Asistente Ekzekutive (m/f)

bpb banka e1558604447570
Banka për Biznes
Published
21/09/2021
Location
Pristina
Category
Listing Type
Jobs  

Description

Qualifications:

  • Diplomë Universitare (preferohet Bachelor në Ekonomi, Banka dhe Financa, Menaxhment, apo të ngjashme);
  • Përvojë e mëparshme së paku 3 vite, dhe përvoja në industrinë bankare përbën avantazh;
  • Aftësi strategjike dhe të menduarit logjik, me integritet dhe qasje profesionale;
  • Aftësi të shkëlqyera të të menduarit në mënyrë kritike dhe për të punuar në mënyrë të pavarur;
  • Aftësi të shkëlqyera në organizim, përcaktim të prioriteteve dhe menaxhim të projekteve;
  • Aftësi të shkëlqyera për të krijuar raporte dhe prezantime;
  • Aftësi të shkëlqyera në të shkruar dhe në të folur;
  • Nivel i avansuar i gjuhës angleze dhe përdorimit të paketës së Microsoft Office.

Përgjegjësitë:

  • Përgjegjëse për përgatitjen e prezantimeve, raporteve dhe të gjitha dokumenteve relevante me Zyrën Ekzekutive;
  • Përgjegjëse për organizimin e takimeve të Zyrës Ekzekutive;
  • Bënë koordinimin mes Zyrës Ekzekutive dhe palëve të tjera;
  • Përfaqëson dhe mbështet vizionin e Zyrës Ekzekutive dhe pozicionin e bankës për të gjithë bashkëpunëtorët e brendshëm dhe të jashtëm;
  • Sigurohet që funksionimi dhe organizimi i aktiviteteve të Zyrës Ekzekutive bëhet në mënyrë sa më efikase dhe është në përputhje me drejtimin e përgjithshëm strategjik të Bankës;
  • Kontribuon në zhvillimin dhe rishikimin e udhëzimeve për përmirësimin e cilësisë së Zyrës Ekzekutive;
  • Përfaqëson Zyrën Ekzekutive në takime sipas nevojës;
  • Krijon dhe mban marrëdhënie të mirëfillta me palët e treta.

Procedura e aplikimit:

Plotësoni formën për aplikim online.

Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.

Afati i aplikimit është deri me datë: 11 Tetor, 2021.

Prano njoftimet me email