Bursa në profilet deficitare të trashëgimisë kulturore

Ministry of Culture, Youth and Sports
Published
09/09/2021
Location
Kosovo
Category
Listing Type

Description

FTESË PUBLIKE PËR BURSA STUDIMORE NË PROFILET DEFICITARE TË FUSHËS SË TRASHËGIMISË KULTURORE PËR VITIN 2021/2022

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë Kulturore i fton Individët, programi i studimeve i të cilëve është i fokusuar në fushën e Trashëgimisë Kulturore,  të aplikojnë për bursa studimore, në kuadër të objektivit:

  1. MBËSHTETJA E HULUMTIMEVE, KËRKIMEVE DHE PREZANTIMEVE NË FUSHËN E TRASHËGIMISË KULTURORE

Me qëllim të konsolidimit kualitativ dhe përmbajtësor të veprimtarive që ndërlidhen me Trashëgiminë Kulturore, ky objektiv synon përkrahjen e aktiviteteve që ndërlidhen me:

Bursat për studime, në profilet deficitare:

    • Arkitekturë – konservim/restaurim
    • Shkenca të Arkeologjisë
    • Antropologji (fizike, biologjike, kulturore, dhe linguistike)
    • Histori e arkitekturës ose Histori e artit

Grupet e synuara të kësaj objektive janë:

  • Studentët;
  • Profesionistët e rinj në fushën e Trashëgimisë Kulturore;
  • Profesionistët në fushën e Trashëgimisë Kulturore.
  1. AFATI I FUNDIT PËR APLIKIM

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 15 ditë pune nga data e shpalljes dhe përfundon me datën  29.09.2021, në ora 16:00.

  1. KRITERET E PËRGJITHSHME TË APLIKIMIT:

Për t’u kualifikuar për mbështetje financiare publike, individët duhet të plotësojnë kriteret e përgjithshme minimale të përcaktuara me dispozitat në vijim:

  • të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
  • të kenë kryer të gjitha detyrimet kontraktuale ndaj ofruesit të mbështetjes financiare paraprake, nëse kanë përfituar nga burimet publike të financimit (nëse aplikuesi ka fituar bursë studimore për të njejtin program të studimeve për ndonjë vit paraprak);
  • të mos kenë pranuar mjete nga burime tjera të financimit për të njëjtat vija buxhetore të programit studimor për të njejtin vit të studimeve;
  • të mos ekzistojë ndonjë konflikt interesi në mes të aplikuesit dhe organizatës buxhetore apo institucionit publik, siç parashihet me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës (aplikuesi nuk mund të jetë i punësuar në MKRS ose institucionet vartëse të saj);
  • të jetë i/e pranuar/regjistruar në programin studimor për Master ose Doktoratë brenda apo jashtë vendit, në ndonjërin prej profileve deficitare të fushës së trashëgimisë kulturore;
  • t’i ketë përfunduar obligimet paraprake të programit të studimeve për të cilin aplikon për financim (nëse studenti tanimë është duke vijuar studimet).

Në rast të dështimit për të përmbushur ndonjërin nga kriteret e përgjithshme, aplikacioni do të konsiderohet i pa kompletuar dhe si i tillë nuk do të kualifikohet për mbështetje financiare.

  1. KRITERET E VLERËSIMIT:

Me rastin e vlerësimit të aplikacioneve, Komisioni do të vlerësojë me sa vijon:

  • sa relevant është drejtimi i programit studimor të aplikantit për qëllimet dhe fushat e ftesës publike?
  • a janë kostot e prezantuara të programit studimor reale varësisht prej vendit ku do të vijojnë/përfundohen studimet?
  • a janë kostot e projektit në përputhje me programin studimor të lëshuar nga fakulteti përkatës si dhe me kohëzgjatjen e pritshme të përfundimit të vitit përkatës të studimeve?
  • a e ka të dëshmuar aplikanti kapacitetin e tij studimor/profesional, bazuar në notën mesatare të studimeve apo bazuar në përfundimin e objektivave të programit studimor sipas afateve të përcaktuara?
  • A është tema e përzgjedhur për Master apo Doktoratë unike dhe a është në linjë me kërkesat e ftesës publike për profilet deficitare?
  1. DOKUMENTET E NEVOJSHME TË APLIKIMIT:

Dokumentet e nevojshme të aplikimit duhet të jenë të radhitura saktësisht sipas kërkesës. Nuk ka nevojë të bashkangjiten dokumente shtesë të cilat nuk kërkohen me ftesë. Aplikimeve të cilave iu mungon qoftë një dokument nga kjo listë, do të eliminohen nga shqyrtimi i mëtejmë i dosjes.

Aplikimi i Individëve do të konsiderohet i plotë nëse përmban të gjitha format e aplikimit dhe anekset e detyrueshme siç kërkohet në thirrje publike dhe dokumentacionin e thirrjes si në vijim:

  1. Formularin e aplikimit (të plotësuar dhe nënshkruar);
  2. Formularin e deklaratës për mungesë të financimit të dyfishtë (të plotësuar dhe nënshkruar);
  3. Formularin e propozim buxhetit (të plotësuar dhe nënshkruar);
  4. Kopjen e letërnjoftimit ose pasaportës së Republikës së Kosovës;
  5. Konfirmimin mbi llogarinë bankare të lëshuar nga banka përkatëse;
  6. CV-në, në njërën prej gjuhëve zyrtare të Republikës së Kosovës
  7. Kopjen e noterizuar të Diplomës së studimeve themelore, kopjen e noterizuar të vendimit për nostrifikimin e diplomës (nëse është diplomë e huaj), si dhe përkthimin zyrtar të diplomës nëse nuk është në ndonjërën prej gjuhëve zyrtare të Republikës së Kosovës;
  8. Kopjen e noterizuar të Diplomës së nivelit Master, kopjen e noterizuar të vendimit për nostrifikimin e diplomës (nëse është diplomë e huaj), si dhe përkthimin zyrtar të saj nëse nuk është në ndonjërën prej gjuhëve zyrtare të Republikës së Kosovës (vetëm për studentët e regjistruar në nivelin e Doktoratës);
  9. Dëshmi për pranimin/regjistrimin në programin studimor të lëshuar nga fakulteti përkatës, të nënshkruar, vulosur, dhe të përkthyer nga zyrtarë të autorizuar, në njërën prej gjuhëve zyrtare të Republikës së Kosovës (vetëm për studentët që janë pranuar në vitin e parë të studimeve në fakulteti përkatës);
  10. Dëshmi për vijueshmërinë e studimeve në programin studimor të lëshuar nga fakulteti përkatës, të nënshkruar, vulosur, dhe të përkthyer nga zyrtarë të autorizuar, në njërën prej gjuhëve zyrtare të Republikës së Kosovës (vetëm për studentët që tanimë vijojnë studimet në fakultetin përkatës);
  11. Transkriptin e notave të vitit/eve paraprake të programit studimor për të cilin individi po aplikon për financim, të nënshkruar, vulosur, dhe të përkthyer nga zyrtarë të autorizuar, në njërën prej gjuhëve zyrtare të Republikës së Kosovës (vetëm për studentët që tanimë vijojnë studimet në fakultetin përkatës, nëse aplikohet);
  12. Programin e studimeve të lëshuar nga fakulteti përkatës, të nënshkruar, të vulosur dhe të përkthyer nga zyrtarë të autorizuar, në njërën prej gjuhëve zyrtare të Republikës së Kosovës;
  13. Raportin narrativ / financiar në lidhje me mbështetjen financiare paraprake nga fondet publike të RKS (vetëm për studentët të cilët kanë fituar bursë studimore për të njejtin program të studimeve për vitin/et paraprake);
  14. Konfirmimin nga ofruesi i mbështetjes financiare paraprake nga fondet publike të RKS, të nënshkruar dhe të vulosur, në lidhje me kryerjen e të gjitha detyrimeve kontraktuale nga përfituesi (vetëm për studentët të cilët kanë fituar bursë studimore për të njejtin program të studimeve për vitin/et paraprake);
  15. CD ose USB me të gjitha dokumentet e kërkuara nga lista në trajtë PDF.

Vërejtje: Në rast të shpenzimit të buxhetit të dedikuar nga MKRS për komponentën e bursave, bursat do të ndahen duke filluar nga studentët që kanë notë më të lartë mesatare të studimeve.

  1. MËNYRA E APLIKIMIT:

Aplikacionet do të dorëzohen vetëm në formularët e paraparë të cilët janë pjesë përbërëse e kësaj fteseje publike.

Dokumentet e kompletuara brenda zarfit të formatit A4, duhet të dërgohen personalisht ose me postë, në trajtë fizike, në adresën e mëposhtme:

Ministry of Culture, Youth and Sports

Sheshi Nëna Terezë; Zyra e Arkivës, Nr. 22; 10 000, Prishtinë, Republika e Kosovës

Titulli që duhet shënuar në pjesën e jashtme të zarfit:

APLIKIM PËR BURSA STUDIMORE NË PROFILET DEFICITARE TË FUSHËS SË TRASHËGIMISË KULTURORE PËR VITIN 2021/2022

Emri, mbiemri dhe adresa e aplikantit.

Do të konsiderohen për mbështetje financiare vetëm aplikimet që janë pranuar brenda afatit të paraparë me këtë ftesë publike, të cilat i përmbushin plotësisht kushtet e përcaktuara të ftesës publike.

Kërkesa konsiderohet se është dorëzuar brenda periudhës së ftesës nëse vula pranuese tregon se është marrë në postë deri në fund të datës së ftesës, si afati i fundit për dorëzimin. Në rast se kërkesa është paraqitur personalisht në zyrë, aplikantit do t’i lëshohet një vërtetim se aplikacioni është pranuar brenda periudhës së konkursit.

Të gjitha çështjet që lidhen me ftesën publike mund të sqarohen vetëm në mënyrë elektronike, duke dërguar e-mail në adresën: vjollca.aliu@rks-gov.net dhe merita.augustini@rks-gov.net, jo më vonë se pesë ditë para mbylljes së ftesës publike.

  1. DOKUMENTACIONI SHTESË DHE KONTRAKTIMI

Para nënshkrimit përfundimtar të kontratës, dhe në bazë të vlerësimit të Komisionit, MKRS-ja mund të kërkojë dokumentacion shtesë nga aplikantët e përzgjedhur dhe mund të kërkojë shqyrtimin e vijave buxhetore për kostot e vlerësuara që korrespondojnë me shpenzimet aktuale në lidhje me aktivitetet e propozuara.

Nëse përfituesi nuk paraqet dokumentacionin e kërkuar shtesë brenda kohës së caktuar (jo më shumë se 10 ditë), përfituesi do të refuzohet.

  1. KALENDARI I REALIZIMIT TË FTESËS PUBLIKE

Fazat e procedurës së thirrjes

  1. Afati i fundit për aplikimet: 29 Shtator 2021
  2. Afati i fundit për dërgimin e pyetjeve në lidhje me thirrjen: 5 ditë para mbylljes së Ftesës për Aplikim
  3. Afati i fundit për publikimin e vendimit për ndarjen e fondeve publike dhe njoftimi aplikantëve: 1 muaj pas përfundimit të Ftesës Publike

 

  1. LISTA E DOKUMENTEVE TË FTESËS PUBLIKE

Formularët që i gjeni brenda ftesës publike:

  1. Formulari i aplikacionit
  2. Formulari i propozim-buxhetit
  3. Formulari mbi financimin e dyfishtë
  4. Formulari mbi financimin nga burimet publike të financimit

Full announcement

Prano njoftimet me email

Related Listings

22/11/2021