Doktor/e i/e Mjekësisë (10)

50x50 prizren logo
Municipality of Prizren
Published
26/11/2021
Location
Prizren
Category
Listing Type
Jobs  

Prano njoftimet me email

Description

Në bazë të nenit 67 dhe 68, të Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr. 06/L-114 dhe kërkesës së Drejtorisë së Shëndetësisë të dt: 15.10.2021, Komuna e Prizrenit, shpall:

KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË PUNËS

Drejtoria për Shëndetësi-QKMF

Titulli i pozitës së punës: Doktor i Mjekësisë
Njësia: QKMF, QMF dhe AMF
Lloji i vendit të punës: me afat të pacaktuar, me orar të plotë (periudha e provës 6 muaj)
Koeficienti: 7.2
Numri i ekzekutuesve; 10 (dhjetë)

DETYRAT KRYESORE TË PUNËS:

  • Pranon pacientin nga infermieria, shënon të dhënat e duhura në kartelën shëndetësore;
  • Merr anamnezën;
  • Bën inspektimin, auskutimin dhe palpacionin e pacientit;
  • Bënë reanimimin kardio pulmonar;
  • Egzaminimin rectal;
  • Referon pacientin për hulumtime të duhura;
  • Cakton diagnozën, trajton pacientin me terapi adekuate;
  • Bënë edukimin dhe promovimin shëndetësor, këshillon pacientin;
  • Cakton orarin e vizitës së ardhshme;
  • Organizon dhe mbikqyr imunizimin
  • Cakton vizita
  • Merr pjesë, në trajtimin e planit dhe programin e punës;
  • Raporton lindjet, vdekjet, sëmundjet ngjitëse tek autoritetet pwrkatëse;
  • I referon pacientët tek specialistët mjekësorë dhe shkëmben të dhënat relevante mjekësore;
  • Përpilon raportet me shkrim lidhur me punën dhe veprimet e

Përgjegjësitë kryesore: 

  • Organizon punën në vendin e tij të punës;
  • Koordinon dhe mbikqyr infermierët me të cilët punon;
  • Merr pjesë në mbledhjet profesionale në kuadër të QKMF-së;
  • Përcjell dhe studion arritjet e reja të shkencës së mjekësisë;
  • Kujdeset për rregullsinë e dokumentacionit mjekësor dhe kujdeset që raportet e punës të arrijnë me kohë në shërbimet përkatëse profesionale;
  • Ndërmerr aktivitete për edukimin shëndetësor të popullësisë;
  • Kryen detyrat sipas udhëzimeve të mbikqyrësit për mbarëvajtjen e punës ;
  • Sipas nevojës kryen edhe detyra të veçanta brenda profesionit të

Kushtet:

  • Fakulteti i Mjekësisë-drejtimi : Mjekësi e përgjithshme
  • Licenca e punës
  • Përvojë pune: Minimumi të ketë të kryer stazhin e detyrueshëm profesional

Aftësitë e kërkuara: 

  • Aftësi për të komunikuar si verbalisht ashtu edhe me shkrim,
  • Aftësi dhe shkathtësi profesionale,
  • Aftësi në përdorimin e pajisjeve mjekësore,
  • Njohje e mirë e punës me kompjuter (Microsoft Word, Excel, Power Point, Access, Internet).

Dokumentacioni i kërkuar:

  • Fotokopja e Letërnjoftimit
  • Çertifikata e lindjes
  • Dy - rekomandime ( nëse keni )
  • Diploma e Fakultetit (kopja e noterizuar)
  • Vërtetim për përvojën e punës së bashku me pasqyrën nga TRUST/dëshmi mbi praktikën profesionale
  • Certifikatën që nuk jeni nën hetime (Dëshmi penaliteti).

Konkursi do të jetë i hapur për 15 ditë kalendarike, e drejta për aplikim fillon nga data 26.11.2021 deri më datën 10.12.2021 që konsiderohet si dita e fundit dhe mbyllja e konkursit.

Aplikimet e dorëzuara pas afatit të parashikuar nuk pranohen dhe aplikimet me mangësi refuzohen.

Udhëzime për aplikimin: Kërkesa (Aplikimi) për punësim gjendet në https://kk.rks-gov.net/prizren/category/konkurset-njoftimet/aplikacione/ si dhe në https://konkursi.rks-gov.net/jobs?servant=2 . Pas plotësimit sipas çdo pike të aplikimitt, bashkëngjitni dokumentet të cilat kërkohen sipas konkursit dhe mund të aplikoni në mënyrë të drejtpërdrejtë tek adresa jonë: në sportelin e pranimit në objektin e administrates komunale në Komunën e Prizrenit, rr.“Remzi Ademaj” p.n. -Prizren.

VËMENDJE: Aplikimett e pranuara pas afatit të përcaktuar konsiderohen të pranueshme, nëse data në dërgesën postare, ose çfarëdo dëshmie tjetër për datën e dërgimit, dëshmon se ajo është dërguar brenda afatit për dorëzimin e aplikimeve. Konkursi është I barabartë për të gjithë kandidatët e synuar, pa asnjë lloj diskriminimi ashtu siç parashikohet nga Ligjislacionin në fuqi. Konkursi dhe rezultatet shpallen në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/.

Related Listings

Pastrues/e (2)   Ferizaj
13/01/2022