
- 0 active listings (view)
Description
Në bazë të nenit 67 dhe 68 të Ligjit për Zyrtarët Publik Nr. 06/L-114, Komuna e Gjilanit shpall:
KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS
Titulli i vendit të punës: Vozitës për nevojat e QKMF-ës dhe QMF-ve
- Institucioni: Municipality of Gjilan
- Departamenti/ Drejtoria: Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale-QKMF
- Lloji i pozitës: Nëpunës i Shërbimit Publik
- Numri i pozitave: (2) dy
- Titulli i mbikqyrësit: Shefi i sherbimit teknik
- Grada/Koeficienti: 4.0
- Kohëzgjatja e emërimit: Me kohë të pacaktuar
Kushtet e përgjithshme dhe të veqanta për pranimin e zyrtarëve publik:
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar
- Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me ligjin për gjuhët
- Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje
- Të mos ketë në fuqi ndonjë masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas
Detyrat dhe përgjegjësitë për Vozites per nevojat e QKMF-ës dhe QMF-ve
- Punon dhe drejton automjetet të cilat i përdorë për kryerjen e detyrës së besuar të vozitësit si: auto-ambulancë e ndihmës së shpejtë, si dhe të gjitha automjetet tjera me të cilat disponon shëndetësia primare
- Kujdeset për mirëmbajtjen e të njejtave duke u kujdesur që të njejtat të jenë gjithnjë në gjendje të rregullt për intervenim dhe shfrytëzim,
- Koordinon punën me shefin e shërbimit teknik dhe me kolegët
- Kryen edhe punë tjera në kuadër të shërbimit.
- Për punën e vet i jep llogari shefit të shërbimit
Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve:
- Njohja dhe përvoja e duhur profesionale
- Të ketë së paku 2 vite përvojë pune
- Të ketë diplomën e shkollës së
- Të ketë të kryer kategorinë “B”- të patentshoferit
- Të ketë gatishmëri të punoj në të gjitha grupet, pa dallim: moshe, gjinie, kulture, etnie, religjioni apo race.
Dokumentet e nevojshme:
- Formulari i aplikimit i plotësuar
- Rezymeja personale ( CV)
- Dokumenti personal ( Leternjoftimi apo Pasaporta), fotokopje
- Diploma e shkolles se mesme
- Kopjet e patent shoferit
- Certifikata që nuk jeni nën hetime ( Origjinali )
- Certifikata e Mjekut pas përzgjedhjes nga Komisioni
Dokumentat duhet të jenë në Kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen në rastin e intervistimit.
Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetem ato informata të cilat do të jenë të dëshmuara ( jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi ).
Afati dhe mënyra e aplikimit:
30 ditë nga dita e publikimit të konkursit mbetet vetëm njoftim, ndërsa konkursi mbetet i hapur 15 ditë, aplikacionet dorëzohen nga data 22.01.2021 deri më 05.02.2021 (Ora 16:00)
Paraqitja e kërkesave:
Aplikacionet merren në Qendrën për Shërbimet me Qytetar, në ndërtesën e administratës së përgjithshme së Gjilanit, si dhe mund të shkarkohen nga ueb-faqja zyrtare e Komunës së Gjilanit, dhe të plotësuara dorëzohen në zyrën e pranimit.
Rezultatet shpallen në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/
-Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pa kompletuara nuk do të pranohen.
-Për shkak të numrit të madh të kërkesave, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.