Bursa për studentët e Universiteteve Publike BA, MA

kosovo logo 150x150 1 e1604661172151
Ministry of Education, Science, Technology and Innovation
Published
25/10/2021
Location
Kosovo
Category
Listing Type

Description

Ministria e Arsimit, Shkencës,Teknologjisë dhe Inovacionit, ofron bursa duke u bazuar në Ligjin e Arsimit të Lartë nr.04//L-037, prioritetet nacionale dhe interesat strategjike të vendit që synojnë mbështetjen e studentëve të shkëlqyer me bursa në programet e studimit në të gjitha fushat, për studentët me aftësi të kufizuara, në institucionet publike të arsimit të lartë në Republikën e Kosovës, për rritjen e kapaciteteve në shkenca teknike, mbështetur në Udhëzimin administrativ nr. 14/2017 të datës 06.12.2017 dhe vendimin e Ministres nr. 01B/314 të dt. 18.10.2021:

SHPALL KONKURS

PËR NDARJE TË BURSAVE PËR STUDENTËT E UNIVERSITETEVE PUBLIKE NË PROGRAMET: BAÇELOR DHE MASTER PËR VITIN AKADEMIK 2021-2022

Kushtet dhe kriteret 

Për fitimin e bursës së MASHTI, kandidatët duhet ti plotësojnë këto kushte dhe kritere bazë:

    • Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
    • Të kenë përfunduar vitin e parë në studimet BA dhe vitin e parë për studimet MA;
    • Të kenë të përfunduar të gjitha provimet paraprake dhe kreditë e fituara për vit akademik, pa përsëritje të vitit;
    • Të drejtë aplikimi kanë studentët e të gjitha fushave të studimit;
    • Të gjitha fushat e studimit sipas UA 14/2017, duhet të kenë notën mesatare të studimeve së paku 9.0;
    • Studentët duhet të kenë së paku dy referenca të profesorëve.
    • Kriteret në pikën 1.2, 1.3, 1.5, 1.6, përjashtohen për studentët me aftësi të kufizuara.

Kategoritë e studentëve me përparësi

Kategoritë e kandidatëve që do të kenë përparësi për fitimin e bursës nga MASHTI, në kushte të barabarta me studentët tjerë janë:

  • Fëmijët e dëshmorëve të luftës së UÇK-së;
  • Invalidët e luftës së UÇK-së dhe fëmijët e tyre;
  • Veteranët e luftës së UÇK-së dhe fëmijët e tyre;
  • Fëmijët e të zhdukurve të luftës;
  • Fëmijët e familjeve që janë përfitues të skemave sociale;
  • Fëmijët e ish të dënuarve, të burgosurve dhe të përndjekurve politik;
  • Fëmijët të cilët janë më tepër se një student nga një familje;
  • Kriteret dhe kushtet për studentët me aftësi të kufizuara, janë sipas udhëzimit 14/2017.

Dokumentacioni që kërkohet për të gjithë studentët

  • Aplikacioni plotësohet online në vegzën https://ekosova.rks- net/Services/SubService?service=318.
  • Certifikata e vërtetuar e notave nga fakulteti për dy nivelet e studimit (BA dhe MA), me notë mesatare dhe kreditë e fituara të cekura.
  • Të gjitha dokumentet që kërkohen me UA. 14/2017, duhet të jenë origjinale dhe të lëshuara nga organet kompetente. Të njëjtat duhet skanuar dhe ngarkuar në fushat përkatëse.
  • Dy referenca nga profesorët kompetent.

Kandidatët e kategorive sipas nenit 4 të UA 14/2017, duhet të sjellin të gjithë dokumentacionin si më lartë dhe dëshmi të vlefshme nga organet kompetente.

Procedurat e aplikimit 

Video informuese rreth procedurave të aplikimit është vegëza https://ekosova.rks- gov.net/Video/gFtBIImE-lw

  • Dokumentet e pakompletuara nuk do të shqyrtohen nga komisioni.
  • Pas plotësimit të aplikacionit me sukses, përmes postës elektronike dhe njoftimit automatik në Platformën eKosova aplikuesi/ja pranon konfirmimin.
  • Nuk kanë të drejtë aplikimi studentët absolvent dhe studentët me studim 1 vjeçar Master.
  • Aplikuesit/et do të pranojnë SMS përmes postës elektronike ku do të njoftohen për rezultatin.
  • Lista e studentëve përfitues do të bëhet publike në uebfaqen e MASHTI dhe studentët përfitues do të pranojnë SMS si dhe njoftimin përmes postës elektronike ku do të njoftohen për rezultatin.

Konkursi do të jetë i hapur 15 ditë, nga data: 25/10/2021 deri më  08/11/2021, në ora 16:00.

E drejta e ankesës: Kandidatët që kanë aplikuar për përfitim të bursës, kanë të drejtë ankese në afat prej 7 (shtatë) ditësh, pas shpalljes së rezultateve. Ankesat dorëzohen në arkivin e MASHTI, kati përdhes, zyra nr. 4 dhe shqyrtohen nga komisioni për ankesa dhe parashtresa i MASHTI.

Full announcement

Prano njoftimet me email

Related Listings