Asistente e shitjes (3)

albi e1623831159991
Albi Group
Published
22/06/2021
Location
Pristina
Category
Sales  
Listing Type
Jobs  

Description

Brendi CARPISA hapet në ALBI MALL dhe me kënaqësi fillon rekrutimin për të plotësuar vendet e lira të punës. Nëse jeni person kreativ dhe i motivuar për të zhvilluar karrierën, atëherë aplikoni edhe ju për tu bërë pjesë e ekipit tonë. Ne ofrojmë mundësi punësimi në një ambient modern dhe dinamik.

Andaj, CARPISA kërkon kandidatë të motivuar të aplikojnë për:

  • Asistente e shitjes  (3 pozita)

Vendi i punës: Albi Mall, Prishtinë

Përgjegjësitë dhe Detyrat:

  • Shërbimi ndaj klientit, përshtatja dhe kuptimi i nevojave të tyre,
  • Këshillimi i konsumatorëve, në përputhje me kërkesat e tyre.
  • Përkujdeset për pozicionimim e artikujve sipas udhëzimeve të menaxherit apo merqendajzerit,
  • Kujdeset që të gjitha veshjet dhe aksesorët te jenë të gatshëm për ekspozim në dyqan (vendosja e alarmeve, kategorizimi, palosja, etj)

Kualifikimet dhe aftësitë:

  • Diplomë të shkollës së mesme,
  • Të ketë përvojë pune relevante,
  • Aftësi në menaxhimin e problemeve në situata të ndryshme,
  • Njohuri për trendët e fundit të modës,
  • Të jetë kreativ/e dhe të ketë aftësi për dizajn,
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikimi,
  • Të jetë energjik/e dhe me vetë iniciativë,
  • Preferohet të ketë njohje të mirë të gjuhës angleze.

Për të aplikuar, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese në e-mail adresën hr@albicenter.com duke shënuar në subjekt pozicionin për të cilin aplikonin jo më vonë se deri me datën 08.07.2021

Duke ju falënderuar paraprakisht për aplikimin tuaj,  ju njoftojmë se vetëm kandidatët e përfshirë në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.

Related Listings

11/10/2021
10/10/2021
10/10/2021
Shitës/e   Prizren
06/10/2021