Zëvendësdrejtorë të Përgjithshëm

rtk kosove e1558652317876
Radio Televizioni i Kosovës
Published
18/09/2020
Location
Pristina
Listing Type
Jobs  

Description

Në bazë të Nenit 34 të Ligjit mbi Radio Televizionin e Kosovës Nr. 04/L-046, RTK rishpallë: 

KONKURS

  • Zëvendës Drejtorë të Përgjithshëm të Radiotelevizionit të Kosovës

Zv. Drejtor i Përgjithshëm i RTK-së:

  • Drejtor i Përgjithshëm i RTK-së duhet të jetë person me përvojë të gjerë të menaxhimit të medieve apo fushave të tjera relevante;
  • Drejtor i Përgjithshëm i RTK-së duhet të jetë shtetas i Kosovës dhe me vendbanim të përhershëm në Kosovë;
  • Drejtor i Përgjithshëm i RTK-së emërohet nga Bordi i Drejtorëve, përmes konkursit publik dhe në bazë të rekomandimit të Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së;

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm e ndihmon dhe e zëvendëson Drejtorin e Përgjithshëm të Radiotelevizionit të Kosovës në punët dhe detyrat në vijim:

  • Në menaxhimin e veprimtarisë së RTK-së në pajtim me Ligjin e RTK-së, Statutin dhe Kodin Etik të RTK-së;
  • Në administrimin e përgjithshëm dhe menaxhimin e RTK-së, duke siguruar funksionim efektiv dhe efikas;
  • Në mbikëqyrjen e punës së të gjitha shërbimeve, departamenteve dhe njësive;
  • Në zgjedhjen dhe shkarkimin e personelit të RTK-së, në përputhje me ligjet që rregullojnë marrëdhëniet e punës, Ligjin e RTK-së dhe Statutin e RTK-së;
  • Në marrjen e vendimit lidhur me çështjet e organizimit të brendshëm, të financave dhe të pagave, në bazë të kritereve të përcaktuara nga Bordi i RTK-së;
  • Në përgatitjen e raportit financiar dhe raportit vjetor të të hyrave dhe të shpenzimeve për vitin paraprak;
  • Në përgatitjen e propozimit të planit programor dhe afarist vjetor, i cili është në përputhshmëri me ligjin dhe standardet ndërkombëtare dhe me mandatin e RTK-së, siç është përcaktuar me Ligjin për RTK-në;
  • Në bashkërendimin e punës së njësive administrative të RTK-së dhe zgjidh brenda kompetencave të tij, mosmarrëveshjet midis tyre;
  • Në ndërmarrjen e masave korrigjuese, pas konstatimit se ka pasur shkelje të standardeve, rregulloreve dhe ligjeve të aplikueshme;
  • Në mungesë të Drejtorit të Përgjithshëm, përfaqëson RTK-në brenda dhe jashtë vendit;
  • Ndihmon Drejtorin e Përgjithshëm në sigurimin e zbatimit të rregulloreve të brendshme të RTK-së;
  • Në mungesë të Drejtorit të Përgjithshëm nënshkruan kontratat e punës dhe kontratat e tjera të parapara me ligj;
  • Në organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në RTK;
  • Ndihmon Drejtorin e Përgjithshëm në mbajtjet e kolegjiumeve të rregullta të Menaxhmentit të lartë;
  • Ndihmon Drejtorin e Përgjithshëm në zbatimin e sistemit përkrahës për vendimmarrje;
  • Ndihmon Drejtorin e Përgjithshëm gjatë aprovimit të akteve dhe rregulloreve të brendshme, në bazë të politikave të përcaktuara nga Bordi i Drejtorëve;
  • Kryen detyra të tjera, në bazë të Ligjit, vendimeve të Bordit të Drejtorëve të RTK-së dhe udhëzimeve të Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së.

Kushtet që duhen plotësuar: 

  • Kualifikim superior profesional në drejtimin përkatës;
  • Të paktën 5 vjet përvojë pune në menaxhimin e mediave apo fushave të tjera relevante (Përparësi kanë kandidatët me përvojë më të gjatë);
  • Të jetë person me integritet të lartë personal dhe moral;
  • Të ketë njohuri të shkëlqyeshme të spektrit medial në Kosovë, regjion dhe më gjerë;
  • Të ketë aftësi të dëshmuara në organizim, udhëheqje dhe planifikim;
  • Standard të lartë të gjuhës shqipe në të folur dhe në të shkruar;
  • Njohje e shkëlqyeshme e gjuhës serbe dhe e gjuhës angleze;
  • Aftësi për caktimin e prioriteteve dhe për të punuar në mënyrë efikase nën presion;
  • Të mos ketë dëshmuar përkatësi partiake;
  • Aftësi për të bashkëvepruar me maturi dhe ndjeshmëri me kolegë dhe palë;
  • Përkushtim ndaj shërbimit publik të

Në bazë të Ligjit për RTK-në, Zv. Drejtor i Përgjithshëm i RTK-së nuk mund të emërohet personi, i cili:

  1. mban post publik te zgjedhur (funksionarët publik);
  2. ka qenë deputet, ministër, zyrtarë i lartë i pushtetit qendror apo lokal, apo anëtarë i forumeve drejtuese të subjekteve politike gjatë tri (3) viteve të fundit;
  3. ka interes financiar të drejtpërdrejtë ose indirekt në biznesin e medieve dhe reklamave ose
  4. është dënuar pas procesit të rregullt, për vepër penale e cila është e dënueshme mbi gjashtë (6) muaj burg;

Kandidatët duhet të dorëzojnë:

    • një CV,
    • një kopje të letërnjoftimit,
    • një letër motivuese,
    • tri referenca,
    • dëshmitë e kualifikimit,
    • dëshmi që nuk është nën hetime, të lëshuar gjatë muajit të fundit para aplikimit, si dhe
    • aplikacionin, i cili duhet të shkarkohet nga web faqja e RTK-së, rtklive.com.

Bashkëngjitur me dokumentacionin e lartëshënuar, kandidatët duhet të dorëzojë edhe një projekt lidhur me synimet zhvillimore të Transmetuesit Publik të Kosovës – RTK-së (deri në 4 faqe).

Dokumentacioni i kompletuar duhet të dorëzohet i skenuar, në mënyrë elektronike, përmes internet adresës konkurs@rtklive.com, deri më datë 30.09.2020 në orën 16:00.

Vetëm aplikacionet dhe dokumentet e dorëzuara përmes postës elektronike do të pranohen.

Aplikacionet e dërguara me vonesë nuk do të pranohen. Aplikacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh.

Shpallja e plote.

Related Listings

Arsimtar/e (3)   Viti
21/10/2020
21/10/2020
20/10/2020