Bashkëpunëtor/e profesional të jashtëm (14)

Ministry of Culture, Youth and Sports
Published
29/07/2021
Location
Kosovo
Category
Listing Type
Jobs  

Description

Sfondi për programin:

Programi i “ Masat Preventive - Intervenimet emergjente” në asetet e Trashëgimisë Kuturore Arkitekturore, është pjesë e sistemit për vlerësim dhe parandalim e rrezikut ndaj trashëgimisë kulturore dhe bazohet në prioritete për intervenim të dala nga Lista e Monumenteve në Rrezik që është themeluar mbi bazën e konsultimeve paraprake me Qendrat Rajonale për Trashëgimi Kulturore (QRTK).

Ky program parashihet në Politika Programore të Departamentit të Trashëgimisë Kulturore dhe ka për qëllim kryesor ruajtjen e aseteve të Trashëgimisë Kulturore Arkitekturore në rrezik përmes marrjes së masave parandalues deri në konservimin e tyre te plotë.

Programi i “ Masat Preventive - Intervenimet emergjente”  është  gjithëpërfshirës si ne aspektin territorial ashtu edhe ne aspektin e karakterit funksional të aseteve. Ajo përfshin intervenimet në 35 asete të ndryshme. Për realizimin e programit lidhur me përpilimin dhe zbatimin e projekteve të intervenimeve emergjente Ministria e Kultures, Rinise dhe Sportit

Shpall:

KONKURS

Për rekrutimin e bashkëpunëtoreve profesional të jashtëm për projektim dhe zbatim të projekteve për intervenime emergjente për Qendrat Rajonale të Trashëgimisë Kulturore (QRTK) në:

  • QRTK - Prishtine
  • QRTK - Mitrovice
  • QRTK - Gjilan
  • QRTK - Prizren
  • QRTK - Pejë
  • QRTK - Gjakovë

Institucioni: Ministria e Kulturës, Rinise dhe Sport/MKRS – QRT
Titulli i punës:  Inxhinier i Diplomuar i Arkitekturës,
Numri i personave që rekrutohen: 7
Kohëzgjatja: 6 muaj
Kategoria funksionale /Koeficienti: 7 /vlera bruto (421.26 Euro) për muaj
Vendi i punës: QRTK respektive,  një Arkitekt në Prishtine, një Arkitekt në Mitrovice, një Arkitekt në Gjilan, dy Arkitekt në Prizren, një Arkitekt në Pejë, dhe një Arkitekt në Gjakovë
Numri i referencës: 01-06/2021

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Do të udhëheqë punët në përgatitjen e dokumentacionit teknik dhe në përgatitjen e dosjeve të ndërtesave me vlera të trashëgimisë kulturore;
  2. Nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejt të QRTK koordinon aktivitete për hartimin, zbatimin e projekteve për intervenime emergjente dhe kryen mbikëqyrje e punëve;
  3. Planifikon, koordinon dhe zbaton aktivitetet të parapara me projektin për intervenime emergjente,
  4. Kryen edhe punë tjera në pajtim me qëllimin e vendit të punës të cilat mund të kërkohen kohë pas kohe nga mbikëqyrësi;

Shkollimi dhe përvoja e kërkuar:

  1. Bachelor/Master i Arkitekturës
  2. Së paku 3 vite përvojë punë

* Përparësi kanë kandidatët me diploma Master në fushën e trashëgimisë kulturore dhe përvojë pune në fushën e trashëgimisë kulturore;

Dokumentacioni i nevojshëm

  1. Kopjen e dokumentit identifikues
  2. Të dorëzohet një CV me detaje të shkollimit dhe përvojës (formati:EuroPass)
  3. Kopjen e Noterizuar të diplomës universitare,
  4. Dy (2) Referenca për përvojën e punës

Institucioni: Ministria e Kulturës, Rinise dhe Sport/MKRS
Titulli i punës:  Inxhinier i Diplomuar i Ndërtimtarisë
Numri i personave që rekrutohen: 6
Kohëzgjatja: 6 muaj
Kategoria funksionale /Koeficienti: 7 /vlera bruto (421.26 Euro) për muaj
Vendi i punës: QRTK respektive, Prishtine, Mitrovice, Gjilan, Prizren, Pejë, Gjakovë
Numri i referencës: 02-06/2021

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Është përgjegjës për hartimin dhe zbatimin e projekteve për konsolidimin e strukturave dhe mbikëqyrje.
  2. Analize dhe llogaritje statike të qëndrueshmërisë se monumenteve;
  3. Nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejt të QRTK-së përkatëse koordinon aktivitete dhe bën përgatitjen e projekteve;
  4. Kryen edhe punë tjera në pajtim me qëllimin e vendit të punës të cilat mund të kërkohen kohë pas kohe nga mbikëqyrësi;

Shkollimi dhe përvoja e kërkuar:

  1. Bachelor/Master i Ndërtimtarisë
  2. Së paku 3 vite përvojë punë

* Përparësi kanë kandidatët me diploma Master në fushën e strukturave ndërtimore tradicionale dhe përvojë pune në fushën e trashëgimisë kulturore;

Dokumentacioni i nevojshëm

  1. Kopjen e dokumentit identifikues
  2. Të dorëzohet një CV me detaje të shkollimit dhe përvojës (formati:EuroPass)
  3. Kopjen e Noterizuar të diplomës universitare,
  4. Dy (2) Referenca për përvojën e punës

Institucioni: Ministria e Kulturës, Rinise dhe Sport/MKRS
Titulli i punës:  Etnolog
Numri i personave që rekrutohen: 1
Kohëzgjatja: 6 muaj
Kategoria funksionale /Koeficienti: 7 /vlera bruto (421.26 Euro) për muaj
Vendi i punës: QRTK Gjilan
Numri i referencës: 03-06/2021

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Është përgjegjës për hartimin dhe zbatimin e projekteve në fushën e etnologjisë
  2. Zhvillon dhe arrin pëlqimin për planet e punës dhe afatet me menaxherin dhe stafin tjetër profesional për zbatimin e detyrave të punës në fushën e etnologjisë;
  3. Nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejt të QRTK-së përkatëse koordinon aktivitete dhe bën përgatitjen e projekteve;
  4. Kryen edhe punë tjera në pajtim me qëllimin e vendit të punës të cilat mund të kërkohen kohë pas kohe nga mbikëqyrësi;

Shkollimi dhe përvoja e kërkuar:

  1. Bachelor
  2. Së paku 1 vite përvojë pune

* Përparësi kanë kandidatët me diploma në etnologji apo letërsi shqipe dhe përvojë pune në fushën e trashëgimisë kulturore;

Dokumentacioni i nevojshëm

  1. Kopjen e dokumentit identifikues
  2. Të dorëzohet një CV me detaje të shkollimit dhe përvojës (formati:EuroPass)
  3. Kopjen e Noterizuar të diplomës universitare,
  4. Dy (2) Referenca për përvojën e punës

Përzgjedhja e kandidateve:

Përzgjedhja e kandidateve  do të bëhet nga komisioni profesional  përmes intervistimit të secilit kandidat që i plotëson kushtet dhe kriteret e përcaktuara në këtë konkurs.

Procedurat e konkurrimit:

Konkursi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar që i plotësojnë kriteret e përcaktuara në konkurs.

Shënim: Kandidatët të cilët aplikojnë për pozitat e sipërshënuara duhet patjetër të përcaktohen për pozitën në QRTK-në përkatëse. Psh. Nëse aplikohet për pozitën Arkitekt në Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Gjakovë (QRTK Gjakovë), në formularin për aplikim përveç pozitës arkitekt ju duhet të përzgjidhni edhe QRTK-në përkatëse.

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT

Data e aplikimit është nga 29.07.2021.

Dokumentacioni i kandidateve duhet të dërgohet deri me 09.08.2021 në adresën:

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit /Departamenti Trashëgimisë Kulturore për Programin  “Masat Preventive - Intervenimet emergjente” .

Full announcement

Related Listings