Vozitës/e

komuna suhareke 150x150 1
QKMF Suharekë
Published
11/09/2020
Location
Suhareka
Listing Type
Jobs  

Description

Në bazë të nenit 8 të paragrafit 1 dhe 2 të Ligjit të punës Nr- 031L-212, nenit 4 par.2 të Udhëzimit Administrativ(MPMS)nr.0712017 për rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Kërkesën nr.792 të datës 18.08.2020 të QKMF-së Suharekë dhe Autorizimit të Kryetarit të Komunës,01-Nr.016-41169 të datës 02.09..2020, Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shpall:

KONKURS

1 (një) Vozitës në shërbimin teknik në QKMF-në në Suharekë
Grada/koeficienti: H-84
Lloji i emërimit: i KARIERES
Kohëzgjatja: Zbatohet periudha provuese prej 6 muaj me mundësi vazhdimi
Orari plotë: 40 orë në javë

Detyrat dhe përgjegjësit:

  • Bën Kontrollimin e Autoambulancës dhe përgatit atë për çdo rast kur duhët të intervenoj mjeku në teren apo në qendrat me të mëdha si në Prishtinë.
  • Për çdo ditë mbanë evidencën e kilometrazhës së kaluar dhe në fund të orarit ja dorëzon mjekut të ambulancës.
  • Po ashtu është i obliguar që të vozitë ekipin mjekësor për kontroll në teren si nëpër shkollat dhe fshatrat e Komunës.
  • Kryen punët tjera nga fushë-veprimtaria e ndihmës së shpejt dhe punët që urdhërohen nga Mjeku i qendrës.

Kushtet për punësim:

  • Përgatitje shkollore:
  • Përvoja e punës 1(një)vit,
  • Të Ketë Patentë shoferin Kategori B
  • Të njohë gjuhet zyrtare (shqip, serbisht),
  • Trajnimet( të dëshiruara),
  • Shkathtësi dhe aftësi personalë për të punuar.në shoqëri multietnike.

Çdo kandidat (aplikues)për pozitat e lartëcekura duhet të kompletoj dhe dorëzoj
dokumentacionin me sa vijon:

  • Ta plotëson aplikacionin
  • Dokumentacionin mbi përgatitjen dhe kualifikimin profesional

Aplikacionet mund te merren në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të Komuna Suharekë.

Shpallja e plote.