Zyrtar/e Marketingu

bone vet 150x150 1
BONEVET
Published
25/08/2020
Location
Pristina
Listing Type
Jobs  

Description

BONEVET po kërkon një Zyrtar/e Marketingu, të kualifikuar dhe pasionuar për punën.

Ky person është përgjegjës për zhvillimin e komunikimit interaktiv mes komunitetit dhe BONEVET. Ai/ajo do të sugjerojë një plan të marketingut, i cili do të jetë në vijë me strategjinë zhvillimore të BONEVET. Plani i marketingut do të përmbajë aktivitetet e nevojshme për të siguruar mbulim dinamik të informatave të komunitetit tonë përmes mediave dhe mjeteve tjera, dhe do të promovojë marrëdhënie të ngushtë me donatorët dhe sponsorët.

Kandidati/ja ideal/e pritet të ketë aftësi të shkëlqyeshme në të folur dhe në të shkruar të gjuhës shqipe dhe asaj angleze.

Çdokush që jeton në Kosovë mund të aplikojë, duke e plotësuar aplikacionin në gjuhën shqipe apo atë angleze.

Për të aplikuar klikoni në këtë vegëz: https://www.bonevet.org/apliko-marketing/

Aty keni hapësirën për ta ngarkuar CV-në tuaj, dhe për ta plotësuar Letrën Motivuese, sipas formatit të përgatitur nga BONEVET.

Afati i fundit per aplikim: 13 shtator, 2020 ora 23:59.

Kualifikimet

  • Shkollim në Marketing, Marrëdhënie me Publikun, apo fusha tjera të ndërlidhura dhe/ose përvojë në Marketing
  • Aftësi menaxheriale
  • Nivel i rrjedhshëm i gjuhës shqipe dhe asaj angleze (në të folur dhe të shkruar)
  • Njohuri të mjeteve digjitale dhe atyre publikuese të marketingut

Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë:

  • Menaxhimi i ekipit të Marketingut në të gjitha qendrat e BONEVET në Kosovë
  • Hartimi i planit vjetor të marketingut të BONEVET, me qëllimin e përgjithshëm që të rritet ndërgjegjësimi për brendin përmes aktiviteteve dhe formave tjera
  • Zgjerimi i rrjetit të sponsorëve, donatorëve, dhe partnerëve të BONEVET
  • Menaxhimi i kanaleve të komunikimit, duke kuruar në detaje dhe krijuar përmbajtje të duhura dhe që publikohen në kohë të përshtatshme, për të marrë vëmendjen e audiencës; hartimi i dokumenteve tjera zyrtare të BONEVET
  • Komunikimi me mediat e shkruara dhe elektronike, përfaqësimi i organizatës në intervista dhe paraqitje televizive.