Asistent/e konsullor/e

kosovo logo 150x150 1 e1604661172151
Ambasada e Kosovës ne Zvicër
Published
08/07/2021
Location
Switzerland
Category
Listing Type
Jobs  

Description

Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër - shpall: 

K O N K U R S

Për vend të lirë pune:

Pozita: Asistent/e konsullor/e
Vendi i punës: Ambasada e Kosovës ne Zvicër, Seksioni konsullor
Kohëzgjatja e kontratës: Një vit (me mundësi vazhdimi) me një periudhë provuese prej 3 muajsh
Data e aplikimit: (08.07.2021-23.07.2021) 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Punon nën mbikëqyrjen e konsullit ose zyrtarit kryesor konsullor. Ofron mbështetje administrative të përgjithshme siç është përcaktuar në përshkrimin e vendit të punës më poshtë:

Paraqitje ne telefon, përshëndetje për publikun dhe përcaktimi se çfarë shërbime kërkohen, si duhet të trajtohet kërkesa, ofron informata dhe formular përkatës për të proceduar veprimet konsullore;

Mirëmbajtja e shënimeve të detajuara kompjuteristike për të gjitha transaksionet konsullore, së bashku me të dhënat e sakta për aktivitetet e referuara në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ose agjencitë e tjera qeveritare për veprime pasuese. Shërbimi si arkëtar për të pranuar dhe llogaritur pagesat e publikut për shërbimet konsullore, dokumente dhe përkthimet konsullore.

Mirëmbajtja e furnizimeve, vulave dhe pajisjeve konsullore në mënyrë të sigurt. Mirëmbajtja dhe evidentimi i të gjitha dosjeve dhe korrespondencës konsullore.

Procesimi i korrespondencës konsullore dhe dërgimi i përgjigjeve rutinore lidhur me kërkesat e ndryshme.

Kualifikimet, shkathtësitë, aftësitë dhe përvoja:

  • Të ketë diplomën e shkollës së mesme;
  • Te jetë shtetas/e e Republikës së Kosovës (me qëndrim të rregulluar në shtetin pranues) apo shtetas e shtetit pranues apo shtetit të tretë me status të rregulluar në Zvicër;
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze dhe/apo njohuri të një gjuhe zyrtare te vendit pranues;
  • Aftësia e dëshmuar për sistemimin dhe mirëmbajtjen e dokumentacionit, përcaktimin e zgjidhjeve të duhura;
  • Të ketë shkathtësi të dëshmuara dhe efektive të komunikimit me shkrim dhe me gojë;
  • Njohuri nga aspekti i ofrimit të shërbimeve administrative;
  • Të ketë shkathtësi të shkëlqyeshme të vet-organizimit, të jetë në gjendje që të krijojë përparësi në mënyrë efektive duke punuar në një ambient nën presion;
  • Të ketë 3 vjet përvojë relevante të punës.

Kandidatët të cilët aplikojnë duhet ti plotësojnë këto kushte, për të hyrë në rrethin e ngushtë dhe pastaj për tu intervistuar.

  • CV-në;
  • Kopjen e letërnjoftimit;
  • Kopjet e kualifikimit-diplomës;
  • Dy referenca dhe një letër motivuese;
  • Certifikatën nga mjeku për gjendjen shëndetësore;
  • Certifikatën se nuk janë nën hetime nga autoritetet e shtetit pranues (nëse e lejon praktika e shtetit pranues);

Këto dokumente mund të dërgohen përmes postes ne adresën: Zähringerstr. 25, 3012 Bern ose postës elektronike: embassy.switzerland@rks-gov.net

Dokumentet i dërgoni fotokopje sepse të njëjtat nuk kthehen.

Full announcement

Related Listings

Asistente Ekzekutive   Pristina
21/10/2021
21/10/2021
21/10/2021