Doktor/e i/e Mjekësisë së Përgjithshme (2)

dragash logo min e1558652293568
Municipality of Dragash
Published
22/11/2021
Location
Dragash
Category
Listing Type
Jobs  

Prano njoftimet me email

Description

Në bazë të nenit 67 dhe 68 të Ligjit për Zyrtarët Publik Nr. 06/L-114, Komuna e  Dragash-it shpall:  

KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS

Titulli i vendit të punës: Doktor i Mjekësisë / i/ e përgjithshme  

Doktor i Mjekësisë së Përgjithshme/ i/e përgjithshme në QKMF,(QMF dhe AMF), “Dr. Adem Berisha  ”- Dragash  

Institucioni: Komuna e Dragash
Departamenti/ Drejtoria: Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale-QKMF
Lloji i pozitës: Nëpunës i Shërbimit Publik
Numri i pozitave: (2) dy
Titulli i mbikqyrësit: Drejtori i QKMF
Grada/Koeficienti: H-27
Kohëzgjatja e emërimit: Me kohë të pacaktuar  

Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për pranimin e zyrtarëve publik:  

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës  
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar  
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me ligjin për gjuhët  
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me  dashje  
  • Të mos ketë në fuqi ndonjë masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik,  të pushuar sipas ligjit.  

Detyrat dhe përgjegjësitë për Doktor i Mjekësisë se përgjithshme  

  • Ofron shërbime shëndetësore nga kujdesi primar shëndetësor kontrollon pacientët
  • Cakton diagnozat,  
  • Ndërmerr veprimet e mjekimit të pacientëve,  
  • Propozon hulumtime dhe masa për trajtimin e sëmundjes,  
  • Konsultohet me kolegët,  
  • Punon në shërbimet përkatëse të MF, 
  • Bënë implementimin e mjekësisë familjare,  
  • Ofron këshilla dhe udhëzime pacientëve,  
  • Sugjeron, propozon dhe përshkruan terapinë e nevojshme  
  • Promovon edukim shëndetësorë  
  • Kryen vizita shtëpiake kur është e domosdoshme  
  • Udhëzon tek specialisti konsultant, nëse është e nevojshme konsulta
  • Për punën e vet i jep llogari drejtorit te QKMF-së.  

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve:  

  • Të ketë kryer Fakultetin e Mjekësi së Përgjithshme  
  • Të jetë doktor /e i/e regjistruar dhe licencuar në MSH  
  • Të ketë shkathtësi pune i/e pa varur në ekip
  • Të ketë njohuri të punës në kompjuter
  • Të ketë gatishmëri të punoj në të gjitha grupet, pa dallim: moshe, gjinie, kulture, etnie,  religjioni apo race.  

Dokumentet e nevojshme:  

  • Formulari i aplikimit i plotësuar 
  • Rezymeja personale ( CV)
  • Dokumenti personal ( Letërnjoftimi apo Pasaporta), fotokopje  
  • Diploma e kualifikimit  
  • Kopjet e Licencës  
  • Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë të nostrifikuar nga MASHT
  • Certifikata që nuk jeni nën hetime ( Origjinali )  
  • Certifikata e Mjekut pas përzgjedhjes nga Komisioni  

Dokumentet duhet të jenë në Kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen në  rastin e intervistimit.  

Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata të cilat do të jenë të  dëshmuara ( jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi ).  

Afati dhe mënyra e aplikimit:  

30 ditë nga dita e publikimit të konkursit mbetet vetëm njoftim(22/10/2021 deri me  dt.21/11/2021, ndërsa konkursi mbetet i hapur 8 ditë, aplikacionet dorëzohen nga data  21/11/2021 deri më 28/11/2021.(15:30)  

Paraqitja e kërkesave:  

Aplikacionet merren në Zyren e Personelit nr.9 K.Dragash, si dhe mund të shkarkohen  nga ueb-faqja zyrtare e Komunës së Dragashit, dhe të plotësuara dorëzohen në zyrën e  pranimit.  

Rezultatet shpallen në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/  

-Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pa kompletuara nuk do të pranohen.  -Për shkak të numrit të madh të kërkesave, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do  të kontaktohen

 

Related Listings

Lexues/e (2)   Suhareka
18/01/2022
Lexues/e (4)   Prizren
18/01/2022