Administratore

Komiteti i Grave të Verbëra të Kosovës
Published
16/12/2021
Location
Pristina
Category
Listing Type
Jobs  

Prano njoftimet me email

Description

Termat e referencës

Administratore

Komiteti i Grave të Verbëra të Kosovës (KGVK) shpallë pozitë të re pune me orar të plotë.

Ju lutemi dërgoni:

  1. CV-në tuaj;
  2. Letrën motivuese në shqip dhe/ose anglisht;

on the kgvk_b@hotmail.com me titull (subject): “KGVK: Administrator/e”, deri me 27 Dhjetor 2021.

Vetëm kandidatët/et e listës së ngushtë do të kontaktohen.

JU LUTEM KENI KUJDES DETAJET!

Kandidatët/et e suksesshëm/me duhet të posedojnë:

  • Përkushtim për të avancuar më tej barazinë gjinore në Kosovë, rajon dhe më gjerë;
  • Së paku diplomë Bachelor.
  • Së paku gjashtë muaj përvoj pune në administratë.
  • Aftësi të shkëlqyeshme në të folur dhe në të shkruar në shqip.
  • Vëmendje të shkëlqyeshme për detaje;
  • Shkathtësi të organizimit;
  • Të jetë flaksibël;
  • Aftësi ndër-personale dhe shkathtësi të bashkëpunoj mirë me ekipin dhe organizatat e tjera jo-qeveritare;
  • Aftësi të punojë dhe të zgjidhë probleme i/e pavarur.

Përgjegjësitë kryesore janë:

  • Organizon punën në administratë;
  • Përgjegjëse për mirëmbajtjen e kalendarit ditor të Drejtorës Ekzekutive;
  • Është përgjegjëse për mbajtjen dhe ruajtjen e të gjitha dokumenteve të rëndësishme të organizatës;
  • Pranon të gjitha shkresat, i administron dhe i regjistron në librin e protokollit;
  • Kryerja e punëve tjera vraësisht nga kërkesat e Drejtorës Ekzekutive.

Aplikacionet e dërguara me vonesë dhe aplikacionet e pakompletuara nuk do të mirren parasysh. Thirrjet telefonike tek stafi i KGVK-së do të rezultojnë në uljen e pikëve për kandidatët/et potencial/e.

Kjo pozitë punë mundësohet falë mbështetjes organizative të financuar nga Sigrid Rausing Trust dhe mbështetet nga Rrjeti i Grave të Kosovës.