Bashkëpunëtor/e Profesional/e (70)

64x64 gjyqesori stema logo judiciary kosovo e1604661300837
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK)
Published
30/11/2021
Expires
14/12/2021
Location
Kosovo
Listing Type
Jobs  

Prano njoftimet me email

Description

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, në përputhje me nenin 108 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Ligjin për Këshillin Gjyqësor të Kosovës Nr.06/L-055, Ligjin për Gjykatat Nr.06/L-054, në përputhje me Aktgjykimin nr. Ref AGJ. 1583/20, në rastin nr. KO203/19, të Gjykatës Kushtetuese, Rregulloren (04/2021) dhe Vendimit të KGJK-së Nr. 334/2021 të datës 15 nëntor 2021, shpall:

KONKURS PUBLIK
PËR POZITËN BASHKËPUNËTOR PROFESIONAL NË GJYKATAT E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Numri i pozitave të shpallura: shtatëdhjetë (70).

Nr. Rendor | Gjykata / dega | Numri i pozitave (66) | Komuniteti serb (4)

  1. Gjykata Supreme e Kosovës | 3
  2. Gjykata e Apelit - Prishtinë | 8
  3. Gjykata Themelore - Prishtinë | 3
  4. Gjykata Themelore - Prishtinë/ Dega-Podujevë | 3
  5. Gjykata Themelore - Prishtinë/ Dega- Lipjan | 2
  6. Gjykata Themelore - Prishtinë / Dega - Gllogovc | 3
  7. Gjykata Themelore - Prizren | 9
  8. Gjykata Themelore - Prizren / Dega - Suharekë | 1
  9. Gjykata Themelore - Prizren / Dega - Dragash | 1
  10. Gjykata Themelore - Gjilan | 4
  11. Gjykata Themelore - Gjilan / Dega- Viti | 1
  12. Gjykata Themelore Gjilan / Dega - Kamenicë | 1
  13. Gjykata Themelore - Ferizaj | 1
  14. Gjykata Themelore - Ferizaj / Dega - Shtërpcë | 1
  15. Gjykata Themelore - Ferizaj / Dega - Kaçanik | 1
  16. Gjykata Themelore - Pejë | 1
  17. Gjykata Themelore - Pejë / Dega - Istog | 2
  18. Gjykata Themelore - Pejë / Dega - Klinë | 3
  19. Gjykata Themelore - Pejë / Dega - Deçan | 1
  20. Gjykata Themelore - Gjakovë | 4
  21. Gjykata Themelore - Gjakovë / Dega - Rahovec | 2
  22. Gjykata Themelore- Gjakovë / Dega- Malishevë | 1
  23. Gjykata Themelore - Mitrovicë | 8 | 4
  24. Gjykata Themelore- Mitrovicë / Dega - Skenderaj | 1
  25. Gjykata Themelore- Mitrovicë - Vushtrri | 2
  26. Gjykata Themelore Mitrovicë / Dega - Leposaviq | 2
  27. Gjykata Themelore- Mitrovicë / Dega - Zubin Potok | 1

TOTAL NE GJYKATA / DEGE | 70 | 4

  1. Këshilli, përmes këtij njoftimi publik, fton të gjithë profesionistët e kualifikuar ligjor që të aplikojnë për pozitën e bashkëpunëtorit profesional në Gjykatat e Republikës së Kosovës.
  2. Me rastin e rekrutimit të një kandidati, Këshilli, në mes tjerash do të marrë parasysh kriteret si në vijim:

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË PUNËS:

Titulli i pozitës së punës: Bashkëpunëtor Profesional

Detyrat Kryesore:

  • Mbeshtetje profesionale për gjyqtarët dhe ndihmon në përgatitjen e vendimeve të shkruara, aktgjykimeve, vendimeve të tjera, duke siguruar materiale të domosdoshme juridike, duke bërë shqyrtimin e ligjeve;
  • Prezanton në seanca gjyqësore të lëndëve civile, penale, konteste administrative etj;
  • Ndihmon në raste të tilla duke marrë shënime, duke siguruar materiale të domosdoshme juridike;
  • Ndihmon në përgatitjen e vendimeve gjyqësore (Aktgjykime, Vendime, Urdhëresa dhe shkresa tjera);
  • Bën hulumtime në shqyrtimin e ligjeve e praktikave gjyqësore të dobishme për gjykatën;
  • Angazhohet në procedurat për zgjidhje të kontesteve gjyqësore;
  • Bënë anonimizimin e vendimeve gjyqësore;
  • Kryen edhe punë tjera sipas kërkesës së mbikëqyrësit të drejtëpërdrejtë;

KRITERET DHE KUALIFIKIMET

  1. Kandidatët për t’u emëruar bashkëpunëtor profesional, siç parashihet në nenin 8 të Rregullores 04/2021 për Procedurën e Rekrutimit dhe Përzgjedhjes së Bashkëpunëtorëve Profesional, duhet plotësuar kushtet e përgjithshme si në vijim:
    • të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
    • të ketë diplomën e Fakultetit Juridik të vlefshme në Republikën e Kosovës;
    • të ketë të kryer Provimin e Jurisprudencës, të pranuar sipas ligjit të aplikueshëm në Republikën e Kosovës;
    • të ketë së paku dy (2) vite përvojë pune në fushën juridike për kandidatin në Gjykatat Themelore;
    • të ketë së paku tri (3) vite përvojë pune në fushën juridike për kandidatin në Gjykatën e Apelit dhe Gjykatën Supreme;
  2. Përveç kritereve të përcaktuara në pikën 1 të këtij neni, si kritere plotësuese për vlerësimin e kandidatit parashihen që ai:
    • të ketë njohuri profesionale në fushën e legjislacionit dhe akteve ligjore juridike;
    • të ketë shkathtësi të dëshmuara ndërpersonale për komunikim publik;
    • të ketë shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
    • të ketë aftësi të shkrimit dhe arsyetimit ligjor;
    • të ketë njohuri për sistemin dhe procedurat gjyqësore; si dhe
    • të ketë shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (word,excel )

DOKUMENTET E NEVOJSHME DHE MËNYRA E APLIKIMIT

Kandidatët, në pajtim me Rregulloren 04/2021 për Procedurën e Rekrutimit dhe Përzgjedhjes së Bashkëpunëtorëve Profesional, duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

  • Aplikacionin e plotësuar me të dhënat e kërkuara;
  • Çertifikatën e shtetësisë së Republikës së Kosovës;
  • Diplomën e Fakultetit Juridik të vlefshme në Republikën e Kosovës;
  • Çertifikatën e Provimit të Jurisprudencës, të pranuar sipas ligjit të aplikueshëm në Republikën e Kosovës;
  • Dëshminë mbi përvojën e punës në fushën juridike, të përcaktuar me rregulloren gjegjëse dhe legjislacionin në fuqi;
  • Çertifikatën shëndetësore për vlerësimin e aftësive psiko-fizike të kandidatit; si dhe
  • Çertifikatën nga evidenca penale, e lëshuar nga gjykata;

Informatat e siguruara nga punëdhënësi për së paku dy (2), përkatësisht tri (3) vite të përvojës profesionale në fushën juridike, të cilat përfshijnë, por nuk kufizohen në: përshkrimin e detyrave të punës, performancën profesionale, masat disiplinore dhe çështjet tjera që konsiderohen relevante për procesin, të shoqëruara edhe me dokumente mbështetëse, për vlerësimin e integritetit personal dhe aftësive profesionale, siç parashihen me rregullore dhe me dispozitat e ligjeve të aplikueshme.

Kandidati mund të dorëzoj edhe dokumentet si në vijim:

  • Publikime profesionale apo akademike; dhe/ose
  • Informata për pjesëmarrje në trajnime.

Aplikacioni së bashku me dokumentet mbështetëse mund të dorëzohet në Këshill në formë fizike, përmes postës së rregullt ose postës elektronike, i cili regjistrohet dhe secili kandidat pajiset me një konfirmim mbi pranimin e aplikacionit.

NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR KANDIDATËT

Neni 10 paragrafi 5 i rregullores 04/2021 përcakton se procesit të rekrutimit kanë të drejtë t'i nënshtrohen vetëm kandidatët e regjistruar në Këshill, në afatin e paraparë me konkurs për aplikim dhe dokumentacion të kompletuar. Ndërsa, kandidatët të cilët nuk kanë aplikuar brenda afatit të paraparë në konkurs, si dhe ata të cilët kanë aplikuar në afat, por nuk e kanë dorëzuar dokumentacionin e kompletuar sipas kritereve dhe kërkesave të konkursit nuk do të merren parasysh.

FORMULARI I APLIKIMIT

Shkarko Aplikacionin

Aplikimi përmes mënyrës elektronike bëhet duke dërguar dokumentacionin (aplikacionin dhe dokumentet mbështetëse) në adresën elektronike:
KGJK.BurimetNjerzore@gjyqesori-rks.org

AFATI I DORËZIMIT TË APLIKACIONEVE

Afati për dorëzimin e aplikacionit është pesëmbëdhjetë (15) ditë nga dita e publikimit të konkursit, gjegjësisht deri me datën 14.12.2021.

Sekretariati i KGJK-së,
Rruga ‘’Luan Haradinaj’’ 133, Prishtinë, në Zyrën e Pranimit.
10000 Republika e Kosovës

Full announcement

 

Related Listings

25/01/2022
22/01/2022
22/01/2022
Mësimdhënës/e   Lipjan
21/01/2022