Administrator/e i/e Lartë i TI-së për Baza të të Dhënave

kpk e1623864352872
Kosovo Prosecutorial Council (KPC)
Published
23/06/2021
Location
Pristina
Category
ICT  
Listing Type
Jobs  

Description

Në bazë të në bazë të nenit 31 të Ligjit Nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës, në bazë të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Rregullores Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Kosovës, Aktgjykimit nr. Ref AGJ.1583/20 të datës 09 Korrik 2020, si dhe Vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës KPK/Nr. 193/2021 të datës 26 Mars 2021, Sekretariati i Këshillit Prokurorial të Kosovës, rishpall këtë:

KONKURS

1. Administrator i Lartë i TI-së për Baza të të Dhënave

Sekretariati i Këshillit Prokurorial të Kosovës, një (1) pozitë
Referenca: Kodi: KPK/SKPK/POZ 008
Emri pozitës: Administrator i lartë i TI-së për Baza të Dhënave
Pozita: Pozitë e karrierës
Kategoria funksionale: Profesional
Raporton tek: Udhëheqësi i Divizionit
Numri i Pozitave: Një (1 ) pozitë
Koeficienti: 9
Akt emërim: Pa afat
Vendi:  Prishtinë

Qëllimi i vendit të punës:

  • Nën mbikëqyrjen e Udhëheqësit të Divizionit për Sisteme Elektronike (softuer), Administratori i lart TI-së për baza të të dhënave është përgjegjës për administrimin e gjitha aplikacioneve në sistemin prokurorial, zhvillim të procedurave për masat e sigurisë së aplikacioneve dhe funksionim të tyre.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Zhvillon dhe implementon aplikacionet/module te reja, sistemet softuerike, dhe/ose përmirësimin e aplikacionit ekzistuese në kuadër të SKPK-se;
  • Instalon, konfiguron dhe administron në mënyrë efektive ueb serverët;
  • Kryen veprime të përditshme të zhvillimit, mirëmbajtjes dhe administrimit të sistemeve, duke përfshirë edhe funksionet e administrimit të bazës së shënimeve, konfigurimin dhe përshtatjen/akordimin e performances së aplikacioneve dhe bazave të shënimeve të aplikueshme në sistemin prokurorial;
  • Siguron mirëmbajtjen dhe mbështetjen teknike për sistemet duke përfshirë përcaktimin dhe korrigjimin e problemeve teknike;
  • Kryen instalimin e sistemeve dhe bazave të shënimeve duke përfshirë instalimin dhe konfigurimin e komponentëve të anës së klientit.
  • Negocion ne mes të përdoruesve të sistemeve dhe bazave të shënimeve dhe ofruesve të jashtëm të shërbimeve në mënyrë që të arrihet një zgjidhje e shpejte e problemeve. Ofron asistence teknike dhe trajnime për përdoruesit fundor.
  • Asiston gjatë procesit të përzgjedhjes dhe të analizës të punës së sistemeve apo bazave të shënimeve të reja, ridisenjimin, plotësimin me të dhëna dhe uljen/reduktimin e duplifikimit të të dhënave, çështjet e krijimit dhe te integrimit. Bënë administrimin e ueb aplikacioneve, merret me ngjarjet (events), mbështetjen, kopjet rezerve (back up) dhe rikthimin (recovery) e tyre në funksion;
  • Kujdeset për të rregulluar punën e regjimit të sigurisë së aplikacioneve, zbulimit eventual të ndërhyrjeve pa leje dhe sanimit që shkaktohen nga këto ndërhyrje në sistemet e TI-së. Përgatit dokumentacionin e sistemit, udhëzimet punuese dhe procedurat standarde të punës në bashkëpunim të ngushtë me palët tjera përkatëse të kyçura;
  • Të siguroje që procedurat e testimit janë të përcaktuar/definuar, të dokumentuara dhe të zbatueshme.
  • Analizon dhe vlerëson proceset e punës se rregullt që duhet të kryhet.
  • Kryen çdo detyre tjetër që korrespondon ose mund te ndihmoje në kryerjen e funksioneve te administratorit të bazës së të dhënave për të rritur efikasitetin dhe efektivitetin e funksioneve të infrastrukturës se sistemeve. Kryen çdo detyre tjetër që korrespondon ose mund te ndihmoje në kryerjen e funksioneve te administratorit të bazës së të dhënave për të rritur efikasitetin dhe efektivitetin e funksioneve të infrastrukturës se sistemeve.

Njohuritë,shkathtësitë dhe aftësitë për vendin e punës:

  • Certifikata për zhvillimin e aplikacioneve ne platformën e Microsoft apo te ngjashme;
  • në programim si në: Java, ASP.Net, C#, VB.Net, XML , Web Services , HTML dhe platforma të tjera të njohura në ëeb;
  • Kuptoj dhe mbështes përkthimin e kërkesave funksionale të sistemeve në prokurori ;
  • Njohuri të thellë në fushën profesionale specifike të fituar përmes arsimimit universitar dhe trajnimeve përkatëse;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;

Përgatitja profesionale dhe kualifikimi:

  • Diplomë Universitare ne Inxhinieri Kompjuterike ose Shkenca Kompjuterike.

Përvoja e Punës:

  • Tri (3) vite përvojë punë në fushën e TI-së.

---

  • Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e publikimit në faqen zyrtare të Sistemit Prokurorial të Republikës së Kosovës, si dhe në gazetat ditore, duke filluar nga data 22.06.2021 deri me datë 06.07.2021  si datë e mbylljes së konkursit.
  • Kërkesa (aplikacioni) për punësim gjendet në web faqen: prokuroria-rks.org.
  • Aplikimi në mënyre elektronike: Pas plotësimit, aplikacionit i bashkëngjitni dokumentet e skanuara të cilat kërkohen sipas konkursit ne formatin PDF, dokumentacioni dërgohet në postën elektronike: burimet.njerëzore@rks-psh.org, ku me pas ju do te pranoni konfirmimin për dërgesën e aplikacionit tuaj ne mënyre elektronike.
  • Aplikimi përmes postës: Kërkesat e kompletuara me dokumente mund të dorëzohen edhe përmes postës në Divizionin e Burimeve Njerëzore të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, adresa: Rr. “Luan Haradinaj”, nr. 100, Kati 7, zyra nr. 702, 10000 Prishtinë.
  • Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim, nëse arrijnë brenda 4 katër ditësh, aplikacionet që arrijnë pas këtij afati, dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohen fare.
  • Në rast nevoje mund të na kontaktoni në, tel: 038/200 18874 prej orës 08:00 – 16:00.

Kushtet e pjesëmarrjes në konkurs:

  • Të drejtë aplikimi kanë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, janë në posedim të të drejtave civile dhe politike, kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave dhe të cilët kanë aftësi fizike që kërkohen për pozitën përkatëse.
  • Sekretariati i Këshillit Prokurorial të Kosovës, ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.
  • “Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale siç specifikohet në nenin 11, paragrafi 3 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.”

Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten kopjet e skanuara të dokumentacionit të kërkuar:

  • Dëshminë e kualifikimit shkollor; - Dëshmi mbi përvojën e punës,
  • Vërtetimi dhe kontrata e punës (Letër referenca apo Rekomandimi nuk pranohet si dëshmi mbi përvojën e punës);
  • Dy rekomandime (nëse keni);
  • Kopjet e dy raporteve të fundit të njëpasnjëshme të vlerësimit të punës (nëse ekzistojnë të tilla);
  • Dokumentin e identifikimit–letërnjoftimi i fotokopjuar;
  • Certifikatë nga Gjykata që nuk jeni nën hetime.
  • Në lidhje me datën e mbajtjes së testit me shkrim dhe intervistës, për kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e parapara sipas këtij konkursi, kandidatët do të njoftohen bazuar në legjislacionin ne fuqi.

Full announcement