Vende të lira të punës (4)

decan 150x150 1
Komuna e Deçanit
Published
28/09/2020
Location
Deçan
Category
Listing Type
Jobs  

Description

Në bazë të nenit 8, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të Punës, nr. 03/L-212,( Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, Nr.90/2010), Neni 5 pikës c. të Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, nr. 03/L-068, Udhëzimit Administrativ ( MPMS)Nr.07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit Publik Neni 4. Udhëzimit Administrativ MASHT Nr. 10/2018 datë: 20.07.2018. Për Normativin Mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm, Drejtoria për Arsim shpallë:

KONKURS
Për plotësimin e vendeve të punës

Nr. | Niveli, Shkolla | Pozita | Vend i Lirë/Zëvendësim/Kohë të Caktuar| Numri i pozitave

  • SHFMU ’Jusuf Gërvalla’’ Prapaqan | Mësues Klase (paralele boshnjake) | Vend i Lirë 1
  • SHFMU ’Jusuf Gërvalla’’ Prapaqan | Punëtor - Teknik | Vend i Lirë | 1
  • SHFMU ”’Lan Selimi’’ Lumbardh | Mësimdhënës i Matematikës (12 orë) | Vend i Lirë | 1
  • SHFMU ”’Heronjët e Dukagjinit’’ Gllogjan | Mësimdhënës i Matematikës (12 orë) | Vend i Lirë | 1

Aplikacionit i bashkëngjiten këto dokumente: Formulari i aplikimit; Rezymeja personale (CV); Dokumenti personal (letërnjoftimi ose pasaporta); Diplomat e kualifikimit (ose certifikatat); certifikatat në vend të diplomës jo më të vjetra se gjashtë muaj, Trajnime (nëse ka), Vërtetimin e përvojës së punës (nëse ka), Certifikata që nuk jeni nën hetime, Certifikata e lindjes, Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë diplomat e nostrifikuara në MASHT.

Kriteret e kualifikimit për punëtor teknik: shkollimi bazik.

Formularin i Aplikimit për Punësime shkarko këtu: https://kk.rks-gov.net/decan/sherbimet/formularet/;

Lista e ngushtë e aplikantëve që ftohen për intervistë dhe orari i intervistave publikohet në web- fagen e Komunës së Decanit.

Të gjitha dokumentet duhet të jenë kopje, (kualifikimet universitarë duhet të jenë të noterizuara të noteri), dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistës.

Afati_ dhe mënyra e aplikimit: Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes së konkursit në mjetet e informimit publik dhe faqen zyrtare të komunës së Decanit, duke filluar nga data e publikimit më: 29.09.2020 më datën: 13.10.2020. Aplikacioni i kompletuar (me të gjitha dokumentet e kërkuara) duhet të dorëzohet përmes protokollit, përkatësisht përmes zyrës së DKA-së — Zyra Nr. 52 (Kati-IlI-të), në objektin e Komunës së Decanit.

Shpallja e plote.

Related Listings

Asistent/e   Pristina new
29/10/2020
Sekretar/e   Pristina new
29/10/2020
Prokuror Disiplinor i OAK   Pristina new
29/10/2020
28/10/2020