Bursa për nxënësit e regjistruar në klasën e 10-të në IAAP (90)

kosovo logo 150x150 1 e1604661172151
Ministry of Education, Science, Technology and Innovation
Published
13/09/2021
Location
Kosovo
Listing Type

Description

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, bazuar në vendimin e Ministres së MASHTI Nr. 01B/46 datë 28.05.2021 shpall:

KONKURS

Për ndarjen e nëntëdhjetë (90) bursave për nxënësit e regjistruar në klasën e 10-të në Institucionet e Arsimit dhe Aftësimit Profesional (Shkollave profesionale), në drejtimet deficitare dhe drejtimet teknike për vajza për vitin shkollor 2021-2022, bazuar në Udhëzimin Administrativ Nr. 136/2020.

Ndarja e bursave për nxënës në IAAP bëhet nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) dhe Projekti LuxDev KSV/020 (Mbështetja për Reformën e Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Kosovë – Faza 2), financuar nga Qeveria e  Dukatës së  Madhe të Luksemburgut.

Vlera e bursës është 50 euro në muaj, përkatësisht 500 euro për një vit shkollor. Nxënësit përfitojnë bursë për tri vite të shkollimit.

Realizimi i të drejtës për bursë për drejtimet deficitare

Të gjithë nxënësit të cilët përfundojnë shkollimin e mesëm të ulët, të cilët i plotësojnë kushtet dhe kriteret e përcaktuara në konkurs, kanë të drejtë të aplikojnë për bursë në një nga drejtimet deficitare në të gjitha IAAP-të në Republikën e Kosovës, në këto profile: 

  • Metalpunues
  • Instalues elektrik
  • Instalues ujësjellësi, ngrohje e klimatizimi
  • Teknologjia e riciklimit
  • Zhvillues i aplikacioneve 

Realizimi i të drejtës për  bursë në drejtimet teknike për vajza

Të gjitha vajzat të cilat përfundojnë shkollimin e mesëm të ulët, të cilat i plotësojnë kushtet dhe kriteret e përcaktuara në konkurs, kanë të drejtë të aplikojnë për bursë në një nga drejtimet teknike në të gjitha IAAP-të në Republikën e Kosovë, në këto profile:

  • Teknik për dizajn të mediave interaktive
  • Instalues elektrik
  • Veterinë
  • Mechatronics
  • Asistent i turizmit dhe udhëtimeve
  • Automekanikë
  • Kultivuesit hortikultural dhe të fidanishteve

Kushtet dhe kriteret për aplikim për bursë

Për fitimin e bursës nxënësit duhet ti plotësojnë këto kritere bazë:

  • Nxënësit duhet të jenë shtetas/e të Republikës së Kosovës;
  • Përzgjedhja e nxënësve do të bëhet në bazë të suksesit të shkollimit paraprak, klasat 6 – 9 (60%);
  • Rezultatet e testit të arritshmërisë (40%).

Dokumentacioni që kërkohet për aplikuesit:

  • Kërkesa për bursë, duke cekur edhe drejtimin për të cilin aplikon;
  • Dëftesën e shkollës së mesme të ulët (kopje e dëftesës);
  • Certifikatën e lindjes.

Procedurat e aplikimit

  • Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentacionit bëhet në IAAP (shkollë);
  • Drejtorët e IAAP-ve i dorëzojnë aplikacionet përmes arkivit në MASHTI/DAAP deri me 19.07.2021
  • Dokumentet e pakompletuara nuk shqyrtohen.

Konkursi do të jetë i hapur prej 13.09.2021 deri 22.10. 2021.

E drejta e ankesës: Nxënësit që kanë aplikuar, të cilëve u është refuzuar bursa, kanë të drejtë ankese në afat prej shtatë (7) ditësh pas shpalljes së rezultateve të përfituesve të bursave nga MASHTI. Ankesat shqyrtohen nga organi epror në MASHTI.

Shpallja e plotë dhe kërkesa për bursë.

Prano njoftimet me email

Related Listings