Punëtor Social

sos fshatrat
SOS Fshatrat e Fëmijëve
Published
19/07/2020
Location
Lipjan
Category
Listing Type
Jobs  

Description

PUNËTOR SOCIAL

KONTRATË PËR PERIUDHË TË CAKTUAR (Gusht 2020 – Qershor 2021) 1 pozitë
Lokacioni Magure - Lipjan

QËLLIMI I VENDIT TË PUNËS:

Punëtori Social është përgjegjës për aktivitetet sociale që janë të nevojshme për mirëqenien sociale të parashtruesve të kërkesës për azil përderisa ata presim vendimin lidhur me kërkesën e tyre për azil.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE

  • Planifikon dhe organizon aktivitete sociale për parashtruesit e kërkesës për azil gjatë qëndrimit të tyre në Qendër për Azil apo në objekte tjera për vendosjen e tyre
  • Vlerëson nevojat e fëmijës aplikues dhe familjeve dhe përcakton mënyrat e intervenimit dhe shërbimeve që do t’i ofrohen fëmijëve, të rijnëve dhe familjes
  • Bën hulumtime, analiza, vlerësim të opsioneve rreth avancimit të kushteve në lidhje me të drejtat sociale për kategoritë e veçanta të personave të ndjeshëm (brishtë), siç janë të miturit pa përcjellje, viktimat e torturës dhe trafikimit me njerëz, femrat e vetmuara (pamartuara), prindërit e vetëm (të ndarë/vejë), personat me aftësi të kufizuara dhe të moshuarit)
  • Bënë familiarizimin dhe zbaton metodat e punës së përgjithshme sociale për nevojat e të strehuarve në përputhje me normat ndërkombëtare për azlil, si dhe i përkrah aplikuesit në komunikimin më agjencitë qeveritare me qëllim të lehtësimit të qasjes së tyre në tregun e punës, mirëqenies sociale ose arsimit
  • Bashkëpunon me ministritë përkatëse për të siguruar të drejtat e aplikuesve në fushën e arsimit, mirëqenies sociale, etj, siç parashihen me ligjet në Kosovë, si dhe jep kontribut me rastin e përpilimit të broshurave informuese rreth çështjeve të pranimit dhe atyre sociale
  • Plotësimi i bazës së të dhënave (DCAM) dhe përcjellja e saj
  • Bashkëpunon dhe koordinohet me DSHAM/Divizionin për Azil rreth rasteve individuale të aplikuesve për të siguruar trajtimin korrekt dhe përpunimin efikas të kërkesave të tyre, si dhe asiston dhe lehtëson në ribashkimin familjar të aplikuesve të pranuar;
  • Organizimi dhe lehtësimi i aktiviteteve rekreative dhe edukative për fëmijë, të rinjë dhe familje;
  • Raporton tek Udhëheqësi i Qendrës për Azil- Niveli Drejtues
  • Detyra tjera sipas kërkesave të Mbikqyrësit te drejtëpërdrejtë.

KRITERET

  • Diplomë universitare në fushën e shkencave sociale apo te ngjashme;
  • Së paku 3 vjet përvojë pune në fushën relevante;
  • Aftësi të mira të komunikimit ndërpersonal dhe kompetencë sociale;
  • Aftësi për të punuar nën presion dhë kënaqësi për të punuar me fëmijë;
  • Aftësi komunikimi në aspektin profesional në gjuhën angleze në të folur dhe në të shkruar;
  • Aftësi komunikimi në gjuhën arabe do të konsiderohet përparësi;
  • Shkathtësi në kryerjen e detyrave në mënyrë profesionale dhe cilësore;
  • Fleksibilitet, gadishmëri për punë ekipore dhe përkushtim;
  • Gadishmëri për të mësuar dhe për t’u zhvilluar në aspekt profesional dhe personal;
  • Posedim i lejes së ngasjes së automjeteve;

NE OFROJMË

  • Një punë interesante
  • Një ambient të këndshëm pune
  • Udhëzim dhe mundësi për zhvillim profesional dhe personal

ORËT E PUNËS

40 orë në jave

Dokumentacioni i nevojshëm: Aplikacioni (shkarkohet në webfaqen tone: http://www.soskosova.org/)

CV; Letër motivimi; Kopje të Diplomave, Çertifikatave, Referencave, Vërtetimin që nuk jeni nën hetime (vetëm për kandidatët që ftohen në intervistën finale.

Afati I fundit për dorëzim: 03.08.2020 në ora 24:00, përmes email HR.Recruitment@soskosova.org

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në intervistë.

Për informata shtesë, ju lutem kontaktoni: Email info@soskosova.org. dhe Tel/ Fax: 038 749 887

Related Listings