Anëtarë të Komisionit për Ndihmë  Shtetërore (2)

kosovo logo 150x150 1 e1604661172151
Assembly of the Republic of Kosovo
Published
16/11/2021
Location
Pristina
Category
Listing Type
Jobs  

Description

Kuvendi i Republikës së Kosovës, rishpall:

K O N K U R S

Për përzgjedhjen e dy (2) anëtarëve të Komisionit për Ndihmë  Shtetërore

Në bazë të Ligjit nr.05/L-100 për Ndihmën Shtetërore, anëtarët e Komisionit për Ndihmë Shtetërore, emërohen nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Detyrat dhe përgjegjësitë e Komisionit për Ndihmë Shtetërore

Komisioni për Ndihmë Shtetërore është përgjegjës për këto detyra dhe përgjegjësi:

  • vendos për autorizimin e ndihmës shtetërore;
  • ofron komente me shkrim për projektligjet të cilat organet propozuese vlerësojnë se projektligjet kanë elemente të ndihmës shtetërore;
  • vendos për përputhshmërinë e ndihmës shtetërore;
  • urdhëron revokimin e ndihmës, në rast se vlerësohet se ndihma shtetërore nuk është në pajtim me dispozitat në fuqi për ndihmën shtetërore;
  • propozon masa adekuate për të siguruar që çfarëdo skeme ekzistuese e ndihmës të jetë në përputhje me dispozitat e këtij ligji;
  • autorizon përputhshmëritë e kushtëzuara të ndihmës shtetërore;
  • Komisioni miraton Rregulloren e Punës, ku përcaktohet organizimi, procedurat administrative të vendimmarrjes si dhe masat e duhura për evitimin e konfliktit të interesit;
  • Komisioni, çdo vit deri më 30 shtator miraton Raportin Vjetor të Ndihmës Shtetërore dhe ia dërgon Kuvendit të Republikës së Kosovës;
  • Komisioni ushtron detyrat dhe përgjegjësitë tjera, të përcaktuara me Ligjin për Ndihmë Shtetërore.

Mandati i anëtarëve të Komisionit për Ndihmë Shtetërore

Anëtarët e Komisionit për Ndihmë Shtetërore, emërohen me mandat tri (3) vjeçar, me mundësi  të  rizgjedhjes edhe për një mandat. Anëtarët e Komisionit për Ndihmë Shtetërore, nuk duhet të mbajnë funksione publike dhe pozita të emëruara politike.

Kandidatët për anëtarë  të Komisionit për Ndihmë Shtetërore, duhet të plotësojnë kushtet si vijon:

  • të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
  • të jenë të diplomuar në fakultetin ekonomik apo juridik, apo në fushat tjera përkatëse që lidhen me fushën e ndihmës shtetërore;
  • të kenë së paku pesë (5) vjet përvojë profesionale fushat e drejtësisë, financave publike ose fushat tjera që ndërlidhen me ndihmën shtetërore;
  • të mos jenë të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, me burg për më shumë se gjashtë (6 muaj);
  • të kenë aftësi për të kryer detyrat në mënyrë të paanshme, të ndërgjegjshme, me vendosmëri dhe përgjegjshmëri.

Aplikacionit duhet t'i bashkëngjiten këto dokumente përcjellëse:

  • Dëshmia se është shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Dëshmia për përgatitjen shkollore dhe profesionale;
  • Letra motivuese;
  • CV;
  • Dëshmia për përvojën e punës;
  • Dëshmia se nuk është i dënuar për vepër penale.

PROCEDURA E KONKURIMIT

Aplikacionet duhet të dërgohen jo më vonë se deri më 30.11.2021,  në orën 16:00.

Aplikacionet dërgohen personalisht ose me postë në adresën:

Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë (Rr. “Nëna Terezë” pa nr., Drejtoria e  Personelit, Zyra N-217).

Të gjithë kandidatët të cilët kanë aplikuar për këtë pozitë, në konkursin e shpallur me datë 18 maj 2021 deri me datën 2 qershor 2021, duhet vetëm të rikonfirmojnë aplikimin e tyre, duke e plotësuar aplikacionin; të sjellin dëshmi që të mos jenë të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, me burg për më shumë se gjashtë (6 muaj) dhe nëse kanë dëshmi të tjera shtesë që nuk e kanë pasur të përfshirë në konkursin e anuluar.

Ky proces rekrutimi do të monitorohet nga përfaqësues të Projektit Britanik për Emërime në Pozita të Larta. Kandidatët njoftohen, që rezultatet dhe emrat e kandidatëve me rangimin më të lartë, që mund të emërohen, do të publikohen në ueb faqen e projektit”.

Aplikacionet mund të merren në këto vende:

Forma e shtypurnë recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë, rr. “Nëna Terezë” pa nr. ose

Forma elektronikefaqja e internetit e Kuvendit të Republikës së Kosovës www.assembly-kosova.org

Informata të tjera plotësuese mund të merren, çdo ditë pune deri në orën 16:00, në numrat e telefonit: 038/ 211-182, 038/ 211-648 dhe  044/ 567-041.

Aplikacioni duhet të dorëzohet së bashku me dokumentet e kërkuara.

Përdorimi i aplikacionit  të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, konsiderohet i pavlefshëm.

Më shumë informacion.

Prano njoftimet me email

Related Listings

26/11/2021
22/11/2021
11/11/2021
09/11/2021