Administrator/e i zyrës për caktimin e avokatëve ex-officio

oda e avokateve te kosoves oak 150x150 1 e1603956855677
Oda e Avokatëve të Kosovës
Published
11/06/2021
Location
Pristina
Listing Type
Jobs  

Description

Sipas vendimit të Këshillit Drejtues të datës 09/06/2021, Oda e Avokatëve të Kosovës shpallë:

KONKURS
për vend të lirë të punës-

Duke i bërë publike dhe të arritshme për të gjithë:

I.  Vendi i punës:

Administrator i Zyrës për caktimin e avokatëve ex-officio

II. Kushtet:

Përveç kushteve të përgjithshme ligjore për themelimin e marrëdhënies së punës, kandidati duhet t’i plotësojë edhe këto kushte, në lidhje me kualifikimet:

  • Fakultetin juridik
  • 1 vit përvojë pune në lëminë juridike
  • njohja e punës në kompjuter (Programet e Windows-it) e obligueshme
  • njohja gjuhës zyrtare në Kosovë (njohja e gjuhës angleze do të ishte e preferueshme)

III.  Përshkrimi i punëve:

Administratori i zyrës ex-officio kryen këto punë dhe detyra të punës:

  • Pranimin e kërkesave nga policia, prokuroria, gjykata, agjensioni i ndihmës juridike falas dhe agjensioni për mbrojtjen dhe përkrahjen e viktimave gjatë 24 orëve (përmes telefonit) shtatë ditë në javë, për caktimin e avokateve ex- officio;
  • Plotësimin formave për caktimin e avokateve ex-officio dhe pro-bono;
  • Identifikimin e zyrtarëve policor, gjyqtarëve, prokurorëve dhe avokatëve të cilët shkelin rregullat caktimit të avokateve ex-officio dhe informimin e ZPD për ndërmarrjen e veprimeve të mëtutjeshme;
  • Kontrollon rregullsinë e faturave dhe përgatitë vërtetimet për pagesë;
  • Plotësimin e databazës me detajet e avokatëve të caktuar ex-officio apo pro-bono sipas kërkesave të institucioneve relevante;
  • Realizimi i detyrave tjera qe dalin nga rregullorja për caktimin e avokatëve ex-officio; dhe
  • kryen punët tjera sipas kërkesës së Drejtorit Ekzekutiv;

Te kandidatët do të vlerësohen edhe: kreativiteti, shkathtësitë profesionale, aftësia për të përballuar punën nën presion.

Paga:

Koeficienti i pagës: 5.5

V.  Dokumentacioni dhe procesi i përzgjedhjes:

Kandidatët të cilët dëshirojnë të paraqiten në konkurs, duhet të sjellin këto dokumente:

  • Aplikacionin (i cili plotësohet në OAK me rastin e dorëzimit të dokumenteve)
  • Diplomën dhe dokumentet e tjera që dëshmojnë kualifikimet profesionale
  • Dëshmi të përvojës së punës
  • Letër-motivuese të shkurtër (prej rreth 1 faqe)

Kandidatët e zgjedhur për intervistë do të informohen për datën dhe vendin e mbajtjes së intervistës nga OAK.

Dokumentet e kompletuara dorëzohen në Odën e Avokatëve të Kosovës në Prishtinë, rr.Bedri Pejani nr.31.

VI.  Afati i Konkursit:

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e publikimit përkatesisht deri me datë 26/06/2021 ora 16:00.

Dokumentacioni i pakompletuar dhe ato që arrijnë pas afatit nuk do të merren në shqyrtim, sikur edhe ata kandidatë të cilët nuk i përgjigjen ftesës për intervistim dhe nuk i nënshtrohen procesit të përzgjedhjes.

Informatat:

Për informata më të hollësishme të interesuarit mund të lajmërohen në: 038/244-586 dhe E-mail: info@oak-ks.org

Full announcement

Related Listings