Anëtar/e i/e komisionit vlerësues përfaqësues nga OSHC

kosovo logo 150x150 1 e1604661172151
MMPHI
Published
30/10/2021
Location
Pristina
Category
Listing Type
Jobs  

Description

Njoftim për aplikim

Bazuar në Rregulloren e MF-NR-04/2017 për Kriteret, Standardet dhe Procedurat e Financimit Publik për OJQ-të si dhe bazuar në Vendimin me nr. prot. 3270/21 të datës 20.08.2021, të lëshuar nga MMPHI për thirrjen publike për Projekte:

“Mbrojtja e mjedisit, zhvillimi i qëndrueshëm mjedisor dhe fuqizimi i aktivizimit qytetar”, ftojmë Organizatat Jo Qeveritare të aplikojnë për të marrë pjesë në komisionin e vlerësimit në cilësinë:

  • Përfaqësues nga OJQ-të (një anëtar)

Të drejtë aplikimi kanë:

  • Të punësuarit në organizatat jo-qeveritare aktive në Republikën e Kosovës;

Kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte:

  • Duhet të kenë të kryer së paku nivelin e studimeve Bachelor;
  • Të kenë përvojë në projektet e OJQ-ve;
  • Të mos jenë të emëruar politik, shërbyes civil apo pozita të ngjashme në administratën shtetërore.

Kandidatët duhet të dorëzojnë këto dokumente:

  • Një letër motivimi;
  • Një CV të përditësuar;
  • Dëshmi për shkollimin dhe përvojën e punës;
  • Të punësuarit në OJQ duhet të dorëzojnë një letër nominimi nga udhëheqësi i OJQ-së në të cilën aplikuesi është i punësuar.

Aplikimi duhet të bëhet përmes e-mail-it: dkp.mmph@rks-gov.net deri më datën  03.11.2021, dhe në subjekt duhet të shkruani pozitën për: Anëtar i komisionit vlerësues përfaqësues nga OJQ.

Prano njoftimet me email

Related Listings

26/11/2021
26/11/2021
22/11/2021