Asistent/e administrativ/e (4)

Municipality of Pristina
Published
21/10/2021
Location
Pristina
Category
Listing Type
Jobs  

Description

Pozitat aktualisht të lira 

Kodi | Nr. i  Referencës | Titulli i pozitës | Klasa e pozitës | Koeficienti | Institucioni 

RPC0000705 | RN00006832 | Asistent  Administrativ 3 | Profesional 4  | 5 | Komuna Prishtinë
RPC0000706 | RN00006833  | Asistent  Administrativ 3 | Profesional 4 | 5 | Komuna Prishtinë
RPC0000707 | RN00006834 | Asistent  Administrativ 3 | Profesional 4  | 5 | Komuna Prishtinë
RPC0000708 | RN00006835 | Asistent  Administrativ 3 | Profesional 4  | 5 | Komuna Prishtinë

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për  pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Prishtinë shpall: 

Konkurs 

Pranim 

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar. 

Emri i grupit Specialist i Administrimit të Përgjithshëm
Institution Komuna Prishtinë
Nr. i Referencës RN00007688
Kodi RPC0001508
Data e njoftimit 01.10.2021
Afati për aplikim 22.10.2021 - 29.10.2021 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës 

  1. Ndihmon stafin Profesional dhe Drejtues në një numër të detyrave të rëndësishme dhe të shkathëta  teknike/administrative (shpesh pa mbikëqyrje); kryen të gjitha punët në kohë dhe në mënyrë të saktë; 25% 
  2. Merr përgjegjësi specifike, pa mbikëqyrje, për zbatimin e një numri të procedurave dhe udhëzimeve  administrative përmes vet-iniciativës kur kërkohet; përfshirë trajtimin e rregullt në mënyrë të pavarur të  çështjeve të paparapara me udhëzime por të ndërlidhura me nevojat e institucionit; 20% 
  3. Mban regjistër të saktë dhe të plotë të aktiviteteve, dosjeve, punimeve, dokumenteve zyrtare, etj.,  përfshirë përgatitjen e raporteve dhe analizave statistikore; 15% 
  4. Mund të kërkohet të mbikëqyrë stafin më të ri dhe koordinon/konsolidon dhe verifikon punën e tyre;  15% 
  5. Mban kontakte të rregullta me punonjësit në të gjitha nivelet e institucionit, stafin e institucioneve tjera  dhe publikun, përfshirë ofrimin e ndihmës dhe këshillave e udhëzimeve për çështje të caktuara ose  shkëmbim të informatave; 10% 
  6. Ndihmon në adresimin e pyetjeve nga menaxherët dhe stafi në lidhje me procedurat teknike ose  administrative të cilat mund të jenë mjaft të komplikuara; 10% 
  7. Kryen detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret aktuale të cilat mund të kërkohen në mënyrë të  arsyeshme kohë pas kohe.5% 

Kërkesat e përgjithshme për pranim 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët; 
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse; 
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij  ligji. 

Kërkesat e përgjithshme formale 

Arsimimi i kërkuar:  

Diplomë/a e shkollës së mesme apo ekuivalente me to.  

Përvoja e punës e kërkuar: Nuk kërkohe 

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme 

  • Aftësi për zbatimin e procedurave dhe udhëzimeve administrative për kryerjen e detyrave të punës; 
  • Shkathtësi komunikimi, përfshirë aftësinë për të interpretuar informata, dhënë udhëzime dhe përcjellë  informata tek të tjerët; 
  • Aftësi koordinimi dhe mbikëqyrje të punës së personelit në nivelin administrativ dhe teknik;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel); 

Mënyra e aplikimit 

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net) 

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim 

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve 

  • Testimi me shkrim 
  • Vlerësimi i biografisë 
  • Intervistë 

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen 

  • Aftësi për zbatimin e procedurave dhe udhëzimeve administrative për kryerjen e detyrave të punës; 
  • Shkathtësi komunikimi, përfshirë aftësinë për të interpretuar informata, dhënë udhëzime dhe përcjellë  informata tek të tjerët; 
  • Aftësi koordinimi dhe mbikëqyrje të punës së personelit në nivelin administrativ dhe teknik;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel); 

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët 

  • Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net) 
  1. Shpallja e rezultateve përfundimtare 
  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik  (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen  individualisht në mënyrë elektronike. 

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në  shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj. 

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara  inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura. 

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Prano njoftimet me email