Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale

DETYRAT KRYESORE TË PUNËS: 

  • Siguron Ligjshmërinë dhe punën profesionale në QKMF,e cila duhet të udhëhiqet në pajtim me dispozitat e Statutit të QKMF-së;.
  • Është përgjegjës për përkujdesjen efektive të Shëndetësisë parësore për të gjithë banorët e Komunës së Kamenicës;
  • Në pajtim me Politikën shëndetësore ,Ligjin për Shëndetësi në Kosovë dhe Strategjinë e Kujdesit parësorë shëndetësorë i propozon Drejtorit të Drejtoratit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale planin e punës dhe buxhetin e QKMF-së,për vitin vijues;
  • Kujdeset për udhëheqjen e përditshme të procesit të punës;
  • Kujdeset për zhvillimin e vazhdueshëm profesional të personelit të QKMF-së;
  • Kontribuon në zhvillimin e sistemit të informimit shëndetësorë të QKMF-së;
  • Ushtron të drejta dhe autorizime dhe mban përgjegjësi të tjera në përputhje me dispozitat ligjore dhe aktet tjera që kanë të bëjnë me implementimin e Mjekësisë Familjare.

KUSHTET: 

  • Aftësi të plotë për përmbushjen e detyrave të vendit të punës, me orar të plotë pa kufizime dhe pengesa ligjore;
  • Përgatitje universitare: Fakulteti i Mjekësisë- Specialist i mjekësisë familjare,
  • Aftësi të mira analitike dhe komunikuese;
  • Të ketë përvojë pune nga fusha e menaxhimit dhe zbatimit të mjekësisë familjare;
  • Njohja e gjuhës angleze e dëshirueshme;
  • Njohuri të punës me kompjuter;
  • Aftësi të tjera që shërbejnë për kryerjen e detyrave të punës dhe raport kolegial në marrëdhënie të punës.

DOKUMENTET E NEVOJSHME PER APLIKIM:

  • Dokumentet personale;
  • Diplomë universitare;
  • Licencë pune e lëshuar nga organi kompetent;
  • Dëshmi për përvoje pune në shëndetësi;
  • Vërtetim mbi gjendjen shëndetësore të lëshuar nga institucioni publik shëndetësore.

Data e shpalljes së Konkursit: 02.06.2021 deri më 17.06.2021 

Tё gjithë kandidatët e interesuar duhet t’i marrin aplikacionet dhe tё plotësuara tё dorëzohen pranë Qendrën për Shërbim me Qytetarë nё Kamenicë.

Dokumentacioni i  kandidatëve tё cilët nuk i plotësojnë kushtet e konkursit  nuk do tё shqyrtohet, ndërsa në intervistë do të ftohen vetëm kandidatët nga lista e ngushtë.

Rezultatet shpallen ne linkun: https://konkursi.rks-gov.net/

Related Listings

Laborant/e (2)   Lipjan
21/10/2021
20/10/2021
18/10/2021
16/10/2021