Vende të lira të punës (5)

Komuna Kline 150x150 1 e1600679607861
Komuna Klinë
Published
21/09/2020
Location
Klinë
Listing Type
Jobs  

Description

Mbështetur në nenin 8, pika 1, të Ligjit pse. 0912 si dhe në nenin 5, pika c, të Ligjit nr. 03,L 068 për arsimin në komunat e Republikës-së Kosovës, nenin 35 të Ligjit për Arsim Parauniversitar 04L-32, nenin 4 pragrafi 6 dhe 7 të Udhëzimin Administrativ 0772017 ( MPMS), si dhe në normativin mbi përzgjedhjen e kuadrit mësimor 1072018. Drejtoria Komunale e Arsimit në Klinë shpall:

KONKURS

Pozita | Shkolla | Orë mësimore | Kohëzgjatja | Fillon punën

  • Mësimdhënës për lëndën e matematikës | SHML “Luigj Gurakuqi” Klinë | 20 orë | Vend i lirë | Pas konkursit
  • Mësimdhenës për mesim klase | SHFMU” Avni Zhabota” Në Shtupel | Normë e  plotë | Me kohë të caktuar | Pas konkursit
  • Mësimdhenës për mesim klase | SHFMU” Dëshmorët” Volljake, paralele e ndarë në Përçev | Normë e plotë | Vend i lirë | Pas konkursit
  • Edukator mbështetse | Çerdhja e fëmijëve  ” Xhevë Lladrovci” Klinë | Normë e  plotë  | Zevendësim lehone | Pas konkursit
  • Mësimdhenës për mesim klase | SHFMU” Isa Boletini” në Drenoc | Normë e  plotë  | Zevendësim lehone | Pas konkursit

KUSHTET:

Për këto vende të punës kërkohet përgatitja adekuate profesionale (Diploma e Fakultetit përkates) konform udhëzimit administrativ 1072018 mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm si dhe UA pr.0772017 (MPMS).

Përshkrim i detyrave dhe përgjegjësive

  • Të realizojë planprogramin mësimor për vendin përkatës të punës duke u bazuar në Ligjin mbi Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës dhe në aktet e tjera nënligjore
  • Të përgatisë me rregull planin mësimor vjetor, mujor dhe ditor në përputhje me kurrikulën,e në pajtim me kërkesat për përshtatjen e mësimdhënies aftësive dhe prirjeve individuale të çdo nxënësi
  • Të zbatojë metodologjitë e reja të mësimdhënies dhe të vlerësimit në përputhje me udhëzimet kurrikulare
  • Të kontrollojë me rregull dhe të mbajë evidencën për suksesin dhe progresin individual të secilit nxënës, si dhe të jetë në gjendje t' i raportojë prindit apo kujdestarit të familjes
  • Të marrë pjesë aktive në përgatitjen e programeve dhe aktiviteteve të tjera në shkollë, kur kërkohet nga drejtori i shkollës
  • Të kujdeset për zhvillim të vazhdueshëm profesional individual
  • I punësuari është i obliguar të respektoi kodin e veshjes dhe të sjelljes, të përcaktuar me rregulloren e brendshme të shkollës dhe akteve tjera ligjore dhe nënligjore.
  • Bashkëpunon me organet e shkollës dhe me të gjitha institucionet tjera profesionale.

DOKUMENTACIONI PËR APLIKIM:

Aplikacioni merret në DKA, duke ia bashkëngjitur dokumentet tjera si më poshtë:

  • Diploma (certifikata) e fakultetit e fotokopjuar dhe e vertetuar nga organi përkatës juridik — noteri.
  • Certifikata e lindjes.
  • Letërnjoftimi i fotokopjuar.
  • Dokumenti i përvojës se punës në arsim (nëse ka).
  • Licencë të mësimdhënies ( nëse ka)
  • Dokumentimi i trajnimeve profesionale arsimore (nëse ka).
  • Vërtetimi se aplikuesi nuk është në procedurë të hetimeve, apo i dënuar për vepër penale.

UDHËZIM PËR APLIKIM:

Afati i konkurrimit është 15 ditë nga data e publikimit dhe mbyllet më datë 30.09.2020. Për datën dhe orën e testit dhe intervistimit ju njoftojmë menjëherë pas mbylljes së konkursit, në ëebfaqen e komunes dhe tabelen e shpalljeve. Aplikacionet merren dhe dorëzohen në DKA bashkë me dokumentet e cekura më lart.

Vërejtje : Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen, ndërsa aplikacionet e
mangëta refuzohen si dhe nuk kthehen pas konkurimit.

Shpallja e plote.

Related Listings

Zyrtar/e i/e Depos   Pristina new
19/10/2020
17/10/2020
17/10/2020
17/10/2020