Asistent/e Administrativ/e

kosovo logo 150x150 1 e1604661172151
Ministry of Foreign Affairs and Diaspora
Published
12/08/2021
Location
Norway
Category
Listing Type
Jobs  

Description

Ambasada e Republikës së  Kosovës  në Mbretërinë e Norvegjisë – OSLO

K O N K U R S

Për vend të lirë pune:

Pozita: Asistent/e Administrativ/e
Vendi i punës: Ambasada e Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Norvegjisë - OSLO
Kohëzgjatja e kontratës:  Një vit (me mundësi vazhdimi) me një periudhë provuese prej 3 muajsh
Data e aplikimit: (12.08.2021 – 26.08.2021)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Punon nën mbikëqyrjen e zyrtarit të ambasadës ose të konsullatës, i cili është përgjegjës për funksionet administrative. I caktuari në këtë detyrë duhet të jetë në gjendje që të kryej detyrat e përgjithshme administrative dhe funksione mbështetëse logjistike, si dhe duhet të ketë njohuri të përgjithshme të punës me kompjuter dhe përgatitjes së dokumenteve. Funksionet specifike përfshijnë, siç vijon:

  • Përgatitja e raporteve dhe korrespondencës së thjeshtë; procesimi i faturave, pagesave për pajisje, licencave dhe formularëve të qeverive mikpritëse, dhe dokumente financiare.
  • Kryerja e transaksioneve bankare dhe financiare rutinore; pagimi i faturave dhe shërbimeve, qirasë si dhe pagesa të tjera.
  • Kryerja shërbimeve postare dhe të valixheve diplomatike për ambasadë dhe konsullatë; zgjedhja dhe distribuimi i korrespondencës hyrëse; rregullimi i shërbimeve postare dhe transportit të mallrave.
  • Mbajtja e një inventari të saktë për të gjitha pasuritë e ambasadës; prokurimi dhe mirëmbajtja e furnizimeve të shpenzimeve, përfshi artikujt e zyrës, furnizimet për ndërrimin e fotokopjeve dhe pajisjeve të tjera të zyrës, fletë për kopje dhe produkte të tjera të letrës, furnizimet për pajisjet, dhe pajisjet e nevojshme për mirëmbajtje të vogël.
  • Kryerja e riparimeve të thjeshta dhe mbajtja e listës së operatorëve të shërbimeve, përfshi personat që merren me riparime, pastruesit, rojet, vozitësit dhe personeli lëvizës.
  • Mirëmbajtja e rregullt e hapësirës për deponimin e dosjeve të ambasadës ose konsullatës.
  • Adresimi i pagesës për transportin ajror të mallrave dhe transportin e pajisjeve shtëpiake për personelin e ambasadës ose konsullatës; procesimi i faturave për ngarkesa dhe dokumentet e doganave.
  • Aranzhimi i operatorëve dhe shërbimeve për teknologji informative; dhe prokurimi i pajisjeve dhe shërbimeve të TI-së.

Kualifikimet, shkathtësitë, aftësitë dhe përvoja:

  • Të ketë diplomën e shkollës së mesme;
  • Te jetë shtetas/e i Republikës së Kosovës ( me qëndrim të rregulluar në shtetin pranues) apo shtetas/e i/e shtetit pranues (Norvegjisë) apo shtetas/e  i/e vendit të tretë;
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze apo njohuri të gjuhës zyrtare të shtetit pranues;
  • Aftësia e dëshmuar për sistemimin dhe mirëmbajtjen e dokumentacionit, përcaktimin e zgjidhjeve të duhura;
  • Të ketë shkathtësi të dëshmuara dhe efektive të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhën angleze apo në gjuhën e shtetit pranues;
  • Njohuri nga aspekti i ofrimit të shërbimeve administrative;
  • Të ketë shkathtësi të shkëlqyeshme të vet-organizimit, të jetë në gjendje që të krijojë përparësi në mënyrë efektive duke punuar në një ambient nën presion;
  • Të ketë 3 vjet përvojë relevante të punës.

Kandidatët të cilët aplikojnë duhet ti plotësojnë këto kushte. 

  • CV-në;
  • Kopjen e letërnjoftimit;
  • Kopjet e kualifikimit-diplomës;
  • Dy referenca të punës dhe një letër motivuese;
  • Certifikatën nga mjeku për gjendjen shëndetësore (nëse lejohet nga shteti pranues);;
  • Certifikatën se nuk janë nën hetime nga autoritetet e shtetit pranues (nëse e lejon praktika e shtetit pranues);

Dokumentet dorëzohen në Ambasadë, ose përmes postës në adresën Colbjornsens gate 4, 0256 Oslo ose në adresën elektronike Embassy.norway@rks-gov.net

Dokumentet i dërgoni fotokopje sepse të njëjtat nuk kthehen.

- Dokumentet duhet të jenë në gjuhën shqipe ose gjuhën angleze. Në rast se dokumentet origjinale janë në gjuhën Norvegjeze, atëherë duhet të ja bashkëngjitni në gjuhën shqipe ose angleze përkthimin zyrtarë nga organet kompetente.

Dokumentet i dërgoni fotokopje sepse të njëjtat nuk kthehen.

Full announcement

Related Listings

21/10/2021
21/10/2021