Auditor/e i/e Brendshëm për TI

trusti e1624633844185
Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK)
Published
04/08/2021
Location
Pristina
Category
ICT  
Listing Type
Jobs  

Description

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (FKPK) shpall:

KONKURS PËR PUNË DHE DETYRA SPECIFIKE

për angazhimin e një Auditori të Brendshëm me detyrë specifike për të audituar sektorin e Teknologjisë së Informacionit (TI) në FKPK.

Referencë: FKPK/ITAudit

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Vlerëson nëse veprimtaria në FKPK zhvillohet në përputhje me politikat dhe procedurat e institucionit për sektorin e TI-së, si dhe nëse politikat dhe procedurat aktuale të TI-së janë të duhura për veprimtarinë e Institucionit;
  • Vlerëson rreziqet të cilave iu ekspozohen sistemet informative dhe shënimet e FKPK-së;
  • Vlerëson vazhdimësinë dhe qëndrueshmërinë e TI-së në rast të komplikimeve infrastrukturore ose të fatkeqësive madhore;
  • Vlerëson ndarjen e përgjegjësive, mjaftueshmërinë e personelit, ekspertizën dhe nevojat për trajnime brenda sektorit të TI-së;
  • Shqyrton të drejtat e shfrytëzuesve si dhe kontrollet e brendshme që ndërlidhen rreth veprimeve të tyre;
  • Planifikon procesin e auditimit të TI-së në bazë të risqeve të identifikuara;
  • Përpilon raportin (në gjuhën shqipe dhe angleze) mbi të gjeturat dhe rekomandimet në lidhje me të njëjtat sipas standardeve dhe praktikave më të mira dhe i raporton ato tek sektori i Auditimit të Brendshëm dhe tek Komisioni i Auditimit;
  • Kryen detyra të tjera që mund t’i caktohen nga Bordi Drejtues dhe Departamenti i Auditimit të Brendshëm në lidhje me Auditimin e TI-së.

Kriteret Profesionale:

  • Të ketë së paku një vit përvojë profesionale në auditimin e proceseve të TI-së;
  • Të ketë trajnime të vazhdueshme profesionale (së paku tri të tillla) për auditimin e TI-së;
  • Të jetë i/e diplomuar - të paktën në nivelin baçelor në lëmit përkatëse;
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze në të shkruar dhe në të folur;
  • Përparësi kanë personat me certifikim për Auditor të TI-së, shembull: CISA, CISM, dhe certifikimet e tjera në lidhje me Auditimin e TI-së;

Afati dhe mënyra e konkurrimit:

Afati i fundit për konkurrim është më: 23.08.2021; ora 15:00.

Konkurrimi duhet bërë vetëm përmes postës elektronike në adresën: recruitment@trusti.org, duke vendosur si titull/subjekt “FKPK/ITAudit-082021”, dhe duke i bashkëngjitur dokumentet në vijim:

  • Biografinë (CV);
  • Letrën motivuese;
  • Referencat që mbulojnë kërkesën për përvojë së paku 1 vjeçare në auditim e të TI-së;
  • Diplomën e kualifikimit më të lartë arsimor si dhe certifikatat përkatëse profesionale, p.sh. CISA (të skanuara), si dhe trajnimet për Auditor të TI-së.

Dokumentet mund të dërgohen në gjuhën shqipe ose angleze ose serbe.

Vëmendje: Kufizimi në pranimin e dokumenteve është 10 MB.

Full announcement

Related Listings

27/10/2021
27/10/2021
21/10/2021
Secretary General   Pristina
21/09/2021