Zhvillimi i Modelit të Provizionimit të kredive

fondi kosovar per garanci kreditore e1562752674815
Fondi Kosovar per Garanci Kreditore
Published
28/08/2020
Location
Pristina
Category
Listing Type
Tenders  

Description

Thirrje për të Ofertuar për zhvillimin e Modelit të Provizionimit të kredive dhe aktiveve tjera financiare të FKGK-së

Fondi Kosovar për Garanci  Kreditore (FKGK) synon të sigurojë Modelin e Provizionimit të kredive dhe aktiveve tjera financiare të FKGK-së. FKGK ka përgatitur një Kërkesë për Propozim (KPP) për shërbimet e kërkuara dhe fton të gjithë ofertuesit e kualifikuar për t'iu përgjigjur KPP-së.

Propozuesi duhet të demonstrojnë qartë se i plotëson kriteret e detyrueshme si në vijim:

  • Propozimi i propozuesit duhet të merret në vendin e caktuar përpara kohës së caktuar të mbylljes;
  • Propozuesi duhet të dokumentojë regjistrimin e biznesit të tij sipas ligjit në fuqi;
  • Propozuesi duhet të ketë njohuri në sektorin bankar dhe financa;
  • Propozuesi duhet të ketë përvojë në zhvillimin e modeleve ECL (SNRF 9), mundësisht në Sektorin Financiar në Kosovë;
  • Propozuesi duhet të sigurojë referenca nga përvoja e mëparshme në zhvillimin e modeleve ECL;

Mos përmbushja e kritereve të mësipërme nga propozuesi, do të rezultojë në përjashtim nga shqyrtimi i mëtejshëm, gjatë procesit të vlerësimit.

Ofertuesit e interesuar që përmbushin kriteret, ftohen të paraqesin propozimet e tyre dhe të gjithë dokumentacionin përkatës për implementimin e detyrës sipas udhëzimeve të përcaktuara në KPP. FKGK nuk do të jetë përgjegjës për cilëndo kosto që lidhet me përgatitjen ose dorëzimin e ofertave.

Afatet janë si më poshtë:

  • Afati i fundit për të kërkuar RFP: 31 Gusht 2020 në orën 15:00
  • Afati i paraqitjes së pyetjeve: 02 Shtator 2020 në ora 15:00
  • Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve: 09 Shtator 2020 në ora 15:00

KPP mund të kërkohet vetëm duke dërguar një email tek procurement@fondikgk.org

Kërkesa e emailit duhet të përfshijë:

  • Emri i kompanisë, adresa zyrtare e regjistruar, numri i telefonit, adresa e postës elektronike dhe faqja e internetit.
  • Emri i personit të caktuar të kontaktit / ndërlidhës për KPP-në në kompani, titullin, adresën e emailit dhe numrin e telefonit.
  • Adresa e postës elektronike në të cilën duhet të dërgohet KPP-ja nëse është e ndryshme nga ajo e personit kontaktues / ndërlidhës.

Related Listings

28/09/2020
23/09/2020