Drejtor/e i/e përgjithshëm/me

kosovo logo 150x150 1 e1604661172151
Ministria e Punëve të Brendshme
Published
16/10/2021
Location
Pristina
Category
Listing Type
Jobs  
Monthly Salary (€)
1171

Description

Në bazë të nenit 40, paragrafi 2 të Ligjit Nr.06/L-114 për Zyrtaret Publik dhe nenit 6 paragrafi 1.4 i Rregullores Nr.15/2020 për pranim, vlerësim dhe disiplinë të nivelit të lartë drejtues, Departamenti për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë, shpallë:

Konkurs

Pranim i hapur

*Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar

Titulli i pozitës së punës Drejtor i përgjithshëm (2)
Klasa e pozitës Drejtues i Lartë 2
Kohëzgjatja e emërimit 4 vite
Koeficienti/Paga Paga bruto - 1171,18 €
Nr. i kërkuar  1
Data e njoftimit 16/09/2021
Afati për aplikim 16/10/2021 - 30/10/2021
Institution Ministria e Punëve të Brendshme-Instituti i Kosovës për Administratë Publike
Departamenti Zyra e drejtorit te pergjithshem
Divizioni Vendi i punës
Nr. i Referencës RN00007618
Kodi i procedurës RPC0001036

Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  • Mbështet dhe ofron këshilla të nivelit të lartë për titullarin e institucionit dhe Sekretarin e Përgjithshëm lidhur me fushë veprimtarinë e agjencisë ekzekutive;
  • Drejton dhe mbikëqyrë të gjitha aktivitetet e agjencisë dhe siguron funksionim efikas të saj, si dhe menaxhon nëpunësit civilë dhe punonjësit e tjerë të agjencisë;
  • Siguron zbatimin e legjislacionit dhe vendimeve që ndërlidhen me agjencinë, si dhe zgjidhjen e problemeve të ndryshme dhe komplekse që ndikojnë në realizimin e objektivave të agjencisë;
  • Propozon buxhetin për agjencinë dhe siguron ekzekutimin e tij sipas legjislacionit për menaxhimin e financave publike, si dhe identifikon mundësitë për reduktim të shpenzimeve;
  • Harton planin e punës, plane veprimi dhe raportin vjetor të performancës së agjencisë;
  • Organizon punën dhe përcakton detyrat sipas departamenteve dhe siguron një klimë bashkëpunimi dhe gjithëpërfshirëse të stafit dhe promovon zhvillimin e kapaciteteve njerëzore;
  • Përfaqëson agjencinë me autorizim të titullarit të institucionit në takime dhe forume brenda dhe jashtë vendit në fushat dhe çështjet e ndërlidhura me mandatet dhe funksionet e agjencisë;
  • Kryen edhe çdo detyrë dhe përgjegjësi tjetër që i caktohet me Ligj apo i delegohet shprehimisht nga titullari i institucionit.

Kërkesat e përgjithshme për pranim

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.

Kërkesat e përgjithshme formale

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare me të paktën 240 kredi/ECTS, fushat e shkollimit të kërkuara për këtë pozitë janë: administratë publike, menaxhment publik, shkenca politike ose drejtësi.
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku tetë (8) vite përvojë pune profesionale, duke përfshire së paku pesë (5) vite përvoje pune në pozita drejtuese.

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme

  • Mendimi strategjik;
  • Lidership;
  • Mendimi kreativ;
  • Zgjidhja e problemeve;
  • Orientimi kah rezultatet;
  • Komunikimi;
  • Menaxhimi;
  • Përshtatja;
  • Puna në ekip;
  • Zhvillimi i vetës dhe i tjerëve;

Kërkesa specifike

 Nuk ka.

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen

  • Aftësi të larta organizative, drejtuese dhe menaxhim strategjik;
  • Aftësi për t'iu përshtatur prioriteteve, kërkesave dhe afateve kohore përmes aftësive të nivelit të lartë analitik dhe zgjidhjes së problemeve;
  • Njohuri të gjëra lidhur me fushën e përgjegjësisë së agjencisë, menaxhimin e sistemit buxhetor dhe të shërbimit civil;
  • Aftësi të forta negocimi, komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësinë për të krijuar dhe mbajtur marrëdhënie besimi me titullarin e institucionit dhe stafin që menaxhon;
  • Aftësi për të motivuar stafin dhe për të menaxhuar me sukses një sërë projektesh të agjencisë.

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim

  • Kopjet e diplomave mbi kualifikimin arsimor, nostrifikimin për diplomat e marra jashtë vendit;
  • Dëshmi për përvojën e punës / vërtetim i lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që përcakton pozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimeve në atë pozitë;
  • letër motivimi.;
  • kopje të vlerësimeve të punës për dy vitet e fundit;
  • kopjen e letërnjoftimit/Pasaportës;
  • dëshmi nga institucioni ku punon që nuk ka masë disiplinore;
  • Certifikatë nga Gjykata që nuk është i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje, jo më të vjetër se gjashtë (6) muaj nga data e lëshimit;
  • si dhe çdo dokument që provon plotësimin e kushteve për aplikim të përcaktuara në shpalljen e konkurrimit dhe të deklaruara në aplikacion.

Shënim shtesë:

Ky proces i rekrutimit do të monitorohet nga përfaqësues të Projektit Britanik për Emërime në Pozita të Larta Drejtuese. Kandidatët njoftohen që emrat, rezultatet dhe kualifikimi i kandidatëve me rangimin më të lartë në këtë garë si ‘të emërueshëm’, do të publikohen në ueb faqen e projektit dhe që me të aplikuar për këtë pozitë do të konsiderohet se është dhënë pëlqimi për publikim.

 Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak

  • Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet, do të shpallet më së largu deri më datën 14/11/2021, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim – maksimumi 35 pikë
  • Vlerësimi i biografisë – maksimumi 15 pikë
  • Intervista – maksimumi 50 pikë

Data e shpalljes së rezultateve të vlerësimit përfundimtar

  • Lista e kandidateve sipas vlerësimit përfundimtar, do të shpallet më së largu deri më datën 14/12/2021, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net).

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

  • Përmes email,SMS dhe portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

Mënyra e aplikimit

  • Përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Prano njoftimet me email

Related Listings

29/11/2021
Ciceron/e   Podujeva
26/11/2021
26/11/2021
26/11/2021