Digjitalizo biznesin përmes Iniciativës për Fuqizim Digjital (IFD)

kiesa kosovo e1558957387127
KIESA
Published
21/06/2021
Location
Kosovo
Listing Type
Grants  

Description

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) dhe në bashkëpunim me projektin “ACCESS” të financuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim (ADC) fton ndërmarrjet kosovare të bëhen pjesë e Iniciativës për Fuqizim Digjital (IFD)dhe të përfitojnë nga shërbimet për digjitalizim. Përmes  IFD, KIESA synon të përkrahë ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) drejt transformimit digjital me qëllim që të rrisin performancën, konkurrueshmërinë dhe qasjen në treg.

Shërbimet e digjitalizimit

Shërbimet e digjitalizimit të ofruara në kuadër të IFD-së,në fazën e dytë përfshijnë:

  • Marketing-un Digjital
  • Kontabiliteti Digjital dhe /ose HR
  • E-Commerce / Platformat e Shitjes Online
  • Menaxhimi i Marrëdhënieve me Klientin (CRM) dhe Planifikimi i Burimeve të Ndërmarrjeve (ERP), dhe
  • Programe të ndryshme automatizimi dhe optimizimi

Kush mund të aplikojë

NMVM-të nga të gjithë sektorët mund të bëhen pjesë e IFD dhe të përfitojnë nga shërbimet e ofruara për digjitalizim. Inkurajohen për aplikim ndërmarrjet që menaxhohen nga gratë, që vijnë nga zona të disavantazhuara, që ulin varfërinë, që promovojnë ekonomi të gjelbër, dhe ato që përfaqësojnë minorititetet.

Niveli i subvencioneve

Niveli i subvencioneve varet nga madhësia dhe qarkullimi indërmarrjes:

  • Deri në 90% subvencion për ndërmarrjet me qarkullim deri në 50,000 Euro
  • Deri në 80% subvencion për ndërmarrjet me qarkullim 50,000 - 100,000 Euro
  • Deri në 70% subvencion për ndërmarrjet me qarkullim 100,000 - 250,000 Euro
  • Deri në 60% subvencion për ndërmarrjet me qarkullim 250,000 - 500,000 Euro
  • Deri në 50% subvencion për ndërmarrjet me qarkullim më shumë se 500,000 Euro

Shuma maksimale e grantin sipas shërbimevetë transformimit digjital:.

  • Marketingu Digjital - Madhësia maksimale e Grantit: 2,000 €
  • Kontabiliteti Digjital dhe / ose HR përmes platformave të licencuara - Madhësia maksimale e Grantit: 1,800 €
  • E-Commerce / Platformat e Shitjes Online- Madhësia maksimale e grantit 3,000 €
  • Menaxhimi i Marrëdhënieve me Klientin (CRM) dhe Planifikimi i Burimeve të Ndërmarrjeve (ERP) - Madhësia maksimale e Grantit: 2,500 €
  • Programe të ndryshme automatizimi dhe optimizimi - Madhësia maksimale e grantit 3,000 €

Mënyra e aplikimit

Për të aplikuar ju duhet të dërgoni këto dokumente:

  • Certifikatën e Regjitrimit sipas ARBK e së bashku me aktivitetet
  • Formularin për aplikim dhe deklaratën nën betim të ndërmarrjes të cilin e gjeni në uebfaqen e KIESA’s nën seksionin e shpalljeve
  • Dëshminë mbi qarkullimin vjetor të vitit 2019 dhe 2020 nga ATK
  • Listën e të punësuarve për vitin 2020 dhe 2021

Ndërmarrjet përfituese para nënshktimit të kontratës obligohen që të sjellin:

  • Dëshminë mbi vërtetimin tatimor(që nuk kanë obligime tatimore ose që kanë marrëveshja me ATK për shlyerjen e obligimeve).
  • Të kenë kryer të gjitha detyrimet nga mbështetja financiare paraprake, nëse kanë përfituar nga burimet publike të financimit nga MINT për dy vitet  e fundit,

Sqarime shtesë:

  • Ndërmarrja përfituese pas shërbimit të pranuar nga ofruesi i shërbimeve, obligohet që të paguaj ofruesin e shërbimeve në vlerën totale sipas klasifikimit të shërbimit digjital, pastaj ndërmarrja përfituese do të rimbursohet nga IFD-ja në bazë të përqindjeve sipas klasifikimit dhe madhësisë së qarkullimit.
  • Ndërmarrjet përfituese nga faza e parë dhe e dytë, nuk mund të përfitojnë nga kjo thirrje.

Dokumentet duhet të dorëzohen në mënyrë elektronike në adresën: sme.kiesa@rks-gov.net

Datat me rendësi

  • Afati i fundit për aplikim është: 30 qershor 2021.
  • Sesion Informuesi online do të mbahet me 23 qershor 2021, prej orës 13:00 – 13:45  në këtë link:  https://zoom.us/j/98348481658
  • Pyetjet dhe kërkesat për sqarime mund të dërgohen në mënyrë elektronike në adresën: sme.kiesa@rks-gov.net deri me 24 qershor 2021

Iniciativa për Fuqizim Digjital përkrahet nga “Qasja në Treg dhe Shërbimet e Digjitalizimit për Bizneset Kosovare – ACCESS”, projekt i financuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim (ADC)dhe bashkëfinancuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe Ministria e Ekonomisë.

⇒  SHPALLJA E PLOTE.