Doktor/e i/e Mjekësisë (9)

drenas logo e1558609641693
Municipality of Drenas
Published
26/07/2021
Location
Drenas
Category
Listing Type
Jobs  

Description

Në bazë të nenit 67 dhe 68, të Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr.06JL-114, nenit 8 të Ligjit Nr.032212 i Punës , si dhe Udhëzimit Administrativ Nr.0772017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Komuna e Drenasit shpall:

KONKURS
PLOTËSUES PËR VENDET E LIRA TË PUNËS

Titulli i vendit të punës: 9 (nëntë) Doktor Mjekësisë
Në Kujdesin Parësor Shëndetësor ( QKMF, QMF dhe AMF)
Institucioni: Komuna e Drenasit/Gllogocit
DepartamentijDrejtoria: Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale - QKMF “Dr.Hafir Shala”
Lloji i pozitës: Nëpunës i Shërbimit Publik
Numri i Pozitave: 9 (nëntë)
Titulli i mbikëqyrësit: Shefit të Njësisë, Drejtorit të - QKMF-së
Grada/Koeficienti: Doktor Familjar
Titulli: H-27 , Grada :H-565
Kohëzgjatja e emërimit: Me kohë të pa caktuar

Detyrat dhe Përgjegjësit për Doktor i Mjekësisë

Qëllimi i përkshkrimit të pozitës është përcaktimi i kompetencave të Mjekut të përgjithshëm për ofrimin e shërbimeve shëndetësore gjithëpërfshirëse dhe efikase, të bazuara në dëshmi përmes bashkëpunimit dhe monitorimit të ngushtë nga ana e Mjekut Familjar. Mjek i përgjithshëm ka për detyrë të promovojë dhe përparojë shëndetin e individit , pacientit dhe familjes, duke pasur parasysh aspektin demografik dhe ambiental. Ofron kujdes gjithëpërfshirës dhe përkrahje psikosociale-fizke, për të gjithë pa dallim kulturë,
besim, race , ngjyrë, gjini a moshë, statusi social, apo vlera të përceptuar ekonomike.

  • Ofron shërbime me standard të lartë bazuar në mjekësn e bazuar në deshmi
  • Ofron shërbime gjithëpërfshirëse për individinfpacientin dhe familjen në të gjitha episode e jetës nen mbikqyrje të Mjekut Familjar
  • Harton dhe zhviollon planin e trajtimit të sëmundjes dhe trajton pacientin si figurë qendrore nën mbikqyrje të Mjekut Familjar
  • Përcakton diagnoz diferenciale dhe diagnozën e punës në përputhje me simptomatologjisë
  • Përcjellja sistematike e rritjes dhe zhvillimit të fëmijëve dhe adoloshentëve
  • Kujdesi për përsonat e moshuar dhe në nevojë
  • Ofron kujdes për rastet urgjente dhe i referon rastet me kohë dhe në mënyrë adekuate
  • Interpreton rezultatet e testeve të shpejta laboratorike
  • Komunikon ose konsultohet me specialist të mjeksisë familjare sipas nevojës
  • Referon pacientin te specialist i mjeksisë familjare dhe për kujdes spitalor
  • Kujdesi i vazhdueshëm për pacientet me sëmundje kronike jo ngjitëse
  • Kontrolli i sëmundjeve ngjitëse (hulumtimet epidemiologjike)
  • Promovimi shëndetësor dhe parandalimi i sëmundjeve si dhe shërbimet në komunitete( grupet vulnerabile , vendet rurale, shkolla, komunitete)
  • Zbatimi i programit të vaksinimit
  • Edukimi shëndetesor etj
  • Inkurajohet nga puna ekipore mjeku familjare, infermieret familjare, infermieret ne komunitet
  • Vlerëson efektin e kujdesit te ofruar nga ekipi i mjekësisë familjare, identifikon poblemet dhe kerkon nga anëtarët e ekipit zgjidhjen e tyre
  • Përcaktohet nga mjeku familjare si pjesë e ekipit të mjekësisë familjare në përputhje me nevojat e pacientit, aftësitë dhe kualifikimet, për të përmbushur nevojat e institucionit
  • Merr pjesë në trajnime, vlerëson të kompetencave, orientom dhe edukim
  • Komunikon qartë , sakt dhe krijon klimë të mirë për punë që rritë knaqëshmëritë në punë
  • Kryen punë administrative, vepron në mënyrë profesionale, duke respektuar rregulloret për KPSH dhe vepron në përputhje me të gjitha rregulloret, procedurat dhe politikat e MSH në fuqi
  • Përcakton diagnozën përfundimtare dhe përshkruan terapinë
  • Nënshtrohet programit nacional të zhvillimit të vazhdueshem professional
  • Përkujdeset për konfidencialitetin e individit
  • Përcjellja e sëmundëshmërisë nën mbikqyrje të mjekut familjar
  • Identifikimi i grupeve të veqanta të rrezikut,
  • Merr pjesë në grupet e rishqyrtimit kolegjial dhe sjell vendime të përbashkëta për menaxhimin e sëmundjeve
  • Ndihmon mjekun familjar në zhvillimin e auditeve mjekësore në institucionin përkatës
  • Merr pjesë në takime, konferenca dhe tregon interesim në zhvillimin e strategjive për përmirësimin e intervenimeve klinike dhe nivelit të lartë të kujdesit ndaj pacientit
  • Demonstron shkathtësi optimale klinike profesionale
  • Tregon aftësi për zbatim të vazhdueshëm të detyrave të punës sipas PVP
  • Tregon përkushtim për ngritjen profesionale dhe përmirësim të kompetencave
  • Shkrimi duhet të jetë i qartë dhe i lexueshëm.

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve:

  • Të jetë banorë I Republikës së Kosovës
  • Të ketë të kryer Fakultetin e Mjekësisë
  • Të jetë i(e regjistruar dhe licencuar në OMK
  • Të ketë ndjenjë përgjegjësie, ife përkushtuar ndaj profesionit dhe ndryshimeve të këtë
    shkathtësi pune të pavarur dhe në ekip, si dhe shkathtësi të mira komunikimi
  • Të ketë njohuri të gjuhëve të huaja dhe të punës me kompjuter
  • Të ketë gatishmëri të punojë me të gjitha grupet, pa dallim moshe, gjinie, kulturë, etnike, religjioni apo race
  • Të ketë aktivitete dhe trajnime të realizuara dhe të dëshmuara në IVM.

Dokumentet e nevojshme:

  • Formulari i aplikimit i plotësuar:
  • Dokumenti personal (letërnjoftim ose pasaportë) i fotokopjuar:
  • Diplomat e kualifikimit e noterizuar ,
  • Licenca e punës orgjinale (e noterizuar):
  • Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë të nosrifikuara diplomat
    Nga MASHT:
  • Certifikata që nuk jeni nën hetime (orgjinal)
  • Kandidatët të cilët përzgjidhen nga komisioni intervistues obligohen që brenda afatit para nënshkrimit të Kontratës të sjellë në Shërbimin e Administratës së QKMF-së çertifikatën shëndetësore, në të kundërtën kontrata do të nënshkruhet me kandidatin e radhës për të cilin vlen gjithashtu e njëjta rregull.

Dokumentet duhet të jenë në kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me
rastin e intervistimit.

Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të
dëshmuara me dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).

Data e njoftimit në vvebfaqen unike të procedurave të konkurimit https://konkursi.rks-gov.net është prej dt. 24.06.2021 deri me dt.23.07.2021, ndërsa data e aplikimit është nga dt.26.07.2021 deri me 03.08.2021. Përveç vvebfaqes unike të procedurave të konkurimit, konkursi publikohet edhe në vveb-faqe zyrtare të Komunës.

Komuna e Drenasit, Gllogocit ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë shtetasit e
Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Aplikacionet pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listen e ngushtë do të kontaktohen.

Fletëaplikacionet merren në ndërtesën e QKMF-së - Zyra Juridike, kati 2.

Kërkesat me dokumente të kompletuara dorëzohen në QKMF, - Zyra Juridike, kati 2.

Related Listings