Aplikim për praktikantë

syri vizionit e1558680316657
Syri i Vizionit
Published
30/09/2021
Location
Istog
Category
Listing Type

Description

Kjo thirrje bëhet nga “Fuqizimi dhe punësimi i të rinjve, grave të tjera të pafavorizuara në pesë komuna të Kosovës”, një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga OJQ Syri i Vizionit, The Balkan Forum si dhe Komuna e Istogut. Thirrja e tanishme synon të vendosë afërsisht 50 pjesëmarrës në praktika aktive tek 20-30 punëdhënës të ardhshëm (përfshirë ata në tregti, prodhim/përpunim, bujqësi, turizëm), për të siguruar përvojë të vlefshme në punë që do të përmirësojë perspektivat e tyre të punës për ata që vijnë nga pesë komunat e Kosovës (Peja, Istogu, Klina, Deçani dhe Juniku) dhe janë pjesë e komuniteteve të pafavorizuara si të rinjtë, gratë, personat me aftësi të kufizuara dhe ata nga grupet etnike pakicë (boshnjakë, serbë, romë, egjiptianë, ashkali), veçanërisht ata të moshës 15-30 vjeç.

Përfituesit të cilët kanë përfunduar trajnimet në kuadër të programit kanë të drejtë të aplikojnë për praktikë në biznese ose institucione publike që kanë shprehur dëshirën për të marrë praktikantë.

Praktikantët do të marrin një pagesë modeste (150 euro bruto) përmes projektit për të mbështetur përpjekjet e tyre ndërsa fitojnë aftësi pune përmes programit. Kjo pagesë do të jetë një pagesë mujore fikse dhe do të mbështetet nga programi për tre muaj.

Aplikacioni duhet të dërgohet me formë elektronike në adresën e-mail: office@syriivizionit.org dhe/ose shërbim postar të regjistruar tek:

“Syri i Vizionit”
Isa Demaj 14
30000, Pejë, Kosovë

Afati i fundit: 15 tetor 2021.

Aplikacioni.

Prano njoftimet me email

Related Listings

25/11/2021
Recepsionist/e (3)   Pristina
25/11/2021